Fatmir Pjetri është shqiptari i prangos nga Interpol Haga në Holandë, me qëllim ekstradimin e tij në Shqipëri.
31-vjeçari akuzohet se është një nga anëtarët e “Bandës së Babagjyshëve”, e cila ka kryer 13 grabitje me dhunë në Shqipëri e Maqedoni.
NJOFTIMI I POLICISË:
Nga Interpol Haga në bashkëpunim me Z.Q.K.Interpol Tirana, u bë i mundur arrestimi provizor në Holandë me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë , i shtetasit shqiptar Fatmir ( Fatjon ) PJETRI, 31 vjeç, lindur në Pukë.
Ky shtetas është shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, me Vendim Nr.559, datë 19.12.2014, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për kryerjen e veprave penale të “Vjedhjes me armë”, “Krijimit të grupit të strukturuar kriminal” dhe “Kryerjes së veprave penale nga grupi I strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 140, 333/a, dhe 334 të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.
VJEDHJET E BANDËS:
Prokuroria e Krimeve të Rënda, ka dokumentuar 13 grabitje me dhunë të bandës së “Babagjyshëve”, në Shqipëri e Maqedoni.
VJEDHJET NË SHQIPËRI
Reziston pronari, dështon vjedhje argjendarie te Stacioni trenit, Durrës
– Më datë 11/01/2013 rrett orës 6 pasdite është kryer vjedhja e mbetur në tentativë me armë në bashkëpunim nga dy persona të maskuar dhe të armatosur që kanë lëvizur me mjet I argjendarisë ndodhur në pranë stacionit të trenit Durrës ne pronesi te shtetasit Adnant Ferizaj. Në këtë vjedhje kanë marrë pjesë shtetasit nën hetim Fatmir Pjetri, Agustin Sula dhe Saimir Kala.
Kanë rënë dakord dhe të tre janë nisir me mjejtin tip Lançia. Kishin me vete një armë automatic që e mbante Fatmiri dhe një pistoletë që e mbante Saimiri.
Kanë shkuar tek argjendaria dhe kanë hyrë Brenda Austini dhe Saimiri me pistoletë në dorë ndërsa Fatmiri ruante jashtë me armë në dorë. Saimiri me a mrë në dorë detyroi të zotin e argjendarisë të hapte kasafortën por ai nuk e ka hapur. Duke qënse u bë shumë problem pasi u mblodhën shumë njerëz tek lokali që ishte ngjitur autorët janë larguar pa marrë sende me vlerë me vete. Kanë marrë armët me vete dhe kanë shkuar tek shtëpai e Fatmirit në Golem.
Vjedhin 1 kg flori në Kuçovë, ndajnë nga 6 milionë lekë për secilin
– Më datë 28.09.2013, rreth orës 19.10 kanë vjedhur me armë në bashkëpunim, dyqanin argjendari, në pronësi të shtetasit Altin BANO ndodhur në Lagjen “Llukan Prifti”, Kuçovë. Në këtë vjedhje kanë marrë pjesë shtetasit nën hetim Ilir Kupa, Agustin Sula, Fatmir Pjetrin dhe Hajdar Sefa ku kanë marrë një sasi të konsedueshme floriri.
Kanë peshuar floririn e vejdhru dhe ishte rreth 1 kg të cilin e ka shitur Fatmiri dhe secili nga autorët ka marrë nga 600 000 lekë të reja.
Vjedhin nga kasaforta e në firme në Vorë, 1000 dollarë në Vorë
– Më datë 25.10.2013 rreth orës 13.20 është kryer vjedhja me armë në bashkëpunim nga dy persona të maskuar dhe të armatosur I firmën agroushqimore “Agro Tech Al”, ndodhur ne Vorë, ku kanë marrë shumën prej 1000 dollar arkëtares së kësaj firme, shtetases Irisa Gëzim Tereziu.
Vjedhin argjendarinë, plagosin pronarin në Laç dhe ndajnë nga 7 mijë euro për secilin
– Më datën 05.11.2013 rreth ores 14.30 është vjedhur me armë në bashkëpunim argjendaria në pronësi të shtetasit Sami Reçi dhe gjate vjedhjes kane lene te plagosur pronarin e saj ndodhur ne qender te qytetit Laç, ne kompleksin “Romina”. Në këtë vjedhje kanë marrë pjesë shtetasit Ilir Kupa, Hajdar Sefa, Agustin Sula dhe Fatmir Pjetrin dhe kanë marrë një sasi të konsedueshme floriri. Kanë peshuar floririn e vejdhru dhe ishte rreth 1 kg të cilin e ka shitur Fatmiri dhe secili nga autorët ka marrë nga 7000 Euro.
