Pas postimit që bëri një ditë më parë në “Facebook”, Rama ka replikuar me komentuesit pasi këta të fundit e kanë akuzuar të se ka ngelur duke kërkuar falje çdo javë. Kreu i qeverisë me anë të postimit të tij kërkoi falje për veprimin e ministrit Bushati, pasi lagu me ujë deputetët e opozitës një ditë më parë në Kuvend.
Ndërsa nga ana tjetër të shumtë janë qytetarët të cilët i kanë shkruan për taksën e Rrugës së Kombit.
Replikat
Qytetari: Ju te gjithe njelloj jeni e torturuat popullin taks taks taks….. keni 28 vjet tortura po i beni mjere populli i shkrete po do i plasi shpirti nje dite e gjeni vrime te futeni te gjithe..
Rama: I dashur Thimi ti mesa duket nuk e di cfare flet, sepse me siguri nuk paguan asnje takse! Kjo qeveri i ka rritur taksat vetem per ata qe kane me shume dhe i ka ulur per gjithe te tjeret. Pyet nje infermiere, nje mesuese, nje punonjes me page mesatare ne shtet a ne privat (sepse pagat e uleta nuk taksohen) dhe do te te thone qe paguajne me pak takse mbi rrogen se sa pese vjet me pare! Pyet edhe nje biznes te vogel, sa takse paguante e sa paguan! Aaaa, nese pastaj ti quan takse te re faturen e energjise apo te ujit qe nuk e paguaje, ketu s’ta ka kush fajin, sepse ato s’jane taksa po pagesa si per cdo mall qe konsumon…
Qytetari: Te gjithe te njejtat fjale thoni kur jeni ne qeveri keto pralla kemi degjuar kur ka qene PD ,PS,LSI ….. Te njejtat mburje kemi degjar nga partite ne pushtet per 28 vjet dhe hedhje faji tek qeveria e meparshme…. beni dicka per te varferit qe te mbaheni mend per mire per familjet ne skamje.. besimi te partite me ka ikur ka 15 vjet ….
Rama: Thimi Jance te thashe me thuaj cfare takse paguan, nuk te tregova perralla dhe nuk bera asnje mburrje! Sa per ate qe jane te tere njesoj, je duke komentuar ne nje postim qe provon se kjo nuk eshte e vertete dhe jo, nuk jane te gjithe njesoj, askund e as ne politike!
Qyterai: Edi Rama kam punuar per 5 vjet infermier ne shqiperi dhe i di mire rogat sa kane qen e sa jane dhe pikerisht per ato roga u detyrova te ikja e te punoj jashte shtetit e te le vendin tim !mendon se e kam len nga halli apo nga qefi vendin tim e po jetoj si emigrant?!nuk ka njeri qe nqs jeton mire ne vendin e tij e kerkon te leri familjen e shkoje ne emigrim..me vjen keq se ke jetuar dhe vete ne Paris dhe e di cdo te thote..
Rama: Thimi Jance une nuk thashe qe jane rrogat e infermiereve si ne Paris, une fola per taksat dhe ti perseri nuk kthen pergjigje sepse nuk ke pergjigje dhe ja ku doli qe nuk jetoke fare ne Shqiperi e ankohesh per taksat ne Shqiperi?
Qytetarja: Keto ndjesat jane ceshtje morale.Ne regull jeni ndryshe Dhe ne ju kuptojme. Po ama nje gje kini gabim Po futini brenda Te tere ata qe kan shkelur ligjin . Se kuptoj Pse Pse Pse Nuk merni vendim dhe ta pastroni Shqiprine nga plerat.
Rama: Nuk fut brenda qeveria ne demokraci, po ligji dhe drejtesia Ferman!
Qytetari: Jam dakorte z kryeminister .por shume akte vandaliste po kryejne kohen e fundit duan ta djegin si 97 .mos I lini Te zmallojene zullumet se cdo gje eshte ne kuriste tone .
Rama: Ferman Duka prandaj ka filluar pastrimi i drejtesise qe kush e meriton te ndeshkohet!
Qyetatri: Edi Rama Po por qeveria eshte përgjegjëse ne menyre direkte ne qofte ligji dhe drejtesia deshtojn te bejne punen e tyre.
“Ne qofte se” ndodh kjo atehere do kete rritje te anarkise kudo dhe e ardhmja do behet e veshtire per tu parashikuar.
Rama: Klei Aliaj prandaj kjo qeveri beri e po ben ate qe askush s’e mendoi jo me ta bente: Pastrimin e sistemit te drejtesise!
Qytetari: Pash kishen e Laçit kur do te beheni njerez ju …..Ngelet tu shajt si me çene rrugaçe.Pak turp nuk ju vjen?…..(nuk e kam personale vetem me ty)
Rama: Besnik Baruti me mua s’ke cfare te kesh hic po a ma tregon nje deputet te vetem socialist qe shan si rrugaç sipas teje?!
Qytetari: Edi Rama po pse more te largohen pa u ndeshkuar?! Apo erdhi vetingu japin doreheqjen mbajn milionat per qejf e populli po vargerohet dita dites!! Ti flet per rrogat e mesuesve e drejtoreve e infermierve pse nuk flet per rrogat e te punesuarve jasht puneve shteterore apo 10 mije lek ne dite ne 92 dhe 10 mije lek ne 2018! Esht bo me ik naten nga shqipria e mos me te pa njeri! E humbem krenarine qe jemi shqiptar!!
Rama: Edison Jella vertete e ke qe kane qene rrogat 10 mije leke ne dite ne 92-shin apo e ben per humor kete?! Sa per krenarine e te qenit shqiptar, nese kete e lidh me rrogat dhe e krahason Shqiperine me Gjermanine (se me rajonin qe e krahasoj une ishim me keq se te tere para pese vjetesh e sot jemi ne mesataren e rajonit) atehere me vjen keq per ty! Ndersa ate largimin pa u ndeshkuar e ke shume gabim, sepse eshte aspak ashtu, perkundrazi, por qe te ndeshkohen duhet te pastrohet drejtesia njehere dhe keto behen me radhe edhe pse askush nuk ka faj qe eshte i paduruar.. Po keto gjera duan kohen e tyre se keshtu eshte kur nuk u bene ne 25 vjet.
Qytetarja: Njëri me ujë, tjetra me këpucë, dmth. fjala e paska humbur fuksionin e saj në atë kuvënd, qenka bërë kuvendi çerdhe dhe kopësht. Të shohim herën tjetër me çfarë do gjuhet. Na habitët me këto lloj sjelljesh në paralement. Jeni zgjedhur të zgjidhni problemet e kombit e jooo të silleni si fëmijë ky apo ai e filloi sherrin i pari.
Rama: Bianka, nuk po zgjidh askush se kush e filloi i pari dhe dallimi eshte i qarte per kedo qe deshiron ta shikoje! Kush pastaj nuk do te shikoje, eshte ne te drejten e tij te beje qorrin qe i sheh te gjitha?