Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

INTERPOL në Tiranë, në fokus lufta kundër kontrabandimit të njerëzve në Ballkan

8 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha
INTERPOL në Tiranë, në fokus lufta kundër kontrabandimit të njerëzve në Ballkan

Prej dy ditësh INTERPOL ka zbarkuar në Tiranë për të zhvilluar Konferencën Rajonale, e cila sponsorizohet nga Departamenti Amerikan i Shtetit, Zyra për Narkotikët dhe Agjencitë Ligjzbatuese Ndërkombëtare.

Kjo konferencë ka në fokus luftën kundër kontrabandimit të njerëzve në Ballkan, ku është vendosur krijimi i Grupit Rajonal të Punës dhe ushtrimi praktik për bashkëpunimin me sektorin privat gjatë hetimeve.

Pjesëmarrës në këtë konferencë dhe Workshop janë përfaqësues të lartë të INTERPOL-it, të Departamentit të Shtetit, të Shërbimit Diplomatik të atashuar në Shqipëri, të Departamentit të Sigurisë Kombëtare nga Uashingtoni, etj.

Kjo konferencë zhvillohet me pjesëmarrjen e veçantë të Hans Halvorsen, Drejtor i Komuniteteve Vulnerabël të Interpol, Përfaqësuesve të Komisionit Evropian, Shërbimit të Sigurisë Diplomatike të Ambasadës së SHBA-së, të IOM-it, Airline Ambassadors, Iniciativës Globale Kundër Krimit të Organizuar, të Kompanive: Western Union, DHL, AIRBNB, UBER.

Pjesëmarrësit në trajnim janë anëtarë të rrjetit rajonal të quajtur ISON (Interpol Specialized Operational Network), kundër kontrabandimit të njerëzve nga Shqipëria, Bullgaria, Greqia, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia, Gjermania, Kroacia, Serbia.

Të gjithë këta janë punonjës policie të këtyre vendeve.

Trajnimi ka synim familjarizimin e pjesëmarrësve me metodat e reja të hetimit, ku parashikohet përfshirja e investigimit nëpërmjet kompanive private, që kanë të dhëna mbi personat e dyshuar si të implikuar në veprimtari të paligjshme.

Trajnimi pasohet nga 3 ditë ushtrimi praktik i një hetimi të simuluar, ku për zgjidhjen e çështjes aplikohet bashkëpunimi me kompanitë private dhe përdorimi i bazave të të dhënave të INTERPOL-it.

Gjithashtu takimi synon rritjen e bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacionit midis vetë anëtarëve të rrjetit ISON.

Drejtori i Policisë së Shtetit, Haki Çako, ka shprehur vlerësimin e tij lidhur me faktin që INTERPOL-i organizon dhe zhvillon të tilla takime si një mundësi për oficerët e policive të vendeve të ndryshme, që të shkëmbejnë eksperiencat e tyre dhe të bashkëpunojnë.

Gjithashtu Çako ka theksuar se këto dy fenomene janë prej kohesh në fokusin e luftës së strukturave të Policisë Shqiptare ku përmes ndihmës së aktoreve ndërkombëtarë, si INTERPOL janë arritur rezultate konkrete.

“Fakti që INTERPOLI organizon dhe zhvillon të tilla takime në nivel rajonal e ndërkombëtar, është një tjetër tregues domethënës për mundësinë që u ofrohet oficerëve të policive të vendeve të ndryshme, të njihen, të shkëmbejnë eksperiencat e tyre dhe të bashkëpunojnë më nga afër dhe konkretisht.

Po ashtu, gjej rastin të shpreh vlerësimet e mia për të gjithë pjesëmarrësit në këtë takim sensibilizues, në kuadër të rrjetit të krijuar nga INTERPOL-i, në lidhje me çështje kaq të ndjeshme siç është migracioni i parregullt dhe trafikimi i qenieve njerëzore.

