Një automjet tip “BMW X5” u përfshi nga flakët mëngjesin e sotëm në lagjen 15 në Durrës, duke u djegur plotësisht në pjesën e përparme.
Zjarri ka qenë i qëllimshëm, pasi kamerat e sigurisë kanë regjistruar lëvizjet e dy personave me kapuç, të cilët kanë spërkatur me lëndë djegëse automjetin dhe i kanë vënë flakën.
Pronari i automjetit ka një biznes në fushën e transportit. Uniformat blu po punojnë për zbardhjen e kësaj ngjarje.
Policia ka marrë dëshminë e pronarit të mjetit, por edhe të personave të tjerë që mund të kenë dijeni për këtë ngjarje