Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Ilir Meta, ose “është reforma në drejtësi, o budalla!”

7 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Ilir Meta, ose “është reforma në drejtësi, o budalla!”

Nga: Alfred Peza

E gjithë retorika jo Presidenciale e Ilir Metës gjatë ditëve të fundit, përtej të gjitha kritikave që meriton, nuk duhet parë vetëm negativisht. Përkundrazi!

Ashtu si në atë thënien e njohur të Nastradinit se çdo e keqe e ka një të mirë, edhe shfaqja e çakorduar dhe e çakërdisur e Ilir Metës sot e meriton një duartrokitje. Të madhe madje. Sepse më në fund, ai e nxori hapur “kokën e muhabetit” të të gjithë lojës politike të opozitës së rrugës që ai tashmë përfaqëson. Ai na e tregoi të zezë mbi të bardhës se ky hall lidhet vetëm me reformën në drejtësi.

Kur PS dhe Edi Rama deklaronin se halli i vërtetë i Berishës, Bashës, Metës dhe Kryemadhit për 30 Qershorin, nuk janë ato që deklarojnë por reforma në drejtësi, shumëkush besonte se kjo ishte propogandë! Kur mazhoranca thoshte se djegia e mandateve, dalja nga Parlamenti, protestat e molotovëve dhe mosfutja në zgjedhje nuk ka lidhje me luftën për “votën e lirë”, por me hallin nga SPAK dhe BKH, jo pak prej shqiptarëve menduan se edhe kjo ishte propogandë.

Edhe kur thanë “ose ikën Edi Rama, ose shkrihet opozita”, përsëri halli ishte reforma në drejtësi dhe asgjë tjetër.
Edhe kur Ilir Meta çdekretoi 30 Qershorin, edhe kur ai dekretoi 13 tetorin, halli ishte përsëri reforma në drejtës.
Edhe kur nuk pranojnë për asnjë arsye dialog pa kushte me mazhorancën, edhe kur herë bëjnë nacionalistin e herë sovranistin duke sulmuar SHBA dhe BE, përsëri halli i vërtetë i opozitës është reforma në drejtës. Ku dëshmohet kjo sot?

Brenda tri orësh sot Ilir Meta ka bërë tri statuse në facebook-un e tij e të trija janë vetëm për kryehallin e madh të opozitës: Reformën në drejtësi.  Meta shkruan se pas pak do fillojë “me sqarimin e momentit historik të ndryshimit cilësor nga Reformë (e Drejtësisë) në Ramaformë. Ky do të jetë një cikël i gjatë, shpjegues dhe çtensionues. Pasi të përfundojmë me Ramaformën në Drejtësi, do vijojmë me Ramaformat në të gjitha fushat e jetës”.

Kaq mjafton për të kuptuar se ku flinte “lepuri” i frikës së madhe që e ka zënë katërshen e lidershipit të opozitës së rrugës. Sapo u mbyll 30 Qershori dolën hapur dhe sapo thanë që halli është “Reforman në Drejtësi”.  Halli i liderëve tanë është i ndryshe nga ai i liderëve politikë të botës demokratike. Bill Klinton, në fushatën elektorale të 1992 kundër Xhorxh Bush (i vjetri) përdori frazën lapidare: “Është ekonomina, o budalla!” për të tërhequr vëmendjen e votuesve të pavendosur amerikan.  Edhe në lidhje me 30 Qershorin, për të gjithë ata që nuk e kuptojnë se ku është halli i vërtetë personal i Berishës, Bashës, Metës dhe Kryemadhit, Presidenti drejt shkarkimit sapo ua tha sot: “Është drejtësia, o budalla!”

Tags: Metareforma ne drejtesiZgjedhjet

TË LIDHURA

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Next Post
Zgjidhet presidenti i ri i Parlamentit Europian: Reforma të thella për azilantët

Zgjidhet presidenti i ri i Parlamentit Europian: Reforma të thella për azilantët

“Para të madhit e prapa kalit mos qëndro”, ish-deputetja e LSI-së thumbon Spiropalin

“Poshtë Soreca, Palmer, Mogherini", Spiropali tallet me Metën: Po hedh bomba...

Rezarta Shkurta jep lajmin e bukur, 10 muaj pasi Ermal Hoxha la qelinë

Rezarta Shkurta jep lajmin e bukur, 10 muaj pasi Ermal Hoxha la qelinë







JU REKOMANDOJMË

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

18:17 | 27/03/2026
Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

18:32 | 27/03/2026
Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

19:56 | 28/03/2026
Skënder Hitaj, profili i një drejtuesi për Policinë e Shtetit

Skënder Hitaj, profili i një drejtuesi për Policinë e Shtetit

15:45 | 26/03/2026




TË FUNDIT

Kosovës nuk i mjafton zemra dhe talenti, Turqia shuan ëndrrën e shqiptarëve për në Botëror
Kosovo

Kosovës nuk i mjafton zemra dhe talenti, Turqia shuan ëndrrën e shqiptarëve për në Botëror

by mirseda
22:51 | 31/03/2026
0

Ëndrra shqiptare për në Botëror është shuar në Prishtinë, me Kosovën që është mposhtur 0-1 nga Turqia...

Franca mbyll hapësirën ajrore për aeroplanët ushtarak amerikanë që fluturojnë drejt Iranit

Franca mbyll hapësirën ajrore për aeroplanët ushtarak amerikanë që fluturojnë drejt Iranit

22:44 | 31/03/2026
Aksident në aksin Fier–Patos, dy mjete përplasen “kokë më kokë”, plagosen shoferët dhe pasagjerët

Aksident në aksin Fier–Patos, dy mjete përplasen “kokë më kokë”, plagosen shoferët dhe pasagjerët

22:43 | 31/03/2026
Vijojnë sulmet ndaj Iranit/ Shpërthim në depot e armëve, Hegseth: U godit nga bombardues amerikanë

Vijojnë sulmet ndaj Iranit/ Shpërthim në depot e armëve, Hegseth: U godit nga bombardues amerikanë

22:39 | 31/03/2026
Gazetarja amerikane rrëmbehet në mesditë në qendër të Bagdadit

Gazetarja amerikane rrëmbehet në mesditë në qendër të Bagdadit

22:22 | 31/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com