Ingrit Gjoni e ka thënë shpesh në intervista të shumta se me Çiljeta Xhilagën janë shoqe të ngushta. Këngëtaret kanë një miqësi 20-vjeçare. E po kështu edhe bashkëpuniet e tyre janë po kaq të suksesshme. E ftuar sot në “E Diell”, Ingriti solli në kujtesë një sherr të saj me Çiljetën, teksa ishin për një koncert në New York në vitin 2010. Sherri mes tyre kishte ndodhur për një laps sysh. Por inati nuk ka zgjatur shumë, dhe ato e hodhën pas krahëve këtë situatë qesharake.
“Nuk e di sesi dolëm të këndonim para 1 mijë vetave, pasi ishim zënë për një laps sysh”, rrëfen Gjoni.
“Një mikesha jonë na solli një laps, dhe ne sikur po ndanim pronat. Jo ma dha mua, e jo ta dha ty. Por e kishim shumë seriozisht zënkën. Na mbeti shumë hatri. Kemi kënduar gjatë gjithë natës me inat, por të nesërmen kur shkuam të hanim mëngjes, e harruam fare”, përmbylli rrëfimin e saj këngëtarja.