Politika është mbërthyer fort nga vala e infektimeve me koronavirus. Deputeti i PS në Elbasan, Florenc Spaho, ka rezultuar pozitiv me COVID-19.
‘Abcnews’ pohon se gjendja e deputetit është e mirë, dhe nuk ka pasur komplikime. Ai është karantinuar së bashku me familjen në shtëpi.
Spaho, i cili në profesion është doktor, në muajin mars është shprehur se do ndihmojë kolegët e tij në spitale, që ti bëjnë ballë virusit.