Vladimir Gjuta i cili akuzohej se kishte rrahur me çekiç kushëririn e tij, duke i thyer dhëmbët, është liruar nga paraburgimi.
Kujtojmë se arrestimi i tij u bë më 4 janar.
Raportohet se pasi u krye akti nga Mjekësia Ligjore rezultoi se plagosja ishte e lehtë.
Personi që ishte dhunuar nga Gjuta, që në këtë rast ishte kushëriri i tij, u tërhoq nga ankimi dhe prokuroria kërkoi revokimin e masës, ndërsa gjykata vendosi që ta lërë të lirë.
Vladimir Gjuta nuk është një emër i panjohur për drejtësinë shqiptare.
Ai është arrestuar më parë si autori i vendosjes së tritolit në farmacinë e babait të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, por që u lirua në fund të hetimeve.