Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

“I dënuar, 3 vjet burg” PD-ja publikon dënimin e kryebashkiakut të Mallakastrës

6 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
“I dënuar, 3 vjet burg” PD-ja publikon dënimin e kryebashkiakut të Mallakastrës

Partia Demokratike ka publikuar një dokument nga prokuroria greke, ku sipas të cilës, kryebashkiaku i Mallakastrës, Qerim Ismailaj është dënuar në vendin fqinj me 3 vite burg.

Lajmërimin për këtë publikim, PD-ja e ka bërë ditë më herët. Opozitarët akuzojnë kryebashkiakun se ka fshehur dënimin në formularin e dekriminalizimit.

“Sipas vërtetimit me nr. Protokolli 405 të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Athinë, Edi Rama i Mallakastrës, Qerim Ismailaj, rezulton i dënuar me 3 vjet burgim nga Gjykata e Kios, më datë 25 Shkurt 2000.

Ai është dënuar për kryerjen e veprimeve të dhunshme, plagosje (rrahje) dhe nuk e ka vuajtur dënimin për shkak të mosgjetjes në territorin grek.”, tha sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi.

 

DEKLARATË E SEKRETARIT TË PËRGJITHSHËM TË PD, GAZMENT BARDHI

 

Rastet e Valdrin Pjetrit, kandidatit trafikant të Edi Ramës në Shkodër; Agim Kajmakut, kandidatit fallsifikator të Edi Ramës në Vorë; Mark Babanit, kandidatit hajdut të Edi Ramës në Vaun e Dejës; nuk janë raste të izoluara.

 

Një pjesë e mirë e përfaqësuesve të Edi Ramës në bashki të ndryshme të vendit kanë probleme me drejtësinë, për shkak të së shkuarës kriminale ose për lidhjet e tyre aktuale me krimin.

 

Ajo çfarë i lidh bashkë të gjithë këta kandidatë për kryebashkiakë që e morën pushtetin me dhunë, është Edi Rama, prioritet i të cilit është të mbrojë dhe promovojë këdo që i shërben pushtetit të tij kriminal.

 

Njësoj si për Valdrin Pjetrin, Agim Kajmaku, apo Mark Babani, Edi Rama e di se edhe Qerim Ismailaj i Bashkisë së Mallakastrës ka fallsifikuar formularin e dekriminalizimit dhe duhet të largohet menjëherë dhe të shkojë përpara drejtësisë!

 

Edi Rama e di se i përzgjedhuri i tij për Mallakstrën ka probleme me drejtësinë greke, por ai e ka fshehur të vërtetën.

 

Ky është një fakt që Edi Rama e di shumë mirë, por po përpiqet të blejë kohë për kriminelin tjetër që i është zbuluar në bashki, këtë herë, duke fallsfikuar dokumentat shtetërorë, siç është formulari i dekriminalizimit.

 

Strategjia e Edi Ramës për të mbrojtur kriminelin Qerim Ismailaj me betimin se ai as nuk është i dënuar, as nuk është i dëbuar nga Greqia nuk ka asnjë vlerë. Ajo është një strategji e dëshuar, që do të ketë vetëm një përfundim: Edi Rama do të largohet me turp si kryeministri i cili ka vetëm një ofertë për qytetarët e tij: krimin!

 

Ashtu sikurse premtova dy ditë më parë, sot do të publikojmë dokumente zyrtare dhe të pakundërshtushme që provojnë se Qerim Ismailaj, është person me rekorde kriminale.

Sipas vërtetimit me nr. Protokolli 405 të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Athinë, Edi Rama i Mallakastrës, Qerim Ismailaj, rezulton i dënuar me 3 vjet burgim nga Gjykata e Kios, më datë 25 Shkurt 2000.

 

Ai është dënuar për kryerjen e veprimeve të dhunshme, plagosje (rrahje) dhe nuk e ka vuajtur dënimin për shkak të mosgjetjes në territorin grek.

 

Sipas ligjit të dekriminalizimit, Qerim Ismailaj nuk mund të ushtrojë asnjë funskion publik, aq më pak të jetë kandidat për Kryetar Bashkie. Ai është subjekt ndalimi sipas ligjit dhe duhet menjëherë të procedohet penalisht për falsifikimin e formularit të dekriminalizimit.

 

Sot nuk është koha për mashtrime.

 

Sot është koha për veprim nga organi i prokurorisë, është koha që ligji të veprojë dhe është koha që Edi Rama të mos fshihet pas Qerim Ismailajt, Valdrin Pjetrit, Agim Kajmakut dhe Mark Babanit.

 

Edi Rama do të ndëshkohet me votë të lirë e të ndershme për faktin që alternativa e tij e vetme është krimi; për kandidimin e individëve me të shkuar kriminale; dhe për tentativën e përsëritur për të futur në politikë individë me të shkuar kriminale.

Tags: i denuarkryebashkiakuMallakastrësPDQerimaj

TË LIDHURA

Ndryshime në QSUT, hapet gara për zgjedhjen e shefave të 9 shërbimeve spitalore
Aktualitet

Ndryshime në QSUT, hapet gara për zgjedhjen e shefave të 9 shërbimeve spitalore

21:14 | 06/03/2026
Protesta te Kryeministria, policia heq çadrën e Lapajt: Nuk na trembin dot
Politikë

Protesta te Kryeministria, policia heq çadrën e Lapajt: Nuk na trembin dot

21:12 | 06/03/2026
“Shqipëria Bëhet” protestë para Kryeministrisë, Lapaj vendos çadrën kundër korrupsionit
Politikë

“Shqipëria Bëhet” protestë para Kryeministrisë, Lapaj vendos çadrën kundër korrupsionit

20:02 | 06/03/2026
Next Post
Ambasada e SHBA-së porosit qytetarët e saj: Protestat e fundit kanë qenë të dhunshme!

‘E ngjashme me FBI amerikane’, Ambasada nxjerr njoftimin e rëndësishëm

Shkoi në spital me gjendje gripale, ndërron jetë 33-vjeçarja në Durrës

Shkoi në spital me gjendje gripale, ndërron jetë 33-vjeçarja në Durrës

“I dënuar, 3 vjet burg” PD-ja publikon dënimin e kryebashkiakut të Mallakastrës

A përputhet letra e prokurorisë greke me gjeneralitetet e kryebashkiakut (FOTO)







JU REKOMANDOJMË

Irani: