Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Ish-deputeti Astrit Veliaj largohet nga politika

3 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Ish-deputeti Astrit Veliaj largohet nga politika

Ish-deputeti i Partisë Demokatike, Astrit Veliaj, është larguar nga politika. Ai ka qenë deputet i PD-së, i zgjedhur në zonën e Beratit. Vetë Veliaj, një biznesmen i suksesshëm njofton në rrjetet sociale se nuk do të jetë më aktiv në politikë, pasi do t’i përkushtohet biznesit.

Që në krye të statusit të tij, ai thekson se biznesi i ndershëm është politika më e mirë. Ai sqaron se rikthimi në biznes mbetet politika më e mirë. Në analizën e tij, Astrit Veliaj shprehet se secili prej nesh duhet që të investojë energjinë atje ku ndjen se mund të bëjë diferencën, të sjelli ndryshimin që i nevojitetet shoqërisë dhe të krijojë një model të denjë për t’u ndjekur.

Statusi

BIZNESI I NDERSHËM ËSHTË POLITIKA MË E MIRË

Të nderuar miq!

Sot dua të ndaj me ju vendimin tim për tu larguar nga politika aktive. Rendja në dy fusha me logjikë funksionimi të ndryshme nuk është produktive. I kthehem tërësisht biznesit me bindjen se kontributi në ekonomi është politika më e mirë. Fundja njeriu duhet të investojë mëndjen dhe energjinë atje ku ndjen se mund të bëjë diferencën, të sjelli ndryshimin që i nevojitetet shoqërisë dhe të krijojë një model të denjë për tu ndjekur.

Sot jemi përpara një momenti kritik, të abandonimit masiv të vendit nga rinia dhe profesionistët më të mirë. Të gjithë duhet të bëjmë diçka të ndalim këtë trend që cënon qënësinë tonë si shoqëri. Si njeri që në mënyrë modeste ka hapur mijëra vende pune dhe ka sjellë në Shqipëri qindra mësimdhënës të huaj të edukojnë fëmijët shqiptarë, besoj se mund të bëjmë më shumë për atdheun tonë. Me qëllime të qarta, sipërmarrje të guximshme dhe projekte me rezonancë ndërkombëtare, ky vend mund të bëhet i dashur jo vetëm për shqiptarët, por edhe për perëndimorët. E rëndësishme të ndërtojmë vendin e zotësisë, të ndershmërisë, të modelit që çmon, promovon dhe mbështet punët e më të mirëve. Ne duhet të bëhemi një komb gjithpërfshirës, me ndergjegje dhe karakter të spikatur që synon ekselencën e si familje e bashkuar punon për suksesin e secilit dhe të gjithëve bashkë. Një vend që punon vetëm për disa nuk ka të ardhme.

Në mbi 30 vite në botën e biznesit kam ndërtuar institucione private me dobishmëri publike, jam përpjekur të investoj në qytete historike ku ndjehej braktisja masive, jam përfishirë në aktivitete publike pa u përlyer kurrë me paranë e shtetit dhe kjo më ka dhënë kënaqësi dhe disa leksione jete. Dikur thuhej se qyteti të fal lirinë. Sot lirinë ta fal biznesi dhe të mirat e vëna me ndershmëri. Nuk ka si gjumi mbas punëve të ngritura me pastërti. Kjo i jep njeriut lumturi dhe vendit çlirim energjish. Kam bindjen se ne duhet të zgjedhim këtë rrugë të veshtirë të shqiptarit me integritet, të punës me sakrifica, duke gjetur forcën tek sfera e sipërmarrjes së lirë, pa futur kurrë duart në financat publike, duke mos e ngatërruar investimin pur të biznesit shqiptar me punët e tenderave dhe koncesioneve korruptive. Kjo duhet të kthehet dominuese në çdo fushë, sidomos në politikë.

