Koronavirusi ka prekur deputetin e Partisë Socialiste në Vlorë, Edmond Leka. Ky i fundit ndodhet prej disa ditësh në Spitalin Infektiv, ku po trajtohet me ndihmë mjekësore.
Gjendja e tij është e rënduar, dhe siç mësohet, deputeti po trajtohet me oksigjen. Edmond Leka, është politikani i radhës që preket nga COVID-19.
Më herët, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, deputetët Ralf Gjoni, Eljo Hysko, Enver Roshi e Adriatik Alimadhi, ia dolën duke fituar betejën me COVID-19.