Refuzimi për të mos hapur negociatat ndaj Shqipërisë me Bashkimin Evropian përveç mungesës së reformave nga ana vendit tonë, fsheh edhe një problem të brendshëm të vetë Unionit.
Një ndër aktorët kryesorë që ka kërkuar vazhdimisht moshapjen e negociatave ka qenë presidentit francez Emanuele Macron. Ky i fundit po kërkon që të fshehë debatin e e brendshëm mbi çështjen e zgjerimit në drejtim të lindjes. Një çështje e cila mund të trazojë fushatën zgjedhore për në Parlamentin Evropian në vitin 2019 të Macron dhe Rutte.
Këta dy të fundit janë të angazhuar të mbajnë jashtë ekstremistët e djathtë të udhëhequr nga Marine Le Pen dhe Geert Wilders, pararoja e betejave ksenofobike në Parlamentin Evropian.
Pra, gjithçka bëhet për vota dhe për të ruajtur pushtetin kundër rrymës ekstremiste që sa vjen edhe rritet. Ky është përfundimi në të cilin arrin Valentina Brini në një analizë për “eastwest.eu”.
“Macron po e përsërit prej muajsh “mbylljen e derës” për Ballkanin Perëndimor, dhe në fund Holanda dhe Franca ranë dakord vetëm për një kompromis. Një mënyrë e butë, për të fshehur debatin e brendshëm mbi çështjen e zgjerimit në drejtim të lindjes, që mund të trazojë fushatën zgjedhore për në Parlamentin Evropian në vitin 2019 të Macron dhe Rutte, që janë të angazhuar të mbajnë jashtë ekstremistët e djathtë të udhëhequr nga Marine Le Pen dhe Geert Ëilders, pararoja e betejave ksenofobike në Parlamentin Evropian”, shkruan Valentina Brini.
Analiza e plotë e Valentina Brinit: Një vit kohë për të bindur Evropën se janë të denja të anëtarësohen, ose një vit kohë për të bërë një hap prapa, dhe për të hedhur sytë dikur tjetër përgjithmonë.
Një hapësirë e bardhë, që ndan të tashmen e Shqipërisë dhe Maqedonisë, nga e ardhmja e të gjithë rajonit të Ballkanit, dhe gjithashtu edhe e Bashkimit Evropian.
Të enjten që shkoi, 28 ministra të jashtëm të vendeve të BE-së, vendosën të shtyjnë datën për fillimin e negociatave të pranimit në BE për Tiranën dhe Shkupin, për në qershorin e vitit të ardhshëm.
Një marrëveshje kompromisi e njoftuar, për t’i dhënë “një perspektivë të qartë evropiane” të dyja vendeve, por që në fakt paraqet një dështim momental të përbashkët.
Franca dhe Holanda, me mbështetjen e ndrojtur të Danimarkës, ishin kundër nisjes së negociatave që të tjerët, duke përfshirë Italinë (një mbështetëse e palodhur të perspektivës së integrimit evropian të Ballkanit, me një fokus të veçantë tek Shqipëria), do të donin të fillonin menjëherë.
Por në fund të 2 ditëve të diskutimeve dhe tensioneve, marrëveshja, hapi i guximshëm që kërkonin prej muajsh Përfaqësuesja e Lartë, Federica Mogherini, Komisioneri i Zgjerimit Johannes Hahn, dhe Parlamenti Evropian nga vendet anëtare, nuk u arrit.
Ose më saktë, si në historitë më të mira të demokracisë evropiane, ajo erdhi në formën e një kompromisi. Në tekstin përfundimtar të firmosur nga ministrat e BE-së, Komisioni Evropian është i mandatuar të vazhdojë me punën përgatitore për fillimin e negociatave.
Pranvera evropiane për Tiranën dhe Shkupin, është sot më larg se sa një vit. Një rezultat, i përcaktuar nga burime diplomatike italiane si “në tërësi pozitiv”, dhe “inkurajues për të dyja vendet”, por që “mund të ishte politikisht shumë më ambicioz”. Në shënjestër të kundërshtimit të Francës dhe Holandës, ishte veçanërisht Shqipëria.
Javën e kaluar, parlamenti i Hagës, miratoi në shumicë dërrmuese një rezolutë, që i kërkonte qeverisë holandeze të votonte kundër hapjes së negociatave me Tiranën, duke gjykuar nga rezultatet e arritura nga qeveria shqiptare, në mënyrë të veçantë në drejtim të luftës kundër korrupsionit dhe kriminalitetit, e pamjaftueshme për të hedhur një hap drejt BE-së.
Për Maqedoninë, refuzimi i aksit franko-holandez ishte më pak e qartë, falë edhe marrëveshjes historike të nënshkruar ndërmjet Shkupit dhe Athinës më 17 qershor, simbolikisht në Liqenin e Prespës, e cila i jep vendit një emër të ri “Maqedonia e Veriut”, duke i dhënë kësisoj fund një mosmarrëveshje 30-vjeçare.
Megjithatë, Macron po e përsërit prej muajsh “mbylljen e derës” për Ballkanin Perëndimor, dhe në fund Holanda dhe Franca ranë dakord vetëm për një kompromis.
Një mënyrë e butë, për të fshehur debatin e brendshëm mbi çështjen e zgjerimit në drejtim të lindjes, që mund të trazojë fushatën zgjedhore për në Parlamentin Evropian në vitin 2019 të Macron dhe Rutte, që janë të angazhuar të mbajnë jashtë ekstremistët e djathtë të udhëhequr nga Marine Le Pen dhe Geert Wilders, pararoja e betejave ksenofobike në Parlamentin Evropian.
Të parët që përfitojnë nga shpërbërja e ëndrrës evropiane, janë partitë vendase nacionaliste anti-BE. Por edhe konservatorët më të moderuar në Maqedoni, të lidhur ngushtë me historinë e pavarësisë së vendit, nuk heshtin.
Aq shumë sa që presidenti maqedonas Gjorgje Ivanov hodhi plotësisht poshtë marrëveshjen me Greqinë, duke njoftuar se në asnjë rrethanë nuk do ta firmosë atë, edhe pas miratimit të Parlamentit. Greqia mori gjithçka që donte, ndërsa Maqedonia asgjë, mendon ai.
Për të parë përpara, kompromiset evropiane mund të mos kenë përfunduar. “Zgjerimi i ardhshëm, që do të përfshijë Maqedoninë, përbën një konsolidim të Bashkimit Evropian”, dhe krerët e BE do ta përfundojnë atë, duke pranuar vendet e Ballkanit Perëndimor brenda familjes së tyre”- tha kryeministri Maqedonas Zoran Zaev.
Asi nën mëngë, mund të jetë bashkëpunimi në politikën e emigracionit të Brukselit, ashtu si ata që tashmë janë pjesë e BE-së, që mbyllin portet dhe kufijtë e vendit, duke propozuar “qendra të reja të zbarkimit” në territorin europian, por jashtë unionit.
Një identikit që përputhet me Rrugën Ballkanike. Komisioneri i BE-së për Emigracionin, Dimitris Avramopulos e ka hedhur poshtë këtë hipotezë, por shtoi se “puna jonë e përbashkët” në menaxhimin e krizës së emigrantëve, “ka çuar në rezultate shumë konkrete si në nivelin politik, ashtu edhe atë operativ”.
Ka edhe një vit tjetër për të vazhduar bashkëpunimin, ndërsa Tirana dhe Shkupi, po mbledhin “thërrimet” e një ambicieje evropiane.
PËRSHTATI TIRANA TODAY