Irani paralajmëroi Irakun për sulmin vetëm pak minuta pas mesnate. Lajmi është konfirmuar nga kryeministri i Irakut Adel Abdul Mahdi.
Sipas tij, mesazhi ishte i shkurtër dhe vetëm pak kohë para sulmit. Në të thuhej se Irani do të lëshonte raketa balistike si hakmarrje ndaj gjeneralit Qasem Soleimani.
Sipas kryeministrit, sulmi do të bëhej vetëm në shënjestrat ku ndodheshin amerikanë, por pa dhënë detaje specifike.
Vetëm një moment pas mesazhit nga Irani, kryeministri irakian ka marr një telefonatë nga një gjeneral amerikan, i cili i ka treguar që dy bazat po sulmoheshin me raketa balistike.