Këto dy fenomene janë prej kohësh në fokusin e luftës së strukturave të Policisë Shqiptare, për t’i parandaluar si fenomene mjaft të rrezikshme, ashtu edhe për të goditur dhe luftuar me të gjitha mjetet ligjore personat që janë të përfshirë në këto aktivitete kriminale.

Do të desha të theksoja se pavarësisht angazhimit dhe vënies në dispozicion të kapaciteteve të mëdha të Policisë gjatë viteve, për të luftuar këto fenomene, do të kishte qenë shumë e vështirë në mos e pamundur, të arrinim rezultate konkrete pa ndihmën e aktorëve ndërkombëtarë, ku një rol të dorës së parë ka edhe INTERPOL-i”, tha ndër të tjera gjatë fjalës së tij kreu i Policisë, Çako.

Tags: BallkanHaki ÇakoINTERPOLkonferencelufta kunder kontrabandimitnjerëzit

TË LIDHURA

SPAK kontrolle në banesën dhe zyrën e biznesmenit Artan Dulaku
Aktualitet

SPAK kontrolle në banesën dhe zyrën e biznesmenit Artan Dulaku

14:34 | 16/10/2025
Shkodër/ Kanosën me a*më gjahu fqinjin e tyre, arrestohen në flagrancë babë e bir
Aktualitet

Shkodër/ Kanosën me a*më gjahu fqinjin e tyre, arrestohen në flagrancë babë e bir

14:31 | 16/10/2025
Kokaina nga Amerika Latine, FBI-ja angleze zbarkon në Ballkan
Aktualitet

Kokaina nga Amerika Latine, FBI-ja angleze zbarkon në Ballkan

13:58 | 16/10/2025
Next Post
INTERPOL në Tiranë, në fokus lufta kundër kontrabandimit të njerëzve në Ballkan

(VIDEO) Tiranë, eksploziv pronares së dyqanit, policia rrethon zonën

Si bëhet deklarimi elektronik për pagesën e sigurimeve shoqërore

Si bëhet deklarimi elektronik për pagesën e sigurimeve shoqërore

Çmimi Nobel për Paqen e ka humbur domethënien e tij me krimet e Aung San Suu Kyi

Çmimi Nobel për Paqen e ka humbur domethënien e tij me krimet e Aung San Suu Kyi







JU REKOMANDOJMË

Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

16:54 | 15/10/2025
ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

17:05 | 11/10/2025
Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

22:36 | 14/10/2025
Qeveria vendos tarifa për shërbime në e-Albania, ja sa paguajnë qytetarët dhe bizneset

Qeveria vendos tarifa për shërbime në e-Albania, ja sa paguajnë qytetarët dhe bizneset

21:50 | 15/10/2025




TË FUNDIT

Kosovë/ Automjetet në rrugët e Mitrovicës, policia: FSK-ja qëndroi gabimisht në Veri
Kosovo

Kosovë/ Automjetet në rrugët e Mitrovicës, policia: FSK-ja qëndroi gabimisht në Veri

by mirseda
15:03 | 16/10/2025
0

FSK - e cila duhet të marrë leje nga misioni i NATO-s në Kosovë për të lëvizur...

Kallas: Plani i BE-së për mbrojtje nga dronët plotëson NATO-n

Kallas: Plani i BE-së për mbrojtje nga dronët plotëson NATO-n

14:56 | 16/10/2025
SPAK kontrolle në banesën dhe zyrën e biznesmenit Artan Dulaku

SPAK kontrolle në banesën dhe zyrën e biznesmenit Artan Dulaku

14:34 | 16/10/2025
Shkodër/ Kanosën me a*më gjahu fqinjin e tyre, arrestohen në flagrancë babë e bir

Shkodër/ Kanosën me a*më gjahu fqinjin e tyre, arrestohen në flagrancë babë e bir

14:31 | 16/10/2025
Rusia sulmon infrastrukturën e gazit në Ukrainë

Rusia sulmon infrastrukturën e gazit në Ukrainë

14:16 | 16/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com