Policia e Vlorës vendos sekuestro preventive mbi disa pasuri që kapin vlerën rreth 500 mijë euro. Bëhet fjalë për 2 apartamente banimi në Vlorë dhe Orikum, 1 pemishte në Radhimë, 2 automjete dhe 2 llogari bankare.
Këto sekuestrime pasurore i përkasin shtetasit Luan Beshaj, pasi dyshohet se i ka siguruar nga veprimtaria kriminale e pastrimit të parave.
“Këto sekuestrime pasurore janë në kuadër të procedimit penal proaktiv të vitit 2014, ndaj shtetasit Luan Beshaj si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, thuhet në njoftimin e policisë.
Mësohet se Beshaj ka qenë i dënuar në Itali për veprën penale “Trafikim narkotikësh”.