Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

INVESTIGIMI/Të bësh rezonancën, tani të duhet të paguash nën dorë (VIDEO)

8 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha
INVESTIGIMI/Të bësh rezonancën, tani të duhet të paguash nën dorë (VIDEO)

Pavarësisht asaj që flitet në publik mbi reformën në shëndetësi, pacientët janë të detyruar të paguajnë për të marrë shërbimet e duhura mjekësore. Emisioni “Stop” ka denoncuar këtë herë rastin kur një qytetar drejtohet në repartin e neurokirurgjisë, duke kërkuar që të bëjë rezonancën magnetike. Sipas planifikimit, qytetari i duhet ta bëjë në një kohë të dytë rezonancën. Por, kur bëhet fjalë për para, atë mund ta kryesh brenda ditës. Për ta kryer atë, pacientit i duhet të negociojë për shumën e parave nga roja e deri tek mjeku imazherist. Ky i fundit nuk pranon ta bëjë rezonancën me 100 mijë lekë të vjetra, por në fund bien dakord për 150 mijë lekë. Pacienti e kryen rezonancën brenda ditës.

 

Biseda e plotë e denoncuar në emisionin “Stop”:

Qytetari – Te rezonanca, këtu.

Roja – Te kush rezonancë? Çfarë do bësh?

Qytetari – Do diskutoj me atë për punën e datës.

Roja – Do ikësh atje te konsultat që të caktosh datën.

 Qytetari – E kam caktuar.

Qytetari pyet një mjek rreth datës së përcaktuar për kryerjen e rezonancës.

Qytetari – Mund të bëj një pyetje?

Mjeku – Po!  Te neurologjia, këtej mbrapa.

Qytetari – Atje ishte data në qershor.

Mjeku – Është pa lekë, më kupton? Eshtë me zero lekë.

 Roja dëgjon bisedën dhe i ofron një mundësi qytetarit.

Roja – Pse? Nuk e pe fare datën?

Qytetari –  Në qershor.

Roja – Po fole një herë, po ashtu se… këta ta bëjnë për 200 mijë lekë.

Po ashtu dhe për 150 mijë lekë ta bëjnë. Po ju them unë që e kam mikun tim. Po flas unë.

Qytetari – Ik e fol, pra!

Roja shkon të bisedojë më doktorin dhe të hyjë “mik” për qytetarin, i cili e takon më pas.

Qytetari – Si kaluat?

Mjeku – Ti je kushëriri i atij?

Qytetari – Po!

Mjeku – Do presësh një çikë!

Qytetari – Po, s’ka problem, pres këtu jashtë.

Mjeku – Sa të plotësoj ca gjëra kështu, në rregull?

Qytetari – Ok! E mora në telefon dhe do vinte, sot apo nesër, kur do e bëjmë?

Mjeku – Po sot është më lirë se nesër kam hall mos do jetë më rrëmujë, hajde kur të duash. Sot ishte më lirë, kupton? E ke larg ti?

Qytetari –  Mbase, një minutë- dy minuta.

 Mjeku – Mirë, prit!

 Qytetari – Hajde pak! Sa kushton ajo?

 Doktori – A fole me atë?

Qytetari – Po ç’lidhje ka? Ne me 100 mijë lekë, se ajo  ka rezonancën e pestë apo të gjashtë dhe i kemi bërë gjithmonë.

Mjeku – Tani me shku aty te arka, ikën e paguan 20 mijë lekë (të reja), aq është.

Qytetari – Ta lëmë 100-dëshe?

Mjeku – S’bëhet.

Pasi qytetari bëri “pazar” me mjekun, rikthehet te roja.

Roja  – Çfarë tha? Nuk ta bëj?

Qytetari – 150.

Roja – Po të thashë që i bëjnë me 200 të gjithë.

Qytetari – T’ja jap lekët tani?

Roja – Po kush? Ti për veten tënde e ke?

Qytetari – Po jo, do vijë ajo tani.

Roja – Po jepja! Jepja!

Qytetari – Unë i thashë se i kemi bërë gjithmonë me 100 mijë lekë, kupton? 100 mijë lekë.

Roja – Këtu, si rezonancë eshtë rezonancë e mirë dhe ai shefi  dhe të gjithë që i bëjnë këtu vijnë i sjellin.

Roja shkon sërish te doktori, i cili ishte mërzitur për bisedën që pati me qytetarin.

Qytetari – Po vjen?

Roja – Ishte mërzit ai, më mërziti ai tha, ti më the kështu, ai më tha kështu…

Qytetari – Po, mirë!

Roja – Ti i kishe thënë, ai ishte bërë tym, ai tha…

Qytetari – Do vinte?

Roja – Tani sillmi mua.

Qytetari – Po, hajde!  Tani, dëgjomë mua se unë kam 50 euro dhe 85 mijë lekë se s’kisha lekë shqiptarë me vete. Ka problem? Njësoj është.

Roja – Ja, t’i them unë. 80 mijë lekë shqiptare?

Qytetari – 85 mijë lekë dhe 50 euro. Aq kisha në xhep, s’kam më. S’kam më, prandaj i thashë.

