Ilir Shaqiri fitoi çmimin e madh prej 100 mijë eurosh. Por jo vetëm kaq, ai ka gjetur edhe miqësinë e vërtetë brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”.
Iliri ishte i fundit që la shtëpinë më të famshme në Shqipëri, pas aventurës 136 ditore.
Ai rrëfeu emocionet e tij, ku u shpreh se këtu s’ka ardhur për të fituar, por për t’i treguar njerëzve se kush është ai në të vërtetë.
“Unë kam ardhur këtu pas shumë kohësh, që t’i tregoj popullit tim që sidoqoftë shkonte kjo gjë, unë i dua njerëzit e mi dhe njerëzit e mi janë populli im dhe rrugë tjetër vetëm ta duash.
Unë nuk kam ardhur këtu për të fituar. Unë doja t’i tregoja se kush është Iliri si njeri, dhe jo vetëm një kërcimtar. Faleminderit Shqipëri!”, u shpreh Iliri.