Dy studentë të ftuar në studion e Fax News kanë treguar detaje për incidentin me zv.kryeministrin Erion Braçe.
Duke folur për protestën, Arben Kola dhe Arlind Hoxha thanë se tashmë protesta është bërë kombëtare, pasi protestuesit e Teatrit, Astirit, Bregut të Lumit, diasporës dhe studentët janë bërë bashkë kundër këtij sistemi.
Po ashtu, studentët komentuan shkarkimet e disa ministrave dhe zëvendësimin e tyre me emra të rinj. Sipas tyre, Rama nuk duhet të emërojë ministra që lavdërojnë kryeministrin por që bëjnë reforma.
Sa i takon incidentit me Erion Braçen, Arben Kola tha se përballja ndodhi pas provokimit të zv.kryeministrit.
Deklarata e studentit Arben Kola:
“Braçe më tha mua personalisht, a ke marrë brisk me vete, ndaj reaguam ashtu duke thënë se e duam tarifën sa Erion Braçe”.
Dje studentët vendosën përpara kryeministrit një timon makine dhe mbi të kishin vendosur librin e Kushtetutës së Shqipërisë.
Arbeni shton më tej:
Rama nuk e njeh fare Kushtetutën sepse ai refuzoi protestën e diasporës dhe lejoi ekstremistët grekë të bëjnë protesta nacionaliste. Ta lexojë mirë dhe ta shqyrtojë mirë. Sepse në qoftë se ai zbaton Kushtetutën gjithçka do të shkojë mirë në këtë vend.