Besoj se e ardhmja do të jetë një fjalë më me peshë e botës civile dhe sipërmarrëse në drejtimin e vendit. Politika bëhet më e mirë kur përfshin mendësinë e privates në modelimin e pushtetit dhe hapësirës publike. Mendësia e atyre që hapin vende pune dhe rrisin prodhimin kombëtar vlen më shumë se retorika që nuk sjellë vlerë të shtuar në ekonominë reale. Më shumë do ishte bërë sikur politika të kishte një përvojë në investimet private, të ishte e prirur nga rezultatet se sa nga lojërat e pushtetit, të drejtohej nga nevojat e njerëzve se sa nga dëshira për kontroll të tepërt të jetës së vendit. Për këtë ndryshim në mendësi, secili në profesion të tij duhet të ketë një ndikim, t’i kthejmë njerëzve shpresën se ky vend mund të bëhet si në Perëndim.

Tags: astrit patozibiznesipolitika

TË LIDHURA

Ky është shqiptari që u ekzekutua me armë zjarri në Athinë
Aktualitet

Ky është shqiptari që u ekzekutua me armë zjarri në Athinë

22:38 | 18/08/2025
“Shqiptari 35-vjeçar plagoset me armë zjarri në Athinë”
Aktualitet

“Shqiptari 35-vjeçar plagoset me armë zjarri në Athinë”

21:51 | 18/08/2025
Sherri i dhunshëm mbrëmë te ‘Ali Demi’, policia njoftim zyrtar
Aktualitet

Bilisht/ Humbi jetën pasi doli nga klinika, shoqërohet dentisti

21:37 | 18/08/2025
Next Post
Fitorja e Mourinjos dhe ajo e Saliut

Fitorja e Mourinjos dhe ajo e Saliut

Kompania Deutsche Bahn dëshiron të transportojë më shumë grurë nga Ukraina

Kompania Deutsche Bahn dëshiron të transportojë më shumë grurë nga Ukraina

Si mund të ndihmojë Ukraina të bashkohemi me Kosovën dhe me Europën

Pse lufton Amerika me Rusinë

JU REKOMANDOJMË

Nuk ishin nga i njëjti fshat, zbulohet identiteti i adoleshentit që humbi jetën nga goditja me thikë nga bashkëmoshatari 14-vjeçar

Nuk ishin nga i njëjti fshat, zbulohet identiteti i adoleshentit që humbi jetën nga goditja me thikë nga bashkëmoshatari 14-vjeçar

19:59 | 14/08/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Aksidenti tragjik në Athinë/ Zbardhen emrat e tre viktimave shqiptarë

Aksidenti tragjik në Athinë/ Zbardhen emrat e tre viktimave shqiptarë

18:01 | 18/08/2025
Çfarë po ndodh te Juventusi? Tifozët ‘pushtojnë’ fushën, ndërpresin miqësoren në minutën e 52-të

Çfarë po ndodh te Juventusi? Tifozët ‘pushtojnë’ fushën, ndërpresin miqësoren në minutën e 52-të

21:49 | 13/08/2025




TË FUNDIT

E papritur/ Trump lë takimin në mes me liderët evropianë, telefonon Putinin
Bota

E papritur/ Trump lë takimin në mes me liderët evropianë, telefonon Putinin

by mirseda
22:59 | 18/08/2025
0

Presidenti amerikan Donald Trump ka ndërprerë takimin me liderët europianë në Uashington për t’i bërë një telefonatë...

Trump dëgjohet kur i thotë Macron-it: Putin dëshiron të bëjë marrëveshje për mua

Trump dëgjohet kur i thotë Macron-it: Putin dëshiron të bëjë marrëveshje për mua

22:46 | 18/08/2025
Ky është shqiptari që u ekzekutua me armë zjarri në Athinë

Ky është shqiptari që u ekzekutua me armë zjarri në Athinë

22:38 | 18/08/2025
Komentet e para të liderve evropianë në Shtëpinë e Bardhë, nis takimi me dyer të mbyllura për çështjen me rrezik të lartë për Ukrainën

Komentet e para të liderve evropianë në Shtëpinë e Bardhë, nis takimi me dyer të mbyllura për çështjen me rrezik të lartë për Ukrainën

22:26 | 18/08/2025
“Shqiptari 35-vjeçar plagoset me armë zjarri në Athinë”

“Shqiptari 35-vjeçar plagoset me armë zjarri në Athinë”

21:51 | 18/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com