Kryeministri Rama: Sot për familjen tonë të madhe është një ditë zie

Kryeministri I vendit Edi Rama ka shpërndarë një postim në Facebook ku ka shprehur keqardhjen e tij për humbjen e jetës së mikut të tij Bashkim Fino.Duke e konsideruar  një ditë zie për  familjen e madhe Socialiste, ai ka bërë me dije se për këtë arsye aktivitetet elektorale do të ndalen në kujtim të vellait të vëllait tonë të dashur.

E pabesueshme, po shumë fatkeqësisht e vërtetë, miku im, miku ynë i mirë Bashkim Fino nuk jeton më! Nuk kam fjalë

Sot për familjen tonë të madhe është një ditë zie, aktivitetet tona elektorale do të ndalen, në nderim e kujtim të vëllait tonë të dashur, u shpreh Rama.