Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Ilir Meta e kaloi oqeanin!

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Ilir Meta e kaloi oqeanin!

Nga: Denis Dyrnjaja

Ambasadorja Amerikane znj. Yuri Kim organizoi një takim me ish ministrat e punëve të jashtme të Shqipërisë. Nëse në foton zyrtare te takimit do të mungonte Ilir Meta, sigurisht që nuk do të kishte ndonjë interes një takim sa kortezial, aq edhe simbolik në kuadër të 100 vjetorit të ‘marrëdhënieve SHBA-Shqipëri’.

Në fakt duket sikur lajmi është prezenca e Metës në ambientet e Ambasadës Amerikane në Tiranë. Por jo! Lajmi i vërtetë është se Meta kaloi oqeanin. Ai shkeli në ambientet e Ambasadës Amerikane pas shumë kohësh, ndërsa nuk begenisej në asnjë takim nga zyrtarët amerikanë dhe jo vetëm, për të paktën 3 vite.

Pra, Presidenti në detyrë duket se tani nuk ka asnjë ngërç në marrëdhëniet me Washingtonin edhe pse ai vetë në mënyrë të vazhdueshme ka deklaruar se marrëdhëniet e tij me SHBA kanë qenë gjithmonë të shkëlqyera. Ndërkohë që flitej e pritej shpallja “non grata” e tij, pasi retorika ndaj ambasadores Kim ishte tejet sfiduese, gati gati përçmuese, në fakt ndodhi ajo që nuk mendohej, pra e kundërta, rehabilitimi i Metës dhe kapërcimi i kontraksioneve psiko/politike të tij.

Kujtoni që pak kohë më parë presidenti sfidonte apo vetëviktimizohej duke thënë se ishte i gatshëm të shkonte te Mali me Gropa e të priste ekzekutimin nga ndonjë raketë amerikane. Kishte plot te tjera si këto mes shfaqjeve sfiduese dhe përulëse. Ky grotesk duket se është kapërcyer tanimë si nga Meta ashtu dhe nga amerikanët, që mesa duket kanë zgjedhur të bëjnë një diferencim mes tij dhe Berishës, që mban statusin “non grata” nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

Po si dhe pse ndryshoi qasja amerikane ndaj Metës?! Çfarë ofroi, ose më saktë çfarë lëshoi Presidenti Sovranist që shtyu amerikanët të ndryshojnë qëndrim e të rehabilitojnë e ridimensionojnë marrëdhëniet me të?! A është kjo skema për të sjellë ndryshime të papritura pushteti në Shqipëri e zbritur Edi Ramën nga froni 3 mandator qeverisës?!

Pra a ju ka ardhur Rama amerikanëve në majë të hundës?! Apo kjo është ngjizja e një aleance të re Rama-Meta për të nxjerrë nga politika dhe izoluar përfundimisht Sali Berishën, që nuk resht së sfiduari SHBA?! Buzëqeshjet e shtuara mes Monika Kryemadhit dhe Taulant Ballës, gatishmëria e Metës për të kryer me shpejtësi të paparë më parë procedurat në favor të zgjedhjes së presidentit të ri Bajram Begaj, apo vijimi dhe përshëndetja e Ambasadores Kim për emërimin e gjyqtarëve të rinj nga Meta, të shtyjnë të mendosh se përveç se diçka e rëndësishme ka ndodhur në raportet mes Ilir Metës dhe amerikanëve, një skenar me intriga politike po gatuhet.

Se kush do buzëqeshë në fund mbetet për t’u parë. Por tani për tani e dukshme është që Meta ka përfituar një bonus goxha të madh. Se me çfarë kostoje koha do ta tregojë. Por ai tani ngjan si i penduari i çliruar i perandorisë amerikane që e ka në themel të filozofisë së saj që miqtë i shndërron në armiq e armiqtë në miq. Kjo devizë në fakt mban me shpresë edhe egon e Berishës se statusi i tij “non grata” mund të shndërrohet në “Once upon a time…” Dhe se ka keq. Kur rehabilitohet Meta pse të mos pretendojë të rehabilitohet edhe Berisha. Në fund te fundit ne mbetemi një vend për eksperimente politike, por gjithnjë me adhurimin e pandryshuar për Amerikën Demokratike.

Tags: Denis Dyrnjajailir metaYuri Kim

TË LIDHURA

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Next Post
Vajza vuan nga një sëmundje autoimune, 50-vjeçarja del vullnetare për të lindur mbesën

Vajza vuan nga një sëmundje autoimune, 50-vjeçarja del vullnetare për të lindur mbesën

Të gjithë ata që “nuk duan negociatat për president”

Tri ministra të Berishës në Ambasadë, pa llogaritur Metën

Abraham: Ballkani i Hapur është në dobi të Kosovës

Abraham: Ballkani i Hapur është në dobi të Kosovës







JU REKOMANDOJMË

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

22:25 | 01/04/2026
Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

18:49 | 04/04/2026
SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

11:54 | 31/03/2026
Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

15:04 | 01/04/2026




TË FUNDIT

Ortek tragjik në Norvegji, dy skiatorë humbin jetën
Bota

Ortek tragjik në Norvegji, dy skiatorë humbin jetën

by mirseda
22:37 | 06/04/2026
0

Një ortek në Norvegji ka shkaktuar vdekjen e dy skiatorëve dhe ka lënë të plagosur edhe dy...

Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

22:29 | 06/04/2026
Negociatat, Berisha: BE ia ka mbyllur derën Ramës, jo shqiptarëve

Negociatat, Berisha: BE ia ka mbyllur derën Ramës, jo shqiptarëve

22:15 | 06/04/2026
Milan, Tare për Leaon: Ka cilësi të mëdha, e ardhmja

Milan, Tare për Leaon: Ka cilësi të mëdha, e ardhmja

22:10 | 06/04/2026
Gjermania plan për anijet më të mëdha luftarake: Berlini synon projekt ambicioz

Gjermania plan për anijet më të mëdha luftarake: Berlini synon projekt ambicioz

22:03 | 06/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com