Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Ish-kreu i ISHP-së alarmon: Ka antiviralë që shiten deri në 700 euro në të zezë

5 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha
Ish-drejtori i ISHP-së denoncon: Antibiotikët po shiten si karamele në farmaci

Ish-kreu i ISHP-së dhe qendrës për kontrollin e barnave, Besnik Jakaj ka kritikuar mënyrën e menaxhimit të pandemisë nga ana e qeverisë shqiptare. Jakaj tha në ‘’Fae News’’, se duhej të ishin hapur sa më parë spitalet rajonale, të cilat do të shfrynin ngarkesën që kanë sot spitalet Covid.

“Është e gjitha çështje menaxhimi, protokoll organizativ, nëse ne do të kishim hapur spitalet rajonale, pse ne duhet të sillnim një qytetar nga Kukësi në drejtim të Tiranës, apo nga Gjirokastra. Mjeku specialist do të bënte të mundur që të diferenconte pacientët, duke marrë në telefon 127, nëse duhej të bëhej transportimi i tyre drejt Tiranës”, u shpreh Jakaj.

Ai tha se lënia e mjekut të familjes jashtë skemës për trajtimin e rasteve Covid, ka sjellë pasoja në shëndetin e qytetarëve.

“Ne kemi lënë për katër muaj me radhë mjekun e familjes në skemë, që çështë e vërteta as sot nuk është përfshirë sa duhet. Mjekët duhet të jenë të pajisur me veshje profesionale për të pasur kontakt me pacientët. Duhet të ishte i gjithë zinxhiri i spitaleve për përballimin e Covid, sjellja në Tiranë e të gjithë pacientëve krijon vështirësi në informacion, krijon stërmundim për familjarët e tyre. Pacientët që e përballojnë keq kërkojnë trajtim spitalor, jo të gjithë të prekurit kanë nevojë për trajtime në spitale”, tha më tej Jahaj, që u ndal më pas edhe te menaxhimi i barnave.

Sipas tij, situata në vendin tonë sa i takon barnave është jashtë kontrollit, ku ka abuzime të shumta me çmimet, por edhe me ilaçet që futen kontrabandë, pa u menaxhuar nga ana e shtetit.

“Ne jemi në një situatë totalisht jashtë kontrollit sa i takon barnave. Qeveria ka nxjerrë një paketë që nuk funksionon, nuk ka sistem kontrolli për barnat, po abuzohet me çmimet, po abuzohet dhe me recetat. Qytetarët shkojnë që të marrin receta të gatshme, duke u keqmjekuar, që mund të sjellin pasoja shumë të mëdha.

Ne kemi disa antivirale që qarkullojnë në vendin tonë dhe nuk janë të licensuar. Ka ilaçe që vijnë në kushtet e kontrabandës dhe shiten dhjetra herë më shtrenjtë. Në asnjë vend të botës nuk kushton një tampon 100 euro, antiviralët kanë shkuar deri në 700 euro në tregun e zi, apo antibiotikët që shiten të palincesuar“, deklaroi Jakaj, ndërsa apeloi që Ministria e Shëndetësisë të hyjë sa më parë në treg.

Tags: 700 euroantiviraleBesnik JakajCOVID-19

TË LIDHURA

Plasi një granatë, plagoset 49-vjeçari në Pogradec
Aktualitet

Plasi një granatë, plagoset 49-vjeçari në Pogradec

18:45 | 20/10/2025
Manastirliu me mësuesit: Forcojmë bashkëpunimin për zhvillimin e komunitetit
Politikë

Manastirliu me mësuesit: Forcojmë bashkëpunimin për zhvillimin e komunitetit

17:58 | 20/10/2025
Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet
Aktualitet

Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

17:11 | 20/10/2025
Next Post
Kosovë, transporti publik do të jetë falas për 1 muaj

Kosovë, transporti publik do të jetë falas për 1 muaj

Përparim Kabo: Duhet drejtësi, Shqipëria s’ka nevojë për politikanë hipokritë

Përparim Kabo: Duhet drejtësi, Shqipëria s’ka nevojë për politikanë hipokritë

Ahmet Zogu dhe heronjtë që vetëkrenohen

Ahmet Zogu dhe heronjtë që vetëkrenohen







JU REKOMANDOJMË

Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën

Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën

22:44 | 14/10/2025
Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

16:54 | 15/10/2025
Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

22:36 | 14/10/2025
Ngjarje e rëndë në autostradën Fier–Vlorë, gjendet i pajetë një drejtues automjeti

Ngjarje e rëndë në autostradën Fier–Vlorë, gjendet i pajetë një drejtues automjeti

18:24 | 16/10/2025




TË FUNDIT

Dodik dorëhiqet nga posti i presidentit të Republikës Sërpska; SHBA e përshëndet
Bota

Dodik dorëhiqet nga posti i presidentit të Republikës Sërpska; SHBA e përshëndet

by mirseda
22:13 | 20/10/2025
0

Presidenti i Republikës Sprska Milorad Dodik, i sanksionuar non grata nga SHBA dhe Britania e Madhe ka...

Praga i jep fund skuterëve elektrikë, qyteti synon rrugë më të sigurta për këmbësorët

Praga i jep fund skuterëve elektrikë, qyteti synon rrugë më të sigurta për këmbësorët

22:10 | 20/10/2025
Aksident nga treni në Itali: 1 viktimë, 2 të plagosur

Aksident nga treni në Itali: 1 viktimë, 2 të plagosur

21:53 | 20/10/2025
SHBA, 846 fluturime të vonuara sipas FlightAware

SHBA, 846 fluturime të vonuara sipas FlightAware

21:11 | 20/10/2025
Kosovë, shoqëria civile i kërkon BE-së heqjen e masave ndëshkuese

Kosovë, shoqëria civile i kërkon BE-së heqjen e masave ndëshkuese

21:09 | 20/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com