Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Ilir Meta bëhet si Berisha në “zanatin” e shpifjeve

4 vjet ago
in Të Gjitha
Meta bashkohet me Berishën dhe nis luftën ndaj Bashës, hedh në sulm LSI-në

Nga: Carlo Bollino

Sëmundja berishiste e shpifjes ka infektuar tashmë edhe Presidentin e Republikës, sapo ky i fundit i është bashkuar politikisht. Siç ndodh tashmë historikisht me të gjithë bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë, Sali Berisha ja ka ngjitur tashmë edhe Ilir Metës strategjinë e tij politike: Shpif, shpif se diçka mbetet! Një model ideologjik dhe sjellje e mësuar në shkollat marksiste-leniniste që Sali Berisha ka frekuentuar në rini të tij (me vota të shkëlqyera) dhe që prej 30 vitesh e imponon si një rregull “moral” ndaj kujtdo që i qëndron pranë, qoftë ai familjar apo shërbëtor. Për t’u çliruar nga metoda e shpifjeve mjafton të dalësh nga rrethi magjik i Sali Berishës, por sa je brenda (apo vendos të rikthehesh), nis ngjitja dhe rishpërthen te cilido nevoja e dëshpëruar për të gënjyer.

Sot Ilir Meta ju rikthye sulmeve ndaj Shqiptarja.com duke e akuzuar se ka publikuar një “fake news”, kur në të vërtetë “fake” (gënjeshtër) ishte pikërisht përgënjeshtrimi i Ilir Metës. Ilir Meta gënjen ndaj nesh ashtu si prej 30 vitesh Sali Berisha dhe klani i tij. Nuk njoh praktikisht asnjë mes politikanëve, gjykatësve, policëve apo gazetarëve që duke qëndruar nën influencën e “Doktorit” nuk është përpjekur të baltosë profesionalizmin tonë përmes shpifjeve. Ndoshta i vetmi përjashtim që meriton të njihet si i tillë u bë nga Tritan Shehu i cili në 1995, edhe pse ishte në majat e drejtimit berishian, pati kurajon të pranonte se dëbimi im nga Shqipëria si person non grata nuk bazohej në asnjë nga akuzat që kishte hedhur në qarkullim Berisha dhe shpifësit e tij (përfshi dhe disa diplomatë perëndimorë), por thjeshtë për arsye ”mospërputhje” politike. Pra, isha tepër i pavarur.

Pasi ka qene ai vetë viktima e sulmeve verbale te ”doktorit”, Ilir Meta ka vendosur të hipë në të njëjtën varkë të gënjeshtrës mbi të cilën Berisha lundron prej vitesh tashmë gjithnjë e më i vetmuar. Edhe pse të shtyrë që të dy nga nevoja për t’i bërë shoqëri njëri-tjetrit, nuk është vetëm vetmia ama ajo që i bashkon.

Ndërsa kanë mbetur edhe 30 ditë nga afati i vendimit të Gjykatës Kushtetuese që duhet të vendosë nese ta shkarkojë dhe 5 muaj nga përfundimi i mandatit të tij të natyrshëm, Ilir Meta jeton në një hapsirë në të cilën nuk është më totalisht President, por as akoma totalisht lider partie.

Një situatë hibride e ngjashme me atë që përjeton dhe Sali Berisha, i katandisur në pak muaj nga pozicioni dominant i liderit historik të Partisë Demokratike në një rol periferik të mbështetësit të jashtëm të LSI. Njëri përfaqësues i pjesës më radikale të së djathtës, tjetri, militant i një të majte unikale sovraniste, siç i ndodh shpesh politikanëve të veshur me një ego të pamatë, pikërisht tani që po humbasin identitetin e vet, janë të bindur se mund të sfidojnë këdo me forcën e delirit të tyre, përfshi dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Që të dy gënjejnë në të njëjtën mënyrë, dhe fakti që tani gënjejnë bashkë, mendojnë se janë bërë më të fortë. Në realitet, pikërisht falë gënjeshtrave të tyre, ato qe i kanë bashkuar janë vetëm dobësitë.

Tags: BerishaCarlo BollinoMeta

TË LIDHURA

Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera
Të Gjitha

Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera

16:21 | 31/07/2025
Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll
Politikë

Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll

10:47 | 30/06/2025
Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë
Të Gjitha

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë

12:49 | 03/06/2025
Next Post
Vd*s nga tumori, shoku i ngushtë e noterja i grabisin pasurinë (VIDEO)

Vd*s nga tumori, shoku i ngushtë e noterja i grabisin pasurinë (VIDEO)

Ilir Meta kërkesë urgjente SPAK: Të zbardhen autorët e skandalit

Meta bën lëvizjen urgjente, çfarë pritet të ndodhë në orën 11:00

Aksident i rëndë në Durrës, humbin jetën dy vëllezër

Aksident i rëndë në Durrës, humbin jetën dy vëllezër

JU REKOMANDOJMË

Kosovë, policia tregon si ndodhi aksidenti rrugor ku humbi jetën vëllai i Gjestit

Kosovë, policia tregon si ndodhi aksidenti rrugor ku humbi jetën vëllai i Gjestit

19:17 | 26/09/2025
Del FOTO, kush është 40-vjeçari që u masakrua me thikë në mes të Babrrusë! Autori u pa me njolla gjaku në trup nga banorët e zonës

Del FOTO, kush është 40-vjeçari që u masakrua me thikë në mes të Babrrusë! Autori u pa me njolla gjaku në trup nga banorët e zonës

22:41 | 02/10/2025
Qindra qytetarë dhe figura publike mblidhen për t’i dhënë lamtumirën e fundit vëllait të Gjestit

Qindra qytetarë dhe figura publike mblidhen për t’i dhënë lamtumirën e fundit vëllait të Gjestit

17:52 | 27/09/2025
Videoja duke u tallur me Trump u bë virale, reagon Edi Rama

Videoja duke u tallur me Trump u bë virale, reagon Edi Rama

21:50 | 02/10/2025




TË FUNDIT

Zgjedhjet e pjesshme, nis mbledhja e strukturave të PS, Rama mbërrin në takim
Politikë

Zgjedhjet e pjesshme, nis mbledhja e strukturave të PS, Rama mbërrin në takim

by mirseda
17:22 | 03/10/2025
0

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur pasditen e sotme strukturat politike të Partisë Socialiste në Tiranë, në kuadër...

Skandali në Përmet, AMP pezullon shefin e Krimeve

Skandali në Përmet, AMP pezullon shefin e Krimeve

17:06 | 03/10/2025
Mal i Zi/ Lirohen të gjithë të akuzuarit për hapjen e tunelit nëntokësor në gjykatën e Podgoricës

Mal i Zi/ Lirohen të gjithë të akuzuarit për hapjen e tunelit nëntokësor në gjykatën e Podgoricës

17:03 | 03/10/2025
Trump i jep afat deri të dielën Hamasit për të pranuar planin e paqes

Trump i jep afat deri të dielën Hamasit për të pranuar planin e paqes

16:50 | 03/10/2025
Vëmendja te derbi Partizani-Tirana/ Plani i masave nga Policia, “paralizohet” kryeqyteti

Vëmendja te derbi Partizani-Tirana/ Plani i masave nga Policia, “paralizohet” kryeqyteti

16:24 | 03/10/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com