Roja – Ku e ke të sëmurin?

Qytetari – Duke ardhur, duke parkuar ishin.

Qytetarja shkon të bëjë rezonancën magnetike

Qytetari – Lekët t’i lashë te roja.

Mjeku – Mirë mo, po nuk është problemi te lekët, problem është ta bëjë. Ajo është gjëja e fundit, por e bën dot, s’e bën dot?

Qytetari – Po, e bën.

Infermierja – Ka frikë.

Mjeku – Të kemi fut pa rradhë, e para. E dyta, ka 20 veta aty dhe e treta s’ka absolutisht asnjë lloj gjëje.

Infermierja – Ja, të lemë djalin këtu.

 Marrja e përgjigjes së rezonancës magnetike

Qytetarja – Mirë, dua të marr një përgjigje rezonance.

Punonjësi – Kur e ke bërë?

Qytetarja – Para tre – katër ditësh. Faleminderit!

Kamera e fshehtë e emisionit “STOP” shfaqi me zë dhe figurë se si bëhen pazaret mes rojës së objektit dhe mjekëve në Shërbimin Universitar të Neurokirurgjisë për të hyrë pa radhë përkryerjen e rezonancës magnetike. Pra, nëse ndjek rrugën e korrupsionit çdo gjë në “shëndetësinë e rilindjes” zgjidhet brenda ditës!

 

 

Tags: "STOP"investgimimjekurezonancaroja

TË LIDHURA

Kultivoi 98 bimë narkotike në Vaun e Dejës, e pëson 62-vjeçari.
Aktualitet

Kultivoi 98 bimë narkotike në Vaun e Dejës, e pëson 62-vjeçari.

12:40 | 05/09/2025
Viti i ri shkollor, kreu i Rendit prezanton masat e sigurisë për nxënësit
Aktualitet

Viti i ri shkollor, kreu i Rendit prezanton masat e sigurisë për nxënësit

11:44 | 05/09/2025
Shpërthen me tritol një biznes në Mitrovicë
Aktualitet

Shpërthen me tritol një biznes në Mitrovicë

11:25 | 05/09/2025
Next Post
Deputetja demokrate i kujton Ramës rastin e Shukri Xhelilit

Deputetja demokrate i kujton Ramës rastin e Shukri Xhelilit

EKSKLUZIVE/ Kreu i FRPD-së, Këlliçi: Nuk e prisja mospërfshirjen në listat e kandidatëve

EKSKLUZIVE/ Kreu i FRPD-së, Këlliçi: Nuk e prisja mospërfshirjen në listat e kandidatëve

Mavraj: Të varfrit më trishtojnë, i ndihmoj me gjithçka që mundem

Mavraj: Të varfrit më trishtojnë, i ndihmoj me gjithçka që mundem

JU REKOMANDOJMË

Vdekja e Zhejit/ Avokati: Ambulanca e Sarandës pa pajisje, u shkelën protokollet e urgjencës

Vdekja e Zhejit/ Avokati: Ambulanca e Sarandës pa pajisje, u shkelën protokollet e urgjencës

16:17 | 29/08/2025
Flet vëllai i 60-vjeçarit që u gjet i dekompozuar: S’kemi folur që nga dhjetori

Flet vëllai i 60-vjeçarit që u gjet i dekompozuar: S’kemi folur që nga dhjetori

14:01 | 29/08/2025
Ndryshime te “Rrugorja” e Tiranës, Neritan Buzi emërohet shefi i ri i qarkullimit

Ndryshime te “Rrugorja” e Tiranës, Neritan Buzi emërohet shefi i ri i qarkullimit

17:10 | 01/09/2025
LAJMI I FUNDIT/ Mediat spanjolle: Gjendet trupi i pajetë i Miklovan Danajt

LAJMI I FUNDIT/ Mediat spanjolle: Gjendet trupi i pajetë i Miklovan Danajt

19:10 | 01/09/2025




TË FUNDIT

Kultivoi 98 bimë narkotike në Vaun e Dejës, e pëson 62-vjeçari.
Aktualitet

Kultivoi 98 bimë narkotike në Vaun e Dejës, e pëson 62-vjeçari.

by mirseda
12:40 | 05/09/2025
0

Në një operacion policor antikanabis në Vau i Dejës, u kap një 62-vjeçar duke kultivuar 98 bimë...

Viti i ri shkollor, kreu i Rendit prezanton masat e sigurisë për nxënësit

Viti i ri shkollor, kreu i Rendit prezanton masat e sigurisë për nxënësit

11:44 | 05/09/2025
Shpërthen me tritol një biznes në Mitrovicë

Shpërthen me tritol një biznes në Mitrovicë

11:25 | 05/09/2025
Hapet sot për qarkullim rruga Qukës-Qafë Plloçë

Hapet sot për qarkullim rruga Qukës-Qafë Plloçë

10:34 | 05/09/2025
Mrekulli në tragjedinë e Lisbonës, 3-vjeçari shpëtohet nga rrënojat e tramit

Mrekulli në tragjedinë e Lisbonës, 3-vjeçari shpëtohet nga rrënojat e tramit

10:11 | 05/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com