Radja Nainggolan pak kohë më parë ka kaluar nga Roma tek rivalët e Interit në Serie A. Një transferim që i ka habitur të gjithë pasi belgu cilësohej si një element mjaft i rëndësishëm në mesfushën e romanëve në katër vite. Vetë futbollisti është shprehur se nuk është larguar me dëshirën e tij nga klubi, por i detyruar nga drejtuesit.Ndërsa tani ka ardhur edhe një reagim i trajnerit roman Eusebio Di Francesco, i cili la të kuptohet se largimi i Nainggolan është i lidhur me çështje disiplinore. Trajneri i Romës, Di Francesco, pranoi se kishte arsye të tjera për largimin e 30-vjeçarit përveç atyre financiare.
“Kam një marrëdhënie të mirë me Radja dhe kemi folur folur për këtë”, ka thënë fillimisht Di Francesco për mediat italiane.“Shitja e tij ishte e lidhur me arsye ekonomike dhe gjëra që ndodhën në të kaluarën.Vendimi për ta lënë atë jashtë nga ndeshja e parë e 2018-tës ishte shumë e debatuar, por nëse doni të ecni përpara me identitetin e një ekipi, ka edhe rregulla të etikës. Ndonjëherë, duhet të marrësh vendime që nuk u pëlqen njerëzve”, përfundoi trajneri i Romës.
Kujtojmë që edhe trajneri i Belgjikës e la jashtë kombëtares në botërorin e Rusisë mesfushorin e Interit dhe u justifikua me faktin se ishte çështje teknike. Por duket se Nainggolan krijon probleme në skuadra dhe shpeshherë ka treguar se është pak ‘arrogant’.