Nga Chris Bryant “Bloomberg”
Mjaftoi një erë e fotmë për të ndalur fluksin globale të kontejnerëve dhe dërgesave të naftës. Anija fatkeqe e ngarkuar me kontejnerë që bllokoi kanalin e Suezit javën e shkuar, ka ndërprerë një rrugë që përballon më shumë se 10 për qind të fluksit të tregtisë ndërkombëtare.
Një pjesë e kësaj që po ndodh ishte thjesht për të ardhur keq:Egjipti ka zgjeruar pjesë të kanalit, për të bërë të mundur një kalim të dyanshëm, dhe për të akomoduar transportues më të mëdhenj. Anija “Ever Given” doli nga kursi dhe ngeci në një pjesë të rrugës ujore që është ende e ngushtë.
Por ky incident përbën gjithashtu një kujtesë që edhe një qytetërim i përparuar si i yni, ka ende pika të cenueshmërisë akute. Në strategjitë në fushën ushtarake, pengesa të tilla njihen gjithashtu si “pika mbytjeje”. Dhe ne shpesh nuk u kushtojmë vëmendje të mjaftueshme atyre,derisa diçka të shkojë keq.
Projektuesit e sistemeve përpiqen që t’i shmangin momente të tilla, në mënyrë që rrjetet e transportit, energjisë dhe komunikimit të jenë në gjendje të përballojnë sulmet apo fatkeqësitë e papritura. (Rrëzimet e Kullave Binjake,nga dy avionë Boeing 737 Max, janë një shembull i një projektimi me të meta – një sensor i vetëm i dha lexime të gabuara sistemit të automatizuar të fluturimit të aeroplanit).
Përparimet teknologjike dhe globalizimi supozohej të na bënin më pak të ndjeshëm ndaj këtij lloji të problemit. Për shembull interneti, u konceptua si një sistem i decentralizuar që është shumë i vështirë për tu thyer, ashtu si Bitcoin.
Por infrastruktura globale, ka ende një numër të habitshëm të pikave të dobëta. Këto mund të jenë të vështira për t’u korrigjuar, pasi krijimi i opsioneve rezervë është i shtrenjtë, dhe bie në kundërshtim me ekonomitë e shkallës. Në disa raste, problemi është edhe më i rëndë: Industritë po bëhen më të përqendruara për shkak të blerjes nga korporatat e mëdha.
Për më tepër, pjesë të mëdha të jetës sonë ndërmjetësohen tani nga një pjesë e vogël e kompanive të teknologjisë. Për shembull kompanitë Nokia Oyj, Ericsson AB dhe Huawei Technologies Co.Ltd e Kinës kontrollojnë rreth 60 për qind të tregut të pajisjeve të telekomunikacionit.
Rezultati është se qeveritë tani janë më të vetëdijshme mbi fuqinë politike dhe ekonomike që zotërojnë nga ata që kontrollojnë “pikat e mbytjes”. Kjo është një nga arsyet pse SHBA-ja ka shumë shqetësime në lidhje me përfshirjen e Huawei në ndërtimin e rrjeteve 5G në Perëndim.
Por fillimisht le të ndalemi tek kanalet. Krijuesi ynë ka bërë një punë të shkëlqyer me Tokën. Por ai nuk ka menduar ndoshta sa duhet për nevojat e anijeve dhe industrive të naftës. Kanali i Panamasë (që lidh oqeanin Atlantik me atë Paqësor), Kanali i Suezit (që lidh Mesdheun dhe Detin e Kuq) dhe Ngushtica e Hormuzit (në grykën e Gjirit Persik) janë vendet ku anijet e kontejnerëve dhe anijet e naftës detyrohen të lundrojnë në zona shumë të ngushta.
Alternativa është një devijim i gjatë ose transporti ajror që është më i shtrenjtë.
Për dekada, këto rrugë ujore janë njohur si zona me rëndësi të madhe strategjike, dhe shumë të ndjeshme ndaj sulmeve ushtarake apo atyre terroriste. Irani e ka përdorur shpesh Ngushticën e Hormuzit, për të ushtruar presion ndaj fuqive të huaja.
