Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria

I falsifikojnë firmat për t’i marrë pronën, Prokuroria i shmanget hetimit

6 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
I falsifikojnë firmat për t’i marrë pronën, Prokuroria i shmanget hetimit

Erida Saraçi bashkë me trashëgimtarë të tjerë të familjes Saraçi ankohen në Fiks Fare duke pretenduar se prona e familjes së tyre u është marrë pa të drejtë nga tre anëtarë të familjes mbi dokumenta të falsifikuara.

Ata pretendojnë që kanë që prej vitit 2009, vit kur mësuan që familjarët po regjistronin pronën që janë përballuar në gjyqe dhe prokurori ku herë u ka dhënë e herë nuk u kanë dhënë të drejtë.

Sipas tyre, janë falsifikuar firmat e trashëgimtarëve, dhe nga pesë trashëgimtarë, kjo pronë që ndodhet në qendër të Shkodrës, mbi të cilën është ndërtuar një pallat është regjistruar vetëm në emër të tre personave, siç figurojnë edhe në trung.

E gjitha kjo sepse janë falsifikuar deklaratat e familjarëve, të cilët pretendohet të kenë firmosur në vitin 1988 ku heqin dorë nga prona. Faktikisht këto deklarata siç dëshmojnë edhe ata për Fiksin gjatë intervistës, por edhe sipas aktit të ekspertizës nuk janë firmosur prej tyre. Firmat janë falsifikuar.

Fiks Fare u interesua edhe pranë ndërtuesit të pallatit, të ndërtuar mbi këtë pronë.

Ky i fundit shprehet që i vjen keq për familjarët, pasi ata janë një familje, janë djem xhaxhallarësh, por ai është i detyruar të lidhi kontrata vetëm me ata që kanë emrin në tapi.

Fiks Fare bashkë më Erida Saraçin ju drejtuan zyrës së Kadastrës Shkodër. Kjo e fundit ktheu një përgjigje me shkrim ku sqaron se për këtë pasuri, janë bërë dy aplikime. Aplikimi i parë është bërë në vitin 2009 dhe është refuzuar.

Aplikimi i dytë është bërë në vitin 2011, vit kur është regjistruar edhe prona. Ndër dokumentet mbi të cilat është bërë ky regjistrim, sipas kadastrës është edhe Vendimi i Komitetit Ekzekutiv i qytetit Shkodër, numër 24 datë 01.04.1989 për lejim dhurimi. Vendim ky që është bërë me deklarata të gjetura të falsifikuara, me tre akte ekspertimi.

Familjarët e dëmtuar, kanë bërë një kallëzim pranë prokurorisë për shpërdorim detyre, nga ana e hipotekës, ku pretendojnë që prona është regjistruar me dokumente të falsifikuara. Prokurori ka vendosur pushimin e çështjes me argumentin se nuk mund të provohet shpërdorimi i detyrës, pasi nuk është detyrë e hipotekës të verifikoj origjinalitetin e dokumentacionit.

Ndër të tjera prokurori cilëson se në praktikën e kryerjes së një regjistrimi mund të jenë depozituar shumë dokumente dhe organi i akuzës nuk mund të kryejë akte ekspertimi apo të pyes personat që kanë dijeni për të gjitha këto dokumente.

Por në të vërtetë prokuroria ka kërkuar kryerjen e aktit të ekspertimit për deklaratat e heqjes dorë nga pasuria, dhe ndër to është verifikuar se firma nuk është e trashëgimtarëve, pra është falsifikuar.

Prokuroria nuk ka kërkuar asgjësimin e këtyre dokumenteve, por ka cilësuar se personat që pretendojnë falsifikimin mund ta kundërshtojnë atë në format edhe mënyrat e parashikuara nga ligji psh duke kërkuar konstatimin e pavlefshmërisë absolute të dokumentit, duke u shmangur kështu nga hetimi falsifikimin e dokumentacionit, të verifikuar prej tyre me akte të ekspetimit, dhe duke u shprehur vetëm për shpërdorimin e detyrës. /TCH

Tags: falsifikimfirmëProkuroriaprone

TË LIDHURA

Hoxha: Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist
Aktualitet

Hoxha: Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist

20:51 | 04/04/2026
Berisha “djeg” Florian Binajn për Tiranën: Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer
Aktualitet

Berisha “djeg” Florian Binajn për Tiranën: Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer

20:50 | 04/04/2026
Plagoset emigranti në Shkodër, ndryshon dëshminë: tha se ishte futbollist i KF Shirokës
Aktualitet

Plagoset emigranti në Shkodër, ndryshon dëshminë: tha se ishte futbollist i KF Shirokës

19:18 | 04/04/2026
Next Post
Italiani me sëmundje lëkure prodhon brioshë, rihap biznesin pas mbylljes nga AKU

Italiani me sëmundje lëkure prodhon brioshë, rihap biznesin pas mbylljes nga AKU

Prej 5 ditësh në këtë shtet është ndërprerë interneti

Prej 5 ditësh në këtë shtet është ndërprerë interneti

“Debatet e forta me Ramën”/ Kurti flet për takimin e fundit

"Debatet e forta me Ramën"/ Kurti flet për takimin e fundit







JU REKOMANDOJMË

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

22:25 | 01/04/2026
Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

15:04 | 01/04/2026
SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

11:54 | 31/03/2026
Letër prekëse për Arbër Hajdarin në “Goca dhe Gra”: Je djalë “babë”, të besova familjen

Letër prekëse për Arbër Hajdarin në “Goca dhe Gra”: Je djalë “babë”, të besova familjen

22:54 | 03/04/2026




TË FUNDIT

Takimi i veçantë me familjen e Selin: Greta tregon momentet e Gimbos me Onon dhe Selin
Showbizz

Takimi i veçantë me familjen e Selin: Greta tregon momentet e Gimbos me Onon dhe Selin

by mirseda
23:18 | 04/04/2026
0

Greta Kazazi, ish-banore e Big Brother VIP, hapi zemrën duke rrëfyer njohjen me partnerin e saj dhe...

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

23:15 | 04/04/2026
Irani i kthen paralajmërimin Trumpit: I gjithë rajoni do të kthehet në ferr për ju, do të fundoseni!

Irani i kthen paralajmërimin Trumpit: I gjithë rajoni do të kthehet në ferr për ju, do të fundoseni!

23:08 | 04/04/2026
“Ka treguar disrespekt ndaj familjes së saj”/ Miri dhe Rogerti përplasen me Selin

“Ka treguar disrespekt ndaj familjes së saj”/ Miri dhe Rogerti përplasen me Selin

23:06 | 04/04/2026
“Ferri do të mbretërojë”, Trump ultimatum 48-orësh Iranit për Ngushticën e Hormuzit

“Ferri do të mbretërojë”, Trump ultimatum 48-orësh Iranit për Ngushticën e Hormuzit

22:14 | 04/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com