Vjedhin argjendarinë në Fushë Krujë, ndajnë nga 5 mijë euro për secilin
– Më datë 25.11.2013 rreth ores 13.45, është vjedhur nga tre persona te armatosur “Argjendari Gjino”, ne vendin e quajtur tek tregu i qytetit Fushe Kruje, ne pronesi te shtetases Prene Bardhi, ku ne kete jane vjedhur nje sasi bizhuterish si dhe nje sasi rreth 500.000 (peseqind mije) leke. Kanë peshuar floririn e vejdhur dhe ishte rreth 1.5 kg të cilin e ka shitur Fatmiri dhe secili nga autorët ka marrë nga 5000 Euro
Vjedhin argjendarinë te TEG, ndajnë nga 12 mijë euro
– Më datë 24.12.2013 rreth ores 17.30 eshte kryer vjedhja me arme në bashkëpunim Argjendaria “Gelosia”, ndodhur në qendren tregtare “TEG”, në fshatin Lunder, Tiranë. Në këtë vjedhje kanë marrë pjesë shtetasit nën hetim Ilir Kupa, Agustin Sula, Fatmir Pjetrin dhe Julian Qerushi ku kanë kanë marrë një sasi të konsiderueshme floriri.
Kanë peshuar sendet tek shtepia dhe ishin rreth 4 kg e pak. Secili nga autorët ka mbajtur disa nga bizhuteritë e vjedhura. Pjesën tjetër e ka marrë Fatmiri i cili pas shitjes u ka dhënë autorëve nga 12.000 euro. .
Vjedhin te “Benz”-i, marrin 100 mijë lekë
-Me 28 shkurt 2014 në orët e drekës është kryer vjedhja me armë në bashkëpunim nga dy persona të maskuar me uniforma policie dhe të armatosur I pikës së shitjeve të makinave Mercedes Benz, ndodhur ne autostradën Tiranë Durrës, prabë mbikalimit të Kasharit, ku kanë marrë shumën prej 100 000 lekë. Në këtë vjedhje kanë marrë pjesë shtetasit nën hetim Agustin Sula dhe Edmond Selala. Ditën e ngjarjes rreth orës 12:00 kanë shkuar të këto zyra kanë nën përdorimin e armës kanë detyruar rojën të hapë dyert e kanë hyrë në ambjentin e brendëshëm dhe kanë marrë një shuëm prej 100 000 lekësh.
Vjedhin kompaninë ë Arben e Mark Frrokut, marrin 1 milion lek
-Më datën 14.04.2014, rreth ores 10;36 është kryer vjedhja me armë në bashkëpunim nga katër persona të maskuar me uniforma policie dhe të armatosur I kompleksit të shërbimeve A.M.L, ndodhur ne Rrugën “Konferenca e Pezës”, Tiranë ku kanë marrë shumën prej 1 000 000 lekë. Në këtë vjedhje kanë marrë pjesë shtetasit nën hetim Fatmir Pjetri, Dritan Kola, Agustin Sula dhe Mark Shpendi.
Vjedhin argjendarinë te gjykata, marrin shumën prej 600 mijë lekësh
-Me dt 22/04/2014 rreth orës 09:30 është kryer vjedhja me armë në bashkëpunim nga dy persona të maskuar dhe të armatosur që kanë lëvizur me motorr I argjendarisë “AÇ”, ndodhur në bulevardin “Bajram Curri”, përballë Gjykatës së rethit Gjyqësor Tiranë,ne pronesi te shtetasit Alfons Çarçiu, ku kanë marrë shumën prej rreth 600 000 lekë. Në këtë vjedhje kanë marrë pjesë shtetasit nën hetim Fatmir Pjetri dhe Agustin Sula. Kanë peshuar floririn dhe kanë parë që ishte rreth 55.
