Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

“Irani ka urdhëruar sulme terroriste në Shqipëri”

7 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha
“Irani ka urdhëruar sulme terroriste në Shqipëri”

Shqipëria deri tani nuk është prekur nga sulmet dhe aktet terroriste që kanë ndodhur në vendet e tjera të Evropës. Por nuk do të thotë se ne jemi imun ndaj akteve të tilla. Përfaqësues të muxhahedinëve iranianë që strehohen në Tiranë, në një njoftim për mediat, thonë se kanë informacione se shërbimet sekrete iraniane janë udhëzuar për akte terroriste në Shqipëri.

“Urdhri është dhënë nga drejtuesit më të lartë të regjimit të Iranit”,- thuhet në njoftimin e muxhahedinëve të strehuar në Shqipëri, që njihen me emrin “Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit”.

Deklarata

“Urdhra të Rinj nga Këshilli Suprem i Sigurisë për Spiunazh dhe për Përgatitjen e Terrenit për Terrorizëm Kundër Rezistencës Iraniane në Evropë dhe Shqipëri

Duke iu referuar protestave të përhapura në qytete të ndryshme në gusht, Hassan Rouhani, Presidenti i regjimit klerikal, tregoi armiqësinë e tij ndaj PMOI-MEK dhe tha më 6 gusht: “Nuk ka asgjë të keqe në protestat e popullit … por nuk duhet të jenë përgjigjja e disa njerëzve ndaj (kërkesave të) një grupi.”

Më pas, Këshilli Suprem i Sigurisë së regjimit, në një udhëzim drejtuar Ministrisë së Inteligjencës, Forcave terroriste Quds, Inteligjencës së Gardës Revolucionare dhe agjensive të tjera të përfshira në eksportin e terrorizmit dhe fondamentalizmit, i urdhëroi të marrin masa të mëtejshme për të spiunuar MEK-në dhe Rezistencën Iraniane dhe për t’ua hapur rrugën akteve terroriste.

  1. Stacionet e Ministrisë së Inteligjencës në vende të ndryshme europiane janë urdhëruar të mbledhin më shumë informacion nga lëvizjet dhe veprimtaritë dhe të përdorin më shumë burime.
  2. Ministria e Inteligjencës dhe Forcat Quds duhet të ekzaminojnë aftësitë dhe potencialet njerëzore, politike dhe teknike për akte terroriste në vendet europiane, veçanërisht në Shqipëri, përmes përdorimit të mercenarëve jo-iranianë, në mënyrë të tillë që këto veprime të mund t’i atribuohen “konflikteve të brendshme të Muxhahedinëve (MEK)” apo “incidenteve natyrore” dhe regjimi të mos dalë fajtor.
  3. Për të justifikuar komplotet dhe skandalet terroriste të zbuluara tashme në Shqipëri dhe Francë (prill dhe korrik 2018), është e domosdoshme të shtohen dimensionet e luftës psikologjike dhe fushatës denigruese të shoqëruara nga influksi masiv i informacionit të rremë dhe prodhimi i dokumentarëve të rremë. Në këtë aspekt, Ministria e Inteligjencës dhe agjentët e mercenarët e saj jashtë vendit duhet të bashkëpunojnë me këshilltarët kulturorë të regjimit në vendet europiane, drejtorinë jashtë vendit të Radios dhe Televizionit Shtetëror, Organizatën e Propagandës Islamike dhe me organizata të tjera përkatëse. Prioriteti është të vihen në punë punojnësit dhe mercenarët e regjimit, sidomos agjentët jo-iranianë të cilët mund ta kryejnë misionin e tyre nën maskën e gazetarisë.
  4. Ministria e Punëve të Jashtme, Ministria e Inteligjencës, dhe Forcat Quds janë urdhëruar t’i bëjnë presion qeverive europiane, sidomos Shqipërisë, që t’i pakësojnë veprimtaritë e Rezistencës Iraniane. Kjo detyrë duhet të kryhet përmes “qeverive dhe partive” miqësore në rajon, Europë dhe Ballkan, duke përdorur lidhjet politike dhe ekonomike.
  5. Mercenarët dhe agjentët e regjimit duhet të dërgohen në Shqipëri dhe të përdoren nën pretekstin e familjarëve të anëtarëve të MEK. Ministria e Inteligjencës dhe Forca Quds janë urdhëruar të dërgojnë agjentët e tyre, me ndihmën e disa të ashtu-quajturave organizata jo-qeveritare, në grupe nën pretekstin e “Familjarëve të Muxhahedinëve”, me të njëjtin model si në veprimet e tyre në Ashraf dhe Liberty.

Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit – Komiteti i Sigurisë dhe Antiterrorizmit

16 Gusht, 2018″.

 

Tags: Iranishqiperisulmeterroristeurdhëruar

TË LIDHURA

“Mielli për policët, simbol për kartelët” – Lapaj: Kryeministria e blinduar, asnjë lule s’u prek
Politikë

“Mielli për policët, simbol për kartelët” – Lapaj: Kryeministria e blinduar, asnjë lule s’u prek

20:16 | 17/01/2026
Tensionohet situata në protestën para Kryeministrisë, hidhet miell drejt policëve
Politikë

Tensionohet situata në protestën para Kryeministrisë, hidhet miell drejt policëve

19:46 | 17/01/2026
“Rama vodhi 80 mld euro në 12 vjet” – Lapaj: Ata pinë verë 33 mijë euro, ne përmbytemi
Politikë

“Rama vodhi 80 mld euro në 12 vjet” – Lapaj: Ata pinë verë 33 mijë euro, ne përmbytemi

19:42 | 17/01/2026
Next Post
Dy gola në dy minuta, Trippier shënon eurogol nga distanca (Video)

Dy gola në dy minuta, Trippier shënon eurogol nga distanca (Video)

Kërcënohet gjykatësi që po heton menaxherin e fushatës së Trump

Kërcënohet gjykatësi që po heton menaxherin e fushatës së Trump

Katastrofë mbrojtja, PSG është duke u mundur nga Guingamp (Video)

Katastrofë mbrojtja, PSG është duke u mundur nga Guingamp (Video)







JU REKOMANDOJMË

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

09:45 | 16/01/2026
La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

14:01 | 14/01/2026
“U tremba dhe e qëllova unë i pari!”, flet shqiptari që vrau burrin e ish-të dashurës në Greqi

“U tremba dhe e qëllova unë i pari!”, flet shqiptari që vrau burrin e ish-të dashurës në Greqi

19:16 | 17/01/2026
Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

13:57 | 14/01/2026




TË FUNDIT

Miri paralajmëron padi për shpifje pas debatit me Keijsin
Showbizz

Miri paralajmëron padi për shpifje pas debatit me Keijsin

by mirseda
21:50 | 17/01/2026
0

Disa debate të ashpra kanë ndodhur gjatë këtyre ditëve në shtëpinë e Big Brother VIP 5, ku...

‘Prime’ nis me një surprizë, Kristi prezanton këngën e re të bërë për Selin

‘Prime’ nis me një surprizë, Kristi prezanton këngën e re të bërë për Selin

21:27 | 17/01/2026
Londrimi–Dolces: Një femër si ti s’duhej me ra për një mashkull si Limi

Londrimi–Dolces: Një femër si ti s’duhej me ra për një mashkull si Limi

21:02 | 17/01/2026
SHBA kërcënon BE-në me tarifa, Europa përgjigjet e bashkuar

SHBA kërcënon BE-në me tarifa, Europa përgjigjet e bashkuar

20:50 | 17/01/2026
Kryeministri Carney emërohet anëtar i Bordit të Paqes për Gazën

Kryeministri Carney emërohet anëtar i Bordit të Paqes për Gazën

20:31 | 17/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com