Ushtria e Iranit ka pranuar sot se ishte fajtore për rrëzimin e avionit ukrainas, ku humbën jetën 176 persona.
Ata pohuan se avioni ishte rrëzuar “jo qëllimisht” nga një raketë e tyre, të mërkurën kur avioni sapo ishte ngritur nga Teherani.
Përmes një deklarate për mediat, Irani tha se forcat e armatosura iraniane e kishin marrë avionin për një mjet fluturues armik, pasi ai ndodhej shumë afër një instalimi ushtarak, për shkak të lartësisë në të cilën fluturonte dhe formës së tij.
SHBA ishte e para që raportoi se avioni mund të ishte rrëzuar nga “jo qëllimisht” nga një raketë iraniane, por Irani e mohoi këtë gjë për ditë me radhë.