Vjedhin pikën e skrapit në Vorë, marrin 150 mijë lekë
-Me dt 03.06.2014 në orët e drekës është kryer vjedhja me armë në bashkëpunim nga dy persona të maskuar dhe të armatosur I pikës së skrapit ne rrugen dytesore Vore-Marikaj,ne pronesi te shtetasit Rezart Zylfo, ku kanë marrë shumën prej 150 000 lekë. Në këtë vjedhje kanë marrë pjesë shtetasit nën hetim Fatmir Pjetri dhe Agustin Sula. Pasi kishin studiuar vendin e vjedhjes dy shtetasit nën hetim ditën e ngjarjes kanë kanë shkuar me metorrin që përdorte shtetas nën hetim Agustin Sula. Kanë pasue me vete një armë tip pistoletë që e ka mabjtur Fatmirir. Sapo kanë shkuar tek vendi nën kërcënimin e armës kanë detyruar rojën tu jepte nga kasaforta shumë e lekëv që ishin grumbulluar dhe më pas janë parguar me motor. Kanë vjedhur shumë prej 15000 dhe e kanë ndraë së bashku.
Vjedhin një banesë në Lezhë, marrin 1 milion lekë dhe 5 mijë USD
-Në datë 26/11/2014 rreth orës 17:30 është kryer vjedhja e banesës së shtetasit Kol Gega , ndodhur në fshatin Kallmet Lezhë ku kanë marrë shumat prej 1 000 000 lekë dhe 5000 USD. Në këtë vjedhje kanë marrë pjesë shtetasit nën hetim Agustin Sula, Angjelin Ndreka dhe Lin Kala. Secili prej tyrke merr 1600 euro dhe nga 3.3 milion leke te vjetra. Rrobat qe u perdorem dhe fenerlinen u hodhem ne nje kanal ne aksin rrugor Zhej-Mamurras..
VJEDHJET NË MAQEDONI
Vjedhin argjendarinë në Strugë, ndajnë nga 17 mijë euro
-Në datë 30/04/2014 është vjedhur argjendaria në pronësi të shtetasi ramadán hakim ndodhur në Strugë ku është marrë një sasi prej 5.5 kg flori. Në këtë vjedhje kanë marrë pjesë shtetasit nën hetim Agustin Sula, Fatmir Pjetri, Miljan Elezi ose i quajtur Artur Tafani, Mark Shpendi dhe Dritan Kola. Kanë peshuar mallin dhe rezulton se ishte 5.5 kg të cilain e ka shitur Fatmiri. dhe u ka dhënë autorëve nga 17 000 Euro.
Vjedhin argjendarinë në Dibër të madhe, nga shkëmbimi zjarrit vritet një hajdut
-Në datë 29/07/2014 është vjedhur një argjendari ndodhur në Dibër të Madhe ku gjate vjedhjes autorët kane shkembyer zjarr dhe eshte vrarë njeri nga bashkëpuntorët në kryerjen e kesaj vjedhjes shtetasi Miljan Elezi ose i quajtur Artur Tafani. Në këtë vjedhje është marrë një sasi prej 12 kg flori. Në këtë vjedhje kanë marrë pjesë shtetasit nën hetim Agustin Sula, Fatmir Pjetri, Miljan Elezi ose i quajtur Artur Tafani, Saimir Kala dhe Dritan Kola. E peshojme mallin qe ishte 12 kg. Kete sasi malli e morri Fatmiri i cili e shiti dhe nga shitja u është ndarë autorëve nga 40.000.
FLET FATMIR PJETRI, dëshmia për News 24, dhënë më 20 dhjetor 2014:
Fatmir Pjetri, një prej të akuzuarve si pjestar i ‘Bandës së Babagjyshëve’ shprehet se është i pafajshëm. I shpallur në kërkim nga policia, Pjetri ka akuzuar policinë se nuk ka asnjë fakt dhe provë, por shpik sajesa për emrin e tij.
“Nuk e di cili shpik për emrin tim, jam i pafajshëm. Policia të më akuzojë me fakte reale, jo me sajesa”.
Pjetri rrëfen se policia në biznesin që ai administron ka sekuestruar sende të klientëve duke i konsideruar si të vjedhura.
“Policia ka hyrë në biznesin tim para disa ditësh dhe ka sekuestruar florinj, celularë. Ato që sekuestroi policia janë të klientëve, jo të bandës. Kam kopje kartash të klientëve që kanë lënë mallin peng. Agustin Sula vinte shpesh në dyqanin tim dhe merrte para për të blerë drogë. Ai është një person i dënuar me 23 vite burg. tani një pyetje kam. Si mund të merret parasysh fjala e një të droguari?”.
Por i akuzuari si anëtar i Bandës së Babagjyshëve lëshon dhe një akuzë tjetër ndaj policisë.
“Në polici jam rrahur nga drejtues të lartë te policise”.
Ne lidhje telefonike gazetari Edvin Parruca. Alo Fatmir. Përshëndetje. Ju jeni një prej personave në kërkim pasi akuzohet se pjestar i ‘Bandës së Babagjyshëve’. Ai ka telefonuar në tv Neës24 për të folur rreth akuzave që bëhen ndaj tij. Fatmir cila është e vërteta?
Nuk e di kush shpik për emrin tim policia apo gazetarët. Por di të them që jam i pafajshëm për akuzat që më janë bërë. Policia bën mirë të akuzojnë me fakte reale jo me prova të sajuara. Policia ka hyrë në biznesin tim para disa ditësh dhe ka sekuestruar flori, serm, telefon iPhone dhe disa ora që kam pasur tek dyqani im, sende që i përkasin klientëve të mi dhe jo babagjyshave. Disponoj të gjitha fotokopjet e kartave të identitetit të klientëve që kanë lënë mall peng tek dyqani im.
Përsa i përket lidhjes sime me Agustin Sulën ishte thjesht tek dyqani im dhe merrte para për të blerë drogën e radhës. Ai është një person i dënuar me 2 vite burg dhe i varur nga droga. Si mundet që policia, të marrë për bazë fjalën e një të droguari dhe të marrë për bazë fjalën e tij? Unë jam thjesht një i akuzuar, që kam lidhje me këtë grup, por jo i dënuar.
Si mundet që policia të marri për bazë fjalën e një të droguari. Unë jam thjesht i akuzuar që kam lidhje me një të dënuar.
Derisa gjykata të shpallë fajësine apo pafajësinë time, do t’ju lutesha gazetarëve të mos publikojnë emrin dhe fotografitë e mia dhe të më përshkruajnë me biografi kriminale. Nuk jam as i rrezikshëm dhe as i armatosur.
Ju ku ndodheni aktualisht Fatmir?
Nuk ka rëndësi ku ndodhem. Policia më ka shoqëruar në drejtori këto dy vite shpesh herë. Jam pyetur për cështjen e ‘Babagjyshëve’ dhe u kam thënë që nuk di gjë. Dhe kam bërë aty deklaratat e mia. Herët e fundit jam rrahur dhe kam dalë me shenja në fytyrë dhe me nja dy brinjë të thyera. Jam rrahur jo nga hetues të policisë, por nga drejtues të lartë të shtetit që kanë përdorur metodat e komunizmit për tortura.
Përse nuk dorëzoheni ju Fatmir?
Sepse nuk kam besim tek policia. Ka shumë akuza, dhe nuk kam besim dhe nuk kam pse të dorëzohem. Kërkoj avokatët e mi që të flasin për mua. Nëse gjykata me fakte me shpall fajtor, do vij të bëj dënimin tim. Këtë cështje do ta ndjekin avokatët e mi. Do pres vendimin e gjykatës kur të dalë, nëse dal i fajshëm apo i pafajshëm. Nëse do dënohem do vij të bëj dënimin që do më japin.
Në cfarë rrethanash njiheni ju me anëtarët e tjerë të ‘Bandës së Babagjyshëve’?
Shumicën nga banda nuk i njoh. Disa i njoh. Kam pasur njohje të vjetra para shumë vitesh me Ilir Kupën, Agustinin. Këta të dy njoh. Këta të tjerët që ndodhen brenda nuk i njoh. I kam parë, por nuk i njoh.
Cfarë keni ndër mend të bëni? Jeni person i shpallur në kërkim, si do mbroheni?
Drejt me thënë nuk më ka ndodhur kurrë në jetën time të ndodhem në këtë situatë. Policia ka terrorizuar familjarët e mi. Cështjen do e marrin avokatët e mi dhe do të pres cfarë do të thonë ata. Nuk di si të veproj. Do bëj cfarë të më sugjerojnë avokatët e mi.
Me atë që kam pësuar unë në policia radhën e fundit, ku 6-7 drejtues të lartë të policisë më kanë rrahur. E keqja se nuk kam pasur dëshmitarë në dhomë, vetem policë. Por kam pasur shenjat kur kam dalë. TIRANA TODAY