Shtohet numri i të shoqëruarve, pas incidentit në Elbasan. Policia ka shoqëruar 18 persona, pasi tentuan të bllokonin kalimin e eskortës së kryeministrit Edi Rama.
Burime nga policia bëjnë me dije se 18 personat janë shoqëruar për prishje të rendit publik, mes të cilëve rezulton edhe ish-deputeti Luçiano Boçi.
Të shoqëruarit tentuan të bllokonin aksin Elbasan-Tiranë. Sot, dhjetëra anëtarë dhe mbështetës të PD dhe forcave të tjera opozitare, të cilët po përgatiteshin t’i bllokonin rrugën kryeministrit Rama, janë përplasur me policinë dhe forcat speciale të ardhura enkas nga Tirana, në rrethrrotullimin e Bradasheshit në Elbasan.
Në momentin që ka kaluar eskorta e kryeministrit Rama, në drejtim të saj është qëlluar me gurë, në tentativë për ta ndalur.