Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

“Ikonat e artit kanë pasuri varfërinë”/ Kabo: E pafalshme!

8 vjet ago
in Kryesore, Kultura, Të Gjitha, TT

Të rrëfejë historinë e artistëve, atë çka shumë prej shikuesve të ekranit apo ndjekësve të teatrit nuk e njohin. Është ky projekti i ndërmarr prej vitesh tashmë, i profesorit të njohur Përparim Kabo. Intervista me emrat që kanë krijuar artin shqiptar. Për të sjellë një studim fondamental mbi antropologjinë e artit.

“Ne shohim skenën kur ai luan një rol, ose ekranin e madh kur ai shfaqet në film, por pas kësaj ka një njeri. Edhe këtë pjesën tjetër që është filmi apo teatri real i tyre, pak e njohin. Në këtë kuptim unë vazhdimisht ngul këmbë, edhe punoj dita-ditës që këto të gjejnë pasqyrim në faqet e studimeve që unë bëj. Të cilat do t’i shërbejnë të sotmes, kryesisht edhe të ardhmes.”

Kabo bën thirrje për një kujdes më të veçantë për artistët nga politika. Pasi, është e turpshme të shohësh një artist që i ka dhënë kaq shumë shtetit të vetë dhe në fund të mbetet në gjendje të keqe.

“Artistët nuk kanë nevojë për politikën, arti është një medium i tillë që e sfidon politikën në të gjitha kohërat. Artistët mbeten, sepse arti prek ndjenjat e çdo njeriu, ndërsa politika është më e ftohtë, më e pavërtetë, ndonjëherë edhe hipokrite. Edhe nëse nuk tregon respekt honorifik ndaj artistëve, e humbur del sërish politika.

Zgjidhja nuk janë vetëm pensionet, sepse pensioni në vetvete është një pagesë që bazohet te kontributi i sigurimeve. Në fakt artistët në të gjithë botën pasurohen me shitjen e veprës. Pra, këtu duhet të rregullohet e drejta e autorit.

Nuk është pasuria ajo që bën gjithçka, por varfëria i prish dinjitetin njeriut. Do të ishte e pafalshme të shihnim artistë në të gjithë Shqipërinë, që i kanë dhënë kaq shumë artit, e në fund të jetës ata të kenë pasuri vetëm varfërinë e tyre ekonomike.

Por, përsëri ata janë dinjitoz edhe në këtë gjendje ekonomike, nuk lëshohen. E në këtë kuptim, të vrasin dy herë. Edhe me gjendjen, por edhe me atë mirësinë e tyre për të mos u ankuar. Shumë gjëra mund të bëhen më mirë për ta, në lidhje me kujdesin shëndetësor, vendin ku banojnë etj. Por, që të bëhen më mirë kërkojnë dashuri. Jo vetëm një herë në vit, kur ke ditëlindjen, por çdo ditë.” TIRANA TODAY

Tags: artistetikonat e artitkujdespensionePerparim Kabopolitikavarfër

TË LIDHURA

Aktualitet

Marshimi në Tiranë/ Protestuesit para Ministrisë së Infrastrukturës: Arresto Ballukun!

22:20 | 06/06/2026
Aktualitet

Marshimi vijon në Tiranë/ Bulevardi ushton nga thirrjet: “Poshtë diktatura”, “Rama ik!”

22:17 | 06/06/2026
Aktualitet

“Na quajtën iranianë e grekë”/ Protestuesi kosovar: Rama të bashkëpunojë me Kurtin, jo me serbët!

22:01 | 06/06/2026
Next Post

“Nga tradhtar në hero”, mediat greke ‘dashurohen’ me Mërgim Mavrajn

Kryemadhi kërkon mbrojtjen e Xhisela Malokut: Nuk u ekzekutua me snajper, por ...

Foto/Nga Karius tek Bonucci: Ja formacioni i të dështuarve për 2018-ën







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Marshimi në Tiranë/ Protestuesit para Ministrisë së Infrastrukturës: Arresto Ballukun!

by mirseda
22:20 | 06/06/2026
0

Vijon marshimi i qytetarëve nëpër akset kryesore të kryeqytetit. Pasi lanë pas godinën e Kryeministrisë duke thirrur...

Marshimi vijon në Tiranë/ Bulevardi ushton nga thirrjet: “Poshtë diktatura”, “Rama ik!”

22:17 | 06/06/2026

Shqipëria zhgënjen sërish, në “Air Albania” fiton Luksemburgu

22:04 | 06/06/2026

“Na quajtën iranianë e grekë”/ Protestuesi kosovar: Rama të bashkëpunojë me Kurtin, jo me serbët!

22:01 | 06/06/2026

Aksident në aksin Fier-Levan/ Përplasje kokë më kokë, plagosen tre persona

21:56 | 06/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com