Janë diskutuar kohë pas kohe edhe rrugë të ndryshme rezervë, por shumica e tyre nuk janë materializuar. Për shembull,Nikaragua hartoi një plan për hapjen e një kanali të madh që lidh Paqësorin dhe Detin e Karaibeve. Por kostoja prej 50 miliardë dollarësh, e ka frenuar zbatimin e tij.
Dikush edhe mund t’i justifikojë dobësitë që vijnë nga bota natyrore. Por ne duhet të jemi më pak pranues të atyre në sferën ekonomike, mbi të cilën kemi më shumë kontroll. Merrni për shembull energjinë. Në përpjekje për të shmangur çdo të papritur-nga fakti se Evropa e merr pjesën më të madhe të gazit të saj përmes tubacioneve që përshkojnë Ukrainën – Gjermania ka krijuar një tjetër rrugëtim:2 tubacionet e gazit “Nord Stream” 1 dhe 2, që lidhin Rusinë me Gjermaninë kalojnë përmes Detit Baltik. SHBA druhet se ky projekt do ta dobësojë Evropën Lindore dhe do të shtojë varësinë e Gjermanisë nga Rusia.
Evropa ka kohë që është mbështetur në sistemin e pagesave Swift dhe tek dollari amerikan, por kjo varësi u vu në pikëpyetje në vitin 2018,kur BE nuk ishte dakord me SHBA-në rreth sanksioneve të Iranit. Në fushën e teknologjisë, njerëzit kanë paralajmëruar për vite me radhë se SHBA ka nevojë për një mbështetje tek Sistemi Global i Pozicionimit, që mbështet pjesën më të madhe të ekonomisë moderne dixhitale.
Sistemi mund të komprometohet ose mund të prishet. Dhe Uashingtoni nuk ka zhvilluar ende një sistem të tillë. Gjysmëpërçuesit janë vendet ku po shfaqen pikat më të qarta të emergjencës. Mungesa globale e çipave kompjuterikë gjatë Covid-19, i ka detyruar prodhuesit e makinave që të shtyjnë planet e prodhimit. Pezullimi është i përkohshëm, por ai synon të fshehë problemin e vërtetë:Shumë pak kompani janë në gjendje të prodhojnë çipa më të përparuara, për shkak të sfidave teknike dhe kostos së madhe të ndërtimit të fonderive.
Më e rëndësishmja prej tyre, Taiwan Semiconductor Manufacturing Co., e ka selinë në një ishull që ndodhet nën kërcënimin e vazhdueshëm të pushtimit nga Pekini. Dhe ky nuk është shembulli i vetëm i përqendrimit të rrezikshëm të kësaj industrie.
ASML Holding NV nga Holanda,zotëron një monopol mbi makineritë e nevojshme për të prodhuar çipamë të mirë. Tanimë paaftësia e Kinës për të blerë pajisjet më të përparuara
nga ASML po frenon ambiciet e saj për prodhimin e gjysmëpërçuesve.
Asnjë nga këto probleme nuk do të zgjidhet lehtë. Pasi ekzistojnë jo vetëm ambicie gjeopolitike, por ka ndërkohë edhe shumë pazare për ndërtimin e një rezistence dhe
efikasiteti më të madh. Përforcimi i zinxhirëve të furnizimit është i kushtueshëm.
Por për shkak se teprica ofron mbrojtje, dhe për rrjedhojë është një e mirë publike,
qarkullon argumenti sipas së cilit qeveritë duhet të luajnë një rol në sigurimin e tij.
Për shembull, politika antitrust mund të përdoret për të sfiduar monopolet dhe për të nxitur më shumë konkurrencë. Sepse pasja e një rezerve është shumë e dobishme kur mësoni se
çatia po shembet nga brenda, apo kur një anije si “Ever Given”ka ngecur në kanalin e Suezit.
burimi: https://www.bloomberg.com/opinion/articles/2021-03-27/suez-ever-given-fiasco-shows-civilization-is-more-vulnerable-than-we-think?srnd=opinion
Përshtatur për Tirana Today