Ish-drejtuesi i Departamentit të të Përndjekurve politikë, Tomor Alizoti ka zbuluar se ku ndodhej kryeministri Edi Rama sot.
Sipas një video të shpërndarë në profilin e tij në Facebook, Tomor Alizoti ka shkruar së Rama ka qenë në Spaç, por nuk ka ndaluar në burgun ku kanë humbur jetën shumë të përndjekur.
“Sapo me derguan pamjet filmike te kryeminstrit i cili paska qene ne Minieren e Spacit. Rrugen te cilen shume nena me zemer te thyer e lane me lot, kryeministri me makina luksoze nuk denjoi te ktheje as koken e jo me te ndaloje ne kampin e shfarosjes, te ndertuar nga partia i tij Nene! E trishtueshme…”, shkruan Alizoti në Facebook.