E hënë, 20 Shtator, 2021
28.5 C
Tirana

I frymëzuar nga ISIS, ekstremisti plagosi 6 persona në një supermarket

Policia në Zelandën e Re qëlloi dhe vrau një “ekstremist të dhunshëm”, pasi ai plagosi të paktën gjashtë persona në një supermarket në Auckland. Kryeministrja Jacinda Ardern e përshkroi ngjarjen si një “sulm terrorist” nga një shtetas i Sri Lankës, i cili ishte nën mbikëqyrjen e policisë.

Personi, i cili nuk mund të identifikohet, u frymëzua nga grupi terrorist Shteti Islamik, tha Ardern. Policia ka vrarë agresorin. “Ajo që ndodhi sot ishte e neveritshme, e gabuar”, tha Ardern në një konferencë shtypi të premten pasdite.

“Ajo u krye nga një individ, jo nga një besim”. Ajo shtoi se ishte “absolutisht e mërzitur” kur dëgjoi për sulmin.

Si ndodhi sulmi?

Sulmi ndodhi në supermarketin Countdown në LynnMall në rrethin e New Lynn të premten pasdite. Thuhet se autori mori një thikë të madhe nga një dollap në dyqan dhe nisi sulmin. Ekipet e vëzhgimit ishin afër gjatë gjithë kohës.

Një dëshmitar i tha gazetës ‘Stuff NZ’ se supermarketi ishte një skenë histerie në atë kohë.

“[Njerëzit] po dilnin jashtë, në mënyrë histerike, vetëm bërtisnin, bërtisnin, kishin frikë” tha ai, duke shtuar se ai pa një burrë të moshuar të shtrirë në tokë me një plagë me thikë.

Çfarë dimë për sulmuesin?

Burri, identiteti i të cilit nuk mund të zbulohet për shkak të urdhrave të gjykatës, kishte mbërritur në Zelandën e Re në tetor 2011, dhe u bë një person me interes të sigurisë kombëtare në vitin 2016, tha Ardern.

Ai kishte qenë nën monitorim të vazhdueshëm dhe mbikëqyrje për shkak të shqetësimeve rreth ideologjisë së tij. Ai ishte i njohur për agjenci të shumta dhe ishte gjithashtu në një listë vëzhgimi të terrorit.

Ardern tha se deri të premten, ai nuk kishte kryer ndonjë shkelje që do të çonte në arrestim ose ndalim.

Kur u pyet për motivet e sulmit, ajo tha se ato ishin “të frymëzuara nga ISIS”.

Janë ngritur pyetje se pse nuk u ndërmor veprimi kundër tij para se të plagoseshin gjashtë persona.

“Realiteti është, se kur mbikëqyrni dikë në baza 24/7, nuk është e mundur të jeni pranë tij në çdo kohë. Stafi ndërhyri sa më shpejt që të mundte, dhe ata parandaluan lëndime të mëtejshme”, tha komisari i policisë, Andrew Coster.

Coster shtoi se sulmuesi ishte shumë i kujdesshëm për vëzhgimin, dhe se ekipet duhej të mbanin një distancë për të qenë efektiv.

A ka ndonjë rrezik tjetër?

Autoritetet janë të bindur se sulmuesi po vepronte vetëm, dhe se nuk ka asnjë rrezik për komunitetin, sipas z. Coster.

Supermarketi është mbyllur deri në një njoftim tjetër.

Burimi i lajmit: BBC. Përshtatur nga Tirana Today

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Shërbimet sekrete zbulojnë planin/ Parandalohet ekzekutimi i Zoran Zaev

Shërbimet sekrete greke dhe qeveria parandaluan një atentat ndaj kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, disa muaj pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës...

Në politikën gjermane nuk përfaqësohen sa duhet migrantët

"What's your Heimat?" - cili është atdheu juaj u pyet W. Michael Blumental, drejtori që themeloi Muzeun Hebre në Berlin në vitin 2014. Për...

Pse berishizmi, është enverizimi i ri shqiptar

Nga: Mero Baze Kjo që po i ndodh Partisë Demokratike, Partisë së Punës, ka filluar ti ndodh në vitin 1991. Kur ajo filloi të reformohej...

VIDEO/Drogë, armë e vjedhje energjie, momenti i arrestimit të volejbollistit

Një volejbollist ka rënë në prangat e policisë, pasi është kapur me armë zjarri, municion luftarak dhe kokainë. Volejbollisti 26-vjeçar i identifikuar si Eraldo...

Debati në PD, Basha-Berisha na sjell edhe njëherë debatin për sovranitetin

Nga: Ben Andoni Në Shqipëri është e prerë dhe e menjëherë-pranueshme se nëse e thotë diçka apo e artikulon ambasadori i SHBA-së, atëherë deklarata ka...