Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Ish-kreu i Policisë së Shtetit: Priten ngjarje të rënda kriminale, kriminelët të lidhur me qeverinë

7 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha
Ish-kreu i Policisë së Shtetit: Priten ngjarje të rënda kriminale, kriminelët të lidhur me qeverinë

Ish-drejtori i Policisë së Shtetit, Ahmet Prençi, në një intervistë për “Gazeta Shqiptare”, paralajmëron se situata kriminale në Shqipëri është si një bombë që i është hequr siguresa, dhe pritet të shpërthejë. Ish-kreu i policisë thotë se vullneti politik është instrumenti i vetëm i goditjes së krimit, duke i shkëputur lidhjet me pushtetin.

Ai ka deklaruar se asnjë prej këtyre eksponentëve të njohur të krimit, në këto 6 vjet, nuk është cënuar nga strukturat ligj-zbatuese, për të vetmen arsye: atë të aleancës së ngushtë të tyre me pushtetin dhe me qeverinë. Në çastin që do të ketë tronditje të këtij raporti, situata do të rëndohet më tej dhe do të përballemi me fenomene të rënda të krimit në Shqipëri.

Z.Prençi, si e konsideroni situatën e kriminalitetit në vend?

“Vitet e fundit, kemi konstatuar një fenomen të ri për sa i përket situatës kriminale në vend. Kjo konsiston pasi eksponentët e krimit të organizuar të cilët veprojnë në të gjithë vendin, tashmë kanë një pakt mes tyre, dhe pushtetit për të vepruar së bashku duke koordinuar në përmbushjen e interesave të tyre të përbashkëta.

E thënë më qartë, ata veprojnë në territoret e vendit të qetë e të pandalshëm në veprimtarinë e tyre, duke u pasuruar e duke forcuar hegjemoninë në territoret ku veprojnë. Asnjë prej këtyre eksponentëve të njohur të krimit, në këto 6 vjet, nuk është cenuar nga strukturat ligj-zbatuese për të vetmen arsye: atë të aleancës së ngushtë të tyre me pushtetin dhe me qeverinë.

Në momentin që do të prishet ky raport, ashtu sikurse pakti i qetësisë mes vetë grupeve kriminale, situata do të precipitojë dhe do përballemi me fenomene të rënda të krimit në Shqipëri.

Vihet re që, orientimi i policisë është frenuar në dy obligime shumë të rëndësishme për momentin. E para, pas largimit të ministrit Tahiri, nuk u bë një krehje dhe kontroll i territorit për të sekuestruar të gjithë sasitë e magazinuara të lëndëve narkotike, asete këto të krimit të organizuar që trafikohen me tonelata herë pas here; e dyta, nuk shikojmë që të punohet nga policia për mijëra dosje të vjetra të pezulluara, gjë që do të sillte goditje të personazheve të krimit, të cilët tashmë janë të sigurtë në vazhdimësinë e veprimtarisë së tyre të mëtejshme.

Unë mendoj që Policia e Shtetit ka kapacitete të mjaftueshme për t’u angazhuar, mobilizuar e për të fituar betejën me krimin, por sot, ajo është e tulatur, e demotivuar, e spostuar nga misioni i saj, pikërisht sepse është nën trysninë e pushtetit të mazhorancës dhe mungesës totale të vullnetit politik për të përmbushur detyrimet e saj që i ngarkon ligji dhe Kushtetuta. Kemi me mijëra qytetarë të arrestuar për mos pagim energjie elektrike dhe për lyerje banesash pa leje, ndërkohë që paradoksalisht, në 6 vjet nuk kemi të arrestuar asnjë personazh të njohur të krimit, që ka kryer vepra të rënda kriminale si në të shkuarën apo dhe në të sotmen.

Këtë e konstaton çdo qytetar shqiptar në qytetin ku jeton, pasi të gjithë i njohin këta “baronë” që bëjnë ligjin ne territore të caktuara, si me cv-në e tyre të pasur kriminale, po ashtu dhe me influencën politike që kanë me pushtetin për punësime, tenderë e gjithçka tjetër që lidhet me pasurimin dhe forcimin e zgjerimin e influencës së tyre. Situata kriminale në Shqipëri është shumë delikate dhe e frikshme. Është si një bombë që i është hequr siguresa dhe pritet të shpërthejë”.

 

Tags: krimineletshqiperisituata

TË LIDHURA

Pogradec/ Mbërrijnë ndihmat nga rezervat e shtetit për familjet e prekura nga përmbytjet
Aktualitet

Pogradec/ Mbërrijnë ndihmat nga rezervat e shtetit për familjet e prekura nga përmbytjet

19:09 | 22/11/2025
Përmbytje në Berat — Bozdo: Pushteti mungon, fermerët kërkojnë rimbursim të plotë
Politikë

Përmbytje në Berat — Bozdo: Pushteti mungon, fermerët kërkojnë rimbursim të plotë

18:10 | 22/11/2025
Aksident pranë Vlorës, makina në kanal, dy persona dërgohen në spital
Aktualitet

Aksident pranë Vlorës, makina në kanal, dy persona dërgohen në spital

17:46 | 22/11/2025
Next Post
Sekuestrohet gomonia e ardhur nga Greqia, do përdorej për trafik droge

Sekuestrohet gomonia e ardhur nga Greqia, do përdorej për trafik droge

Fatos Kongoli: Mendova Eutanazinë

Fatos Kongoli: Mendova Eutanazinë

Fitimet marramendëse të Argita dhe Shkëlzen Berishës, 72 mijë euro në vit vetëm nga qiratë

Fitimet marramendëse të Argita dhe Shkëlzen Berishës, 72 mijë euro në vit vetëm nga qiratë







JU REKOMANDOJMË

Akuzohen për korrupsion, SPAK dërgon për gjykim dy inspektorët e ISHTI dhe një administrator biznesi

Paraqitet në SPAK bashkëshortja e biznesmenit

09:28 | 21/11/2025
Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

21:55 | 15/11/2025
“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

10:28 | 19/11/2025
Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

18:41 | 12/11/2025




TË FUNDIT

Ku ishte Alba? Rikthimi pas 20 orësh mungesë trondit BBVK4
Showbizz

Ku ishte Alba? Rikthimi pas 20 orësh mungesë trondit BBVK4

by mirseda
19:54 | 22/11/2025
0

Pas një nate të mbushur me konfuzion dhe debate në rrjet, Alba Pollozhani është rikthyer sërish në...

Plani i Trump për Ukrainën/ BE rishikon qasjen ndaj konfliktit, raporton Bloomberg

Plani i Trump për Ukrainën/ BE rishikon qasjen ndaj konfliktit, raporton Bloomberg

19:52 | 22/11/2025
Pogradec/ Mbërrijnë ndihmat nga rezervat e shtetit për familjet e prekura nga përmbytjet

Pogradec/ Mbërrijnë ndihmat nga rezervat e shtetit për familjet e prekura nga përmbytjet

19:09 | 22/11/2025
Thellohen tensionet Kinë-Japoni: Ndërhyjmë ushtarakisht nëse sulmohet Tajvani

Thellohen tensionet Kinë-Japoni: Ndërhyjmë ushtarakisht nëse sulmohet Tajvani

19:05 | 22/11/2025
Instituti Hidrometeorologjik paralajmëron përmbytje në disa pjesë të Kosovës

Instituti Hidrometeorologjik paralajmëron përmbytje në disa pjesë të Kosovës

18:34 | 22/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com