Policia e Shtetit bën me dije se kanë përfunduar në pranga 2 shoferë për drejtim mjeti në gjendje të dehur, ndërsa janë bllokuar 19 leje drejtimi.
Këto masa u morën në kuadër të kontrolleve të ushtruara me Radar në aksin Sauk-Teg, për të parandaluar aksidentet rrugore që vijnë si pasojë e shpejtësisë mbi normat e lejuara.
Policia njofton se, gjatë kontrolleve të ushtruara mbrëmjen e kaluar, policia ka kapur drejtues mjetesh me shpejtësi skëterrë deri në 198 km/h, si dhe shoferë të dehur në timon.
Ndërkohë, raportohet se janë vendosur 5 gjoba maksimale, me nga 30 mijë lekë të reja secila për abuzim me shpejtësinë për drejtues mjetesh rezident në një nga vendet e BE-së.
“Edhe pse kontrollet me radar dhe alkooltestues, janë shumëfishuar jo vetëm në Tiranë, por në gjithë rrugët urbane dhe ato interurbane të Shqipërisë, pavarësisht se në fundjavë kontrollet janë edhe me të përqendruara, fushatat sensibilizuese gjithashtu më të shumta, përsëri ka akoma shumë drejtues mjetesh që abuzojnë duke përdorur mjetin në shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, si “vrasës” të sigurisë në rrugë.
Prej orës 20:00 e deri në këto momente, janë ✍??♀ 12 leje drejtimi, për shpejtësi që variojnë nga 132 deri në 198 km/h. Dhe 7 Leje Drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit që varionin nga 0.29mg/l deri në 1.11 mg/l.
Dy drejtues mjetesh në pranga për drejtim mjeti në gjendje të dehur që varionin nga 0.78mg/l deri në 0.99 mg/l, sasi që sipas testeve të verifikuara vinte në rritje.
Gjithashtu janë vendosur 5 gjoba maksimale, me nga 30 mijë lekë të reja secila për abuzim me shpejtësinë për drejtues mjetesh rezident në një nga vendet e BE-së.
Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve, mos abuzoni me shpejtësinë dhe alkoolin në timon, kujdesuni për jetën tuaj dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës.
Të fluturosh në rrugë gati me 200 km/h apo në gjendje të dehur ke cënuar rëndë sigurinë e jetës në rrugë.
Policia Rrugore me radarë e dragera është prezente kudo, jo për të shtuar numrin e gjobave, por për të parandaluar kërcënimin e jetës në rrugë nga këta drejtues mjetesh që abuzojnë me rregullin dhe normat e sjelljes në rrugë”, thuhet në njoftimin e policisë.