Kreu i Shtetit, Ilir Meta, ka paralajmëruar sot një konferencë për shtyp. Takimin me gazetarët do ta nisë në orën 11:00. “Sot në ora 11:00, konferencë për mediat e Presidentit të Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta. Ftohen të gjitha mediat”, shkruhet në njoftimin e bërë nga zyra e shtypit.
Ende nuk ka një informacion se për çfarë do të komunikojë sot me qytetarët. Në kohën kur Gjykata Kushtetuese është tërhequr për vendim lidhur me shkarkimin ose jo të presidentit Ilir Meta, kreu i shtetit publikoi përgjigjet e 72 pyetjeve të bëra nga togat e zeza.
Në materialin 53 faqësh, Ilir Meta pohon për herë të parë se është ankuar zyrtarisht për diplomat te huaj në Shqipëri, që sipas tij, kanë mbajtur qëndrime të njëanshme në favor të qeverisë.
Në materialin e gjatë, Meta citon se ka qenë një president mbi palët, kritik i fortë i qeverisë, por edhe i opozitës. Ilir Meta e cilëson denigruese fushatën ndaj Presidentit të Republikës, për të cilën thotë se është e frymëzuar nga kryeministri Edi Rama.