Tirana nuk është qyteti me rastet më të shumta aktive, pasi Kruja tashmë kryeson. Në bazë të të dhënave të fundit nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë, Kruja ka 91 raste e ndjekur nga kryeqyteti me 90 raste aktive.
Vendi i tretë është Kurbini me 20 raste, e ku më tej e pason Shkodra me 17 raste. Një lajm i mirë është se fundjava ka shënuar një numër të vogël të personave të prekur me COVID-19 në vendin tonë.
Nga 197 testimet e kryera gjatë 24 orëve të fundit për persona të dyshuar me COVID-19, janë vetëm 6 raste pozitive.
Duke nisur nga nesër, datë 4 maj, do të shtohen “zonat e gjelbërta” edhe në bashkitë ku ka risk të ulët të transmetimit të infeksionit. Në të gjithë vendin do të lejohet shërbimi taksi për udhëtimet ndërqytetase me deri dy pasagjerë, anëtarë të një familje.