Një automjeti tip “Ford” i është vënë flaka gjatë natës në lagjen “5 Maj” në qytetin e Elbasanit.
Mësohet se mjeti është djegur rreth orës 02:30, ndërsa ishte i parkuar në oborrin e banesës së një zyrtari të rëndësishëm në këtë qytet.
Sipas “BalkanWeb”, automjeti i përket kryetarit të PS-së Elbasan, Xhevahir Budani, teksa dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme.
Budani, aktualisht mban edhe postin e drejtorit të Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor për Qarkun e Elbasanit, Korçës dhe Beratit.