Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

I shpallur në kërkim ndërkombëtar, kush është “Titi i Ukës” i ndaluar në Lezhë

7 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
I shpallur në kërkim ndërkombëtar, kush është “Titi i Ukës” i ndaluar në Lezhë

Policia e Lezhës dhe Interpol Tirana kanë arrestuar një person për llogari të drejtësisë Italiane. Bëhet fjalë për 48-vjeçarin Astrit (Nimani) Limani, një emër jo pak i njohur për policinë dhe drejtësinë.

Kjo, pasi më herët Limanit që njihet në Lezhë edhe si “Titi i Ukës” që është edhe biznesmen i janë sekuestruar 10 milionë euro pasuri.

Në 15 nëntor 2013, Limani u arrestua në Serbi dhe më datë 20 dhjetor 2013 u ekstradua drejt Italisë, ku ishte dënuar për trafik droge në kuadër të një organizate kriminale.

Sipas “BalkanWeb” , Limani është liruar në Itali, ndërsa çështja ka kaluar në Apel në shtetin fqinj, është kthyer në atdhe. Me sa duket Gjykata italiane ka konfirmuar dënimin për 48-vjeçarin, të cilit siç bënë me dije burime nga policia për ‘BW’ i kanë mbetur edhe 10 vite burg në Itali.

Në vitin 2015 Limani iu sekuestrua një pasuri me vlerë 10 milionë euro me vendim të Gjykatës së Lezhës. Siç thuhej atëherë në deklaratat zyrtare të policisë e Prokurorisë, në total tre pallate me 230 apartamente banimi dhe një hotel. Në vitin 2013, Astrit Ukë Nimani ishte anëtar i Këshillit Bashkiak në Bashkinë e Lezhës, nën siglën e Partisë Ora e Shqipërisë.

Policia e Lezhës tha atëherë se sekuestrimi ishte në kuadër të Procedimit Penal nr. 615, në ngarkim të shtetasit Astrit Nimani, banues në Lezhë.

“Hetimet janë ndjekur me metoda proaktive për një periudhë njëmujore, nga Sektori për Krimin Ekonomik-Financiar të Drejtorisë së Policisë Qarkut të Lezhës në bashkëpunim me Prokurorinë. Kështu u bë ekzekutimi i vendimit penal të Gjykatës së Lezhës për sekuestrimin e pasurive të paluajtshme të shtetasit Astrit Nimani, me sipërfaqe totale 25 mijë metra katrorë, të cilat kapin një vlerë sipas çmimeve të tregut, rreth 10 milionë euro. Në këto pasuri përfshihet një godinë 5-katëshe, Hotel-Bar-Restorant, me sipërfaqe totale 7940 m² në qytetin e Shëngjinit dhe një godinë 13-katëshe, në qytetin e Shëngjinit, me sipërfaqe totale 5000 m², ku përfshihen: 65 apartamente banimi, njësi tregtimi dhe garazhe parkimi. U bllokua edhe një godinë 13-katëshe, në qytetin e Shëngjinit, me sipërfaqe totale 6500 m², ku përfshihen: 65 apartamente banimi, njësi tregtimi dhe garazhe parkimi, si dhe një godinë 10-katëshe, në qytetin e Shëngjinit me sipërfaqe totale 9500 m², ku përfshihen: 90 apartamente banimi, njësi tregtimi dhe garazhe parkimi. Pra, në total janë 230 apartamente banimi. Sipas të dhënave në QKR, Nimani është administrator dhe ortak me 40% i kompleksit turistik “M****”, në Shëngjin, dhe i regjistruar në qershor të vitit 2013″, njoftonte policia atëherë.

Tags: "Titi i Ukës"kerkimLezhëndërkombëtar

TË LIDHURA

Detaje nga operacioni policor në Tiranë/ Kontrolle në 3 call centera, sekuestrohen 1 mln euro
Aktualitet

Detaje nga operacioni policor në Tiranë/ Kontrolle në 3 call centera, sekuestrohen 1 mln euro

22:32 | 13/04/2026
Shqipëria, pjesë e destinacioneve në 2026
Aktualitet

Shqipëria, pjesë e destinacioneve në 2026

21:58 | 13/04/2026
Prokuroria e Tiranës godet 3 Call Centera, raportohet për të arrestuar. Sekuestrohen edhe para
Aktualitet

Prokuroria e Tiranës godet 3 Call Centera, raportohet për të arrestuar. Sekuestrohen edhe para

21:44 | 13/04/2026
Next Post
“Nderon babain e tij”/ Djali i Sokol Olldashit shfaqet krah Bashës

“Nderon babain e tij”/ Djali i Sokol Olldashit shfaqet krah Bashës

Hyn në fuqi ligji, s’ka më lojëra fati në Kosovë

Hyn në fuqi ligji, s’ka më lojëra fati në Kosovë

Të shtëna me armë zjarri në Vlorë, dyshohet për të plagosur

Të shtëna me armë zjarri në Vlorë, dyshohet për të plagosur







JU REKOMANDOJMË

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

17:56 | 08/04/2026
Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

21:44 | 09/04/2026
SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

19:40 | 11/04/2026




TË FUNDIT

Konflikti në Lindjen e Mesme, Irani konfirmon 16 prillin si raundin e ardhshëm të bisedimeve me SHBA
Bota

Konflikti në Lindjen e Mesme, Irani konfirmon 16 prillin si raundin e ardhshëm të bisedimeve me SHBA

by mirseda
22:58 | 13/04/2026
0

Raundi i ardhshëm i negociatave midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit mund të mbahet në Pakistan më...

Detaje nga operacioni policor në Tiranë/ Kontrolle në 3 call centera, sekuestrohen 1 mln euro

Detaje nga operacioni policor në Tiranë/ Kontrolle në 3 call centera, sekuestrohen 1 mln euro

22:32 | 13/04/2026
Trump propozon Eric Wendt si ambasador të SHBA-ve në Shqipëri

Trump propozon Eric Wendt si ambasador të SHBA-ve në Shqipëri

22:08 | 13/04/2026
Shqipëria, pjesë e destinacioneve në 2026

Shqipëria, pjesë e destinacioneve në 2026

21:58 | 13/04/2026
Prokuroria e Tiranës godet 3 Call Centera, raportohet për të arrestuar. Sekuestrohen edhe para

Prokuroria e Tiranës godet 3 Call Centera, raportohet për të arrestuar. Sekuestrohen edhe para

21:44 | 13/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com