Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Inceneratorët që po djegin propagandistët e PS-së

5 vjet ago
in Editorial - Opinione, Shqipëria
A po e kthen Rama timonin majtas

Nga Andi Bushati

Ka një pyetje që po e dëgjoj gjithnjë e më shpesh këto ditë: “Si është e mundur që këta të rilindjes dalin në TV për të sqaruar akuzat për inceneratorët dhe bëjnë çdo gjë tjetër përveç kësaj”?

Kjo dilemë është një e drejtë automatike, e kujtdo që mëton të sqarohet nëse denoncimi që ka dëgjuar është i vërtetë apo i gënjeshtërt. Por, në këtë rast nevoja për të kuptuar po rezulton të jetë një mision i pamundur.

Edi Rama shkoi në “Opinion” përballë gazetarëve dhe në vend të hidhte poshtë me shifra dhe me fakte akuzat, mjaftohej vetëm me tregimin e dy forografive (si ka qenë dhe si është sot). Ai predikonte se rëndësi kanë vizionet dhe jo detajet, duke anashkaluar dhënien e 72 milonë eurove pa garë, krijimin e monopolit të plehrave për një njeri të vetëm, PPP-të e paguara jo me eurot e privatit por me ato të buxhetit dhe bujarinë me paratë e dhuruara për punën e pakryer.

Përpos spektaklit të shëmtuar me bashkëbiseduesit, ai nuk tentoi të sqaronte asnjë gjë, veç njollosjes personale të atyre që ngrinin pyetje.

Pak ditë më pas, ish ministri i mjedisit Lefter Koka, që formalisht ka nënshkrimin kryesor në këtë mega aferë, u soll në “Open” sikur e kishin katapultuar nga një planet tjetër. Pyetjeve se si kishte përzgjedhur një kompani pa asnjë lloj përvoje, se si qe vendosur ti jepeshin asaj aq miliona sa kërkonte, kur ne s’kemi specialistë për vlerësimin e inceneratorëve, se si i gjithë shteti qe vënë në lëvizje brenda një dite, ai u përgjigjej me justifikime se nuk e mbante mend dhe se ishte lajmëruar vetëm dy orë përpara për emisionin (kur skandali ka katër vite që zjen në mjedisin politik).

E vetmja taktikë që i kishin sugjeruar, qe të përplasjej me Jorida Tabakun.

Së fundi, ish ministri i Financave, Arben Ahmetaj, kur pyetej për lidhjen miqësore me bashkëjetuesin e zonjës, emri i të cilës del si pronare e koncesionit, rekej të shpjegonte se mes dy vetave që ndajnë të njëjtin shtrat, nuk ka asnjë lidhje. Ai zgjidhte kakofoninë e përballjes me gazetarët, para qëllimit primar, sqarimit të publikut.

Në të njëjtën linjë, prej gati dy javësh edhe mediat pro qeveritare anashkalojnë thelbin e problemit, pra atë nëse tre koncesionet e Elbasanit, Fierit dhe Durrësit, janë apo jo një histori korrupsioni, por rendin të kapen me detaje, si lapsuset e gazetarëve, fotot e vjetra të Sharrës, apo me faktin nëse u lanë përfaqësuesit e opozitës të hynin në territorin e inceneratorit të Tiranës.

Po të bësh një bilanc, të kësaj mënyre sjelljeje në mbrojtje të investimit për djegjen e mbetjeve, ai është tepër i dukshëm: asnjë argument se ku kanë shkuar paratë, por trajtimi si plehra i aryre që ngrejnë këtë problem.

Dhe këtu lind një pyetje: përse rilindja që shquhet për propagandë të sofistikuar ka zgjedhur këtë strategji? A nuk e kuptojnë kaq gjë, se duke u futur në një debat dhe duke u shmangur nga thelbi i tij, del i humbur në sytë e spektatorëve? Se duke mos dhënë përgjigje për akuzat, e shton edhe më shumë dyshimin kolektiv për to? Se duke u marrë personalisht me artikuluesit e tyre ke bërë të kundërtën e qëllimit për të cilin ke dalë në debat?

Natyrisht, spin doctors-at e Ramës e dinë këtë.

 

Ata mund të akuzohen se kanë dorë, por jo se s’kanë tru. Ata janë të ndërgjegjshëm se betejën me argumenta e kanë të humbur.

Dhe pikërisht për këtë ata kanë vendosur të mos luajnë me arsyen dhe me logjikën, por me pasionet dhe emocionet. Prandaj ata kanë vendosur të mos merren me çfarë thuhet, por me faktin se kush e thotë.

Kjo mënyrë sjellje, tipike për minorancat që duan të mbajnë shtrënguar rradhët që mund tju shpërbëhen, ka njër rrezik.

Sepse heqja dorë nga faktet dhe argumentat, përpjekja për varrosjen e tyre, mund të bëhet alibi për çdo krim të nesërm, nga vjedhjet e ardhshme me PPP e deri tek grabitja e zgjedhjeve.

Dhe kjo me sa duket është strategjia e re e rilindjes: heqja dorë nga bindja e një shumice që kërkon prova për të besuar dhe radikalizimi përmes emocioneve i një pakice kamikazësh të cilët janë në të aftë të të vijnë nga pas në çdo mëkat.

Në këtë kuptim, afera e inceneratorëve është paralajmërimi më i mirë i asaj që do të shohim deri në 25 prill. Me sa duket rilindja ka vendosur ti djegë propagandistët që reken të ngrenë një teori bindëse, qoftë edhe duke bërë një amalgamë të pavërtetash.

Ajo thjesht do të përçajë dhe të radikalizojë, që të sundojë. Ajo ka vendosur të sillet si një minorancë që kërkon të imponohet jo përmes arsyes, por përmes dhunës.

Tags: ANDI BUSHATIinceneratoretopinion

TË LIDHURA

Pezullohet AKU, Denaj: Ankesa për sigurinë ushqimore, inspektorët para komisionit
Aktualitet

Pezullohet AKU, Denaj: Ankesa për sigurinë ushqimore, inspektorët para komisionit

22:01 | 12/07/2025
Euro në rënie të lirë, Humbje në disa sektorë, përfiton vetëm qeveria
Ekonomi

Euro në rënie të lirë, Humbje në disa sektorë, përfiton vetëm qeveria

21:54 | 12/07/2025
Shiste kokainë nga dhoma e hotelit, arrestohet 24-vjeçari shqiptar
Aktualitet

Shiste kokainë nga dhoma e hotelit, arrestohet 24-vjeçari shqiptar

21:01 | 12/07/2025
Next Post
Video/ Deputeti shqiptar përplaset ashpër me Daçiç në parlamentin serb

Video/ Deputeti shqiptar përplaset ashpër me Daçiç në parlamentin serb

Marrëveshja në Maqedoninë e Veriut/ Rama: Urime të gjithëve, veçanërisht Ali Ahmetit

Rama: Meta ka lidhje me Kushtetutën aq sa futbollisti afrikan me ‘Topin e Artë’

Vendi në luftë me COVID-19, Basha bën lëvizjen strategjike

(Emrat) PD zbardh listën zyrtare të kandidatëve për deputetë

JU REKOMANDOJMË

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

20:55 | 09/07/2025
Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

18:22 | 09/07/2025
Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

14:35 | 08/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Meriton Mjekiqi dhe vëllai në kërkim nga policia – dyshohen për dh*në!
Showbizz

Meriton Mjekiqi dhe vëllai në kërkim nga policia – dyshohen për dh*në!

by mirseda
22:51 | 12/07/2025
0

Moderatori i njohur, Meriton Mjekiqi, bashkë me vëllain e tij ndodhet në kërkim nga organet e rendit....

Finalja e Kupës së Botës për Klube, trajneri i Chelseat: Jemi më gati se asnjëherë

Finalja e Kupës së Botës për Klube, trajneri i Chelseat: Jemi më gati se asnjëherë

22:07 | 12/07/2025
Trump Tower ndërtohet në Bukuresht, familja Trump zgjeron praninë në Europë

Trump Tower ndërtohet në Bukuresht, familja Trump zgjeron praninë në Europë

22:04 | 12/07/2025
Pezullohet AKU, Denaj: Ankesa për sigurinë ushqimore, inspektorët para komisionit

Pezullohet AKU, Denaj: Ankesa për sigurinë ushqimore, inspektorët para komisionit

22:01 | 12/07/2025
Pesë ushqimet që mund të hani gjatë gjithë kohës pa u shëndoshur

Pesë ushqimet që mund të hani gjatë gjithë kohës pa u shëndoshur

21:57 | 12/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com