Blutë e Vlorës kanë arrestuar në flagrancë një person, pasi posedonte një armë zjarri. 36-vjeçari me inicialet Q.M, banues në Vlorë, sapo ka parë policinë, ka tentuar të largohej me vrap.
Gjatë kontrollit personal që iu bë këtij shtetasi, policia i gjeti një armë zjarri pistoletë së bashku me 8 fishekë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
“Policia parandalon një ngjarje të mundshme kriminale, duke arrestuar në flagrancë një person me armë zjarri.
Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë me fishekë në gojë. Seksioni për Hetimin e Krimeve në bashkëpunim me Patrullën e Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Vlorë, gjatë patrullimit në orët e mbrëmjes së djeshme në qytetin e Vlorës, kanë konstatuar një person të dyshimtë, i cili porsa ka parë policinë, ka tentuar të largohet me vrap.
Shërbimet e policisë janë vënë në ndjekje, ku kanë bërë të mundur kapjen e tij, konkretisht shtetasin Q.M, 36 vjeç, banues në Vlorë.
Gjatë kontrollit personal që iu bë këtij shtetasi, policia i gjeti një armë zjarri pistoletë së bashku 8 fishekë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme”.