Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Ilir Metën nuk e do më askush, por Ramës i intereson të rrijë në Presidencë

5 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Rama: Meta po bllokon projektin e Vlorës

Nga: Lorenc Vangjeli

Gabimi që bëjnë të gjithë me Ilir Metën është se kur e shohin të rënë nuk e imagjinojnë dot se mund të ringrihet sërish. Kur e shohin të plagosur, nuk besojnë se do të mund të shërrohet. Kur e shohin të ikur, nuk parashikojnë dot se mund të kthehet edhe njëherë si përherë. Dy vjet më parë kur u ngrit komisioni hetimor për shkarkimin e tij, pothuaj askush nuk dalloi mbas kësaj lëvizjeje të Edi Ramës, mungesën totale të interesit të kryeministrit për t’i shkuar deri në fund procesit. Ilir Meta ishte pjesë e asaj shumice tronditëse që gjithashtu nuk kuptoi dot se Edi Rama nuk kishte asnjë gram ambicje që të ndryshonte banorin e presidencës. Vetë Meta nuk e kuptoi se i duhej Ramës në Presidencë dhe jo në rrugë, siç i frynin në vesh të gjithë ata që i rrinin pranë si veshi vathit, ngjitur si tattoo-ja lëkurës dhe pa u ndarë si morri b…thës.

Zhurma e daulleve të luftës është bekim për budallenjtë. Kur bien topat pakkush e ka mendjen tek broçkullat që thuhet poshtë e përpjetë në tryeza “betimesh” apo në zyra “komplotesh”. Në luftë edhe idiotët duken të dobishëm dhe Ilir Meta është mjeshtër për ta rrethuar veten me idiotë të padobishëm. Në atë kohë drejtuesi i opozitës as ishte kuptuar se çfarë po ndodhte. Lulzim Basha atëherë dinte se nuk dinte ende çfarë donte të ndodhte me komisionin parlamentar dhe zgjodhi të bëjë atë që di të bëjë më mirë: të mos bëjë asgjë! Njëlloj si tani.

Skena plotësohej dhe zihej nga budallenj të pafundëm që çdo zhurmë zorrësh e quajnë krismë topi dhe nuk ishin në gjendje të dëgjonin as topat që shprazeshin pranë syzeve të tyre. Ata quanin luftë finale atë betejë taktike të rradhës duke shtuar edhe më tej konfuzionin dhe paranojat.

Komisioni i parë hetimor për shkarkimin e Metës në vitin 2019-të, ishte thjesht një akt në vetvete, krijuesi i të cilit, nuk parashikonte të sendërtonte një fakt juridik me të. Nuk ishte luftë finale as ajo që ndodhi atëherë dhe as kjo që po luhet si lojë luftash në 2021-shin. Gjykimi i drejtpërdrejtë mbi atë që percepton vetëm syri, por nuk e kapërcen dot logjika, zakonisht është i gabuar. Për të kuptuar dhe parashikuar se çfarë do të ndodhë më pas, ja vlen të shihen disa lëvizje të thjeshta që vetëm mendjet që i komplikon patologjia e urrejtjes nuk i kuptojnë dot. Maxhoranca nuk është aktor i vetëm në këtë histori dhe pavarësisht kësaj, Edi Rama nuk kishte më shumë se një zgjidhje, por ishte i detyruar të nisë procedurën e shkarkimit. Gjithë çfarë ndodhi me Presidentin e Republikës gjatë fushatës, gjithë ai yrysh i eskortës presidenciale dhe gjithë ai hov i njeriut të parë të shtetit, kërkon të marrë përgjigje nga ajo zonë e jurisprudencës në të cilën hesht neni dhe duhet përkthyer fryma e moralit. Ditët dramatike të fushatës kërkojnë një përgjigje ligjore dhe morale.

Eshtë tërësisht e parashikueshme që Komisioni i ngritur do të rekomandojë shkarkimin e Presidentit, që Kuvendi do ta votojë këtë akt me shumicë dërmuese votash, që Gjykata Kushtetuese do të kërkojë kohë për të vendosur që çështja të shkojë në Komisionin e Venecias për një opinion. Eshtë po kaq e parashikueshme që ata burra që kanë në dosjet e tyre një seri ankimesh nga Tirana, do të zënë kokën me duar në rastin më të mirë kur të lexojnë dosjet dhe kur t’u duhet të kërkojnë sërish nga skaji i logjikës së tyre, përgjigje se pse Shqipëria e vogël e bën aq të trashë zullumin. Pastaj, ndoshta dimrin apo pranverën e vitit të ardhshëm, pa folur pastaj që bashkë me gjethet e kësaj vjeshte, në Shqipëri mund të ndryshojnë shumë gjëra, Komisioni i Venecias do të thitë se kushtetuta është shkelur pak, se e shkelura nuk ishte e rëndë dhe se nuk ka sjellë pasoja. Dhe deri atëherë ka ardhur vera e vitit tjetër. Bashkë me ndryshimin ciklik të gjakut, mund të ndodhë që miqësitë mund të kthehen në armiqësi, e zeza të bëhet e bardhë, interesat të ndryshojnë dhe ngjalat të ndërrojnë zgarën e pjekjes dhe çmimin në menu, por jo shijen e pakrahasueshme të paparashikueshmërisë proverbiale të politikanëve shqiptarë dhe aftësinë e tyre të pabesueshme për të gjetur dritë edhe në terrin më të thellë dhe për të bërë të zhytet në terr edhe diellin që shohin të gjithë.

Kjo është pika e kthesës, të paktën për kryeministrin. Fiks sapo e ngjiti veten në piedestalin e mandatit të tretë, Rama ka tashmë luksin të shohë mundësi pafund aty ku të tjerët shohin vetëm mure ndalimi. Ai kuptoi atë që të tjerët refuzojnë ta mësojnë: Shqipëria që është më e vogël se një pikë në hartën e botës, bëhet tërësisht qesharake kur sillet si Jeruzalemi krenar ku është kryqëzohet gjithë politika e botës. Rama është i vetëdijshëm tashmë se në 30 vjet, përçartja e një grushti njerëzish, pjesë e të cilit është dhe vetë, i ka shkaktuar këtij vendi vonesa, fraktura dhe drama të pafundme. Shpesh nga padija, e po kaq shpesh edhe nga ligësia, të ligjtë e paditur të këtij vendi nuk kanë mundur kurrë të ngrihen mbi kartonin e një shumice të thjeshtë parlamentare që i bënte të ndjeheshin zot të një vendi që i ka adhuruar si Zotin kur kanë qenë në pushtet dhe ju ka derdhur sh..rrën në kokë sapo kanë zbritur nga pushteti.

Edhe ftesa për opozitën zyrtare, pavarësisht një mijë e një hileve që mund t’i kërkojnë e t’i gjejnë kundërshtarët, edhe armiqësia totale që duket se po kultivon me presidentin dhe partinë e tij, janë detaje që prodhohen nga bindja sesa i vogël është ky vend për të prodhuar marrëzi e konflikte kaq të mëdhenj. Kjo është një nga arsyet se pse Rama është i vetmi që e imagjinon Metën si ngrihet kur të tjerët e shohin të rënë dhe i vetmi që e di se do të shërrohet nga plagosjet e rradhës. Kjo është arsyeja, që në kohën kur askush nuk e do më presidentin, Edi Ramës i intereson që ai të mos jetë ende në presidencë. Deri në momentin që të mos kushtëzohet ndryshe nga aktorë jo lokalë që nuk e shohin Tiranën si Jeruzalem të politikës, por si një teatër të vogël karakteresh të deformuar nga jetëgjatësia. Dhe mund të jenë aktorë që mund të venë në skenën e Tiranës, dramën e politikanëve të Romës së vitëve 90-të. Ndoshta nuk do të ketë më shumë bukë në Tiranë, por cirku kësaj ane të Adrtiakut, do të jetë i garantuar. Njëlloj si në Romën e dy mijë vjetëve më parë.

Tags: edi ramailir metalorenc vangjeliopinion

TË LIDHURA

Ambasadori Gonzato i përgjigjet ‘akuzave’ për njëanshmëri: Raporti i progresit është busulla ime
Editorial - Opinione

Ambasadori Gonzato i përgjigjet ‘akuzave’ për njëanshmëri: Raporti i progresit është busulla ime

09:04 | 02/12/2025
“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…
Politikë

“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…

13:59 | 26/11/2025
A e di Marta Kos që burri i Elisa Spiropalit është nën hetim nga SPAK?
Editorial - Opinione

A e di Marta Kos që burri i Elisa Spiropalit është nën hetim nga SPAK?

13:19 | 21/11/2025
Next Post
Pret titullin e Atletikos, tifozi përgatitet për shifrën e majme nga skedina

Pret titullin e Atletikos, tifozi përgatitet për shifrën e majme nga skedina

Brenda burgut të Shkupit: Keqtrajtime psikike, fizike dhe korrupsion

Brenda burgut të Shkupit: Keqtrajtime psikike, fizike dhe korrupsion

Kapja e kokainës/ Gruaja e shoferit të kamionit: Burri është i pastër

Kapja e kokainës/ Gruaja e shoferit të kamionit: Burri është i pastër







JU REKOMANDOJMË

Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

20:40 | 01/12/2025
Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Duar e këmbë të lidhura/ 18-vjeçarja vritet nga vëllezërit dhe flaket në kënetë pasi familja …

Duar e këmbë të lidhura/ 18-vjeçarja vritet nga vëllezërit dhe flaket në kënetë pasi familja …

09:42 | 29/11/2025
“Dua fëmijë me kontratë me të”/ Arbër Çepani i përgjigjet deklaratës së bujshme të Lei Krajës

“Dua fëmijë me kontratë me të”/ Arbër Çepani i përgjigjet deklaratës së bujshme të Lei Krajës

15:17 | 27/11/2025




TË FUNDIT

Ishte dhe Çela”/ Dëshmia e kambistit që grabiti Dumani: Më dhunuan dhe më vodhën 120 mln lekë.
Aktualitet

Ishte dhe Çela”/ Dëshmia e kambistit që grabiti Dumani: Më dhunuan dhe më vodhën 120 mln lekë.

by mirseda
12:15 | 04/12/2025
0

Zbardhet dëshmia e Xhemal Licit, kambisti që ra pre e grabitjes nga Nuredin Dumani, sot i penduar...

Vlorë/ U rrëzua dhe përplasi kokën me bordurat e bulevardit, humb jetën 50-vjeçarja

Vlorë/ U rrëzua dhe përplasi kokën me bordurat e bulevardit, humb jetën 50-vjeçarja

12:04 | 04/12/2025
“A e patë si doli dje Karçanaj nga SPAK ?”/ Berisha

“A e patë si doli dje Karçanaj nga SPAK ?”/ Berisha

12:00 | 04/12/2025
“Edi Rama ka thënë se PS-ja është një bordello”, Berisha në Kuvend

“Edi Rama ka thënë se PS-ja është një bordello”, Berisha në Kuvend

11:58 | 04/12/2025
Vrasja në Elbasan/ Prokuroria kërkon masa sigurie për të arrestuarit, nesër “blindohet” gjykata

Vrasja në Elbasan/ Prokuroria kërkon masa sigurie për të arrestuarit, nesër “blindohet” gjykata

11:55 | 04/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com