Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

“Ik se të vr*ra, dhe zbrit se të vr*va”, avokati i Alqi Bllakos: Ai nuk përbën rrezik

4 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant

Vetëm 34 ditë ka zgjatur liria e ish-deputetit socialist Alqi Bllako. Apeli i GJKKO ka vendosur të rikthejë në qeli Bllakon, pas ankimit të SPAK. Avokati i ish-deputetit të Partisë Socialiste, Alqi Bllako, është shprehur se i duket absurd ky vendim, dhe se pret të marrë në dorë arsyetimet e Gjykatës së Posaçme të Apelit.

“Nuk e di se për cilat arsye, përkundër sjelljeve të Bllakos, që ka lënë mandatin e deputetit, të vendosej kjo masë. Është paraqitur para organeve të drejtësisë. Si mund të prishë provat kur hetimi ndaj kësaj çështje është duke përfunduar.

Se mendoj se kishte arsye që Gjykata e Posaçme e Apelit të mbante qëndrim ndryshe. E vërteta është se në këtë vend, në këtë gjykatë është kthyer një fabul popullore; ik se të vrara, dhe zbrit se të vrava. Për të njëjtat arsye, për të njëjtat shkaqe procedurale.

Gjykata e Apelit mbajti qëndrim të cilin se ka arsyetuar akoma. Bllako u lirua më herët se nuk përbente rrezik për prishjen e provave. Ajo që nuk kuptoj është se “arresti me shtëpi’ dhe “arresti në burg” janë e njëjta gjë. Bllako erdhi vetë në gjykatë, se nuk përbën rrezik. Bllako në rastin konkret nën hetim, nuk është person i zgjedhur, referenca ndaj tij është e gabuar. Do bëjmë rekurs në Gjykatën e Lartë”, tha avokati Sokol Hazizaj.

Alqi Bllako akuzohet për “korrupsion” dhe “shpërdorim detyre”, pasi sipas SPAK falsifikoi dokumente shpronësimi për një tokë që nga arë ishte kthyer në truall dhe dokumentet e falsifikuara i janë paraqitur Këshillit të Ministrave, tokë mbi të cilën do ndërtohej inceneratori i Fierit.

Kjo shkelje, sipas SPAK, u bë në bashkëpunim me ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka dhe kryetarin e shpronësime, Pëllumb Abeshi. Në dëshminë që ka dhënë më herët në SPAK, Bllako deklaroi se nuk ka pasur asnjë rol vendimmarrës në Ministrinë e Mjedisit në postin e sekretarit, teksa shtoi se thjesht ka përcjellë shkresën te Këshilli i Ministrave.

Tags: Alqi Bllakogjykatësokol hazizaj

TË LIDHURA

Aktualitet

Vrasja e efektivit në Maliq, Hita dhe Lamallari në Korçë për mbledhje urgjente

16:21 | 04/06/2026
Aktualitet

Vrasja e policit në Maliq, shoqërohet në polici nëna e Braçellarit

16:12 | 04/06/2026
Aktualitet

Meta e Beqaj pas kafazit të xhamtë, Komiteti i Helsinkit: Praktika në kundërshtim me GJEDNJ

15:12 | 04/06/2026
Next Post

Alarm i rremë në Gjykatën e Apelit në Tiranë, identifikohet autori i telefonatës anonime

Dëshpërimi prej Berishës, që po nxit dezertimet në opozitë 

A do futen qytetarët brenda Kryeministrisë? Berisha tregon për skenarin e 12 nëntorit







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Berisha “spastron” Këshillin Kombëtar të PD-së, jashtë listës mbeten dhjetëra emra të njohur

17:16 | 30/05/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Vrasja e efektivit në Maliq, Hita dhe Lamallari në Korçë për mbledhje urgjente

by mirseda
16:21 | 04/06/2026
0

Një operacion për kapjen e një personi me rrezikshmëri të lartë në qarkun e Korçës u kthye...

Rusia kamuflon mjetet ushtarake me vija si zebra për të ngatërruar dronët ukrainas

16:15 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, shoqërohet në polici nëna e Braçellarit

16:12 | 04/06/2026

Meta e Beqaj pas kafazit të xhamtë, Komiteti i Helsinkit: Praktika në kundërshtim me GJEDNJ

15:12 | 04/06/2026

Ish-drejtori i Milanit në SPAK, Igli Tare del nga Prokuroria e Posaçme pas 5 orësh e gjysmë

15:02 | 04/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com