Interi ka mposhtur 2-0 në Bergamo Atalantën, duke fituar kështu sfidën për vendin e dytë të Serisë A.
Ekipi i drejtuar nga Antonio Conte shënoi dy herë në pjesën e parë me D’Ambrosio dhe Young për të mbyllur kampionatin në vendin e dytë me 82 pikë, vetëm 1 pikë pas Juventusit kampion, që humbi në Torino ndaj Romës me rezultatin 1-3.
Në ndeshjet e tjera të kësaj mbrëmjeje, Napoli mundi 3-1 Lazion, ndërsa Milani mposhti 3-0 Cagliari, me kuqezinjtë që e mbyllin sezonin në vendin e gjashtë të renditjes, shkruan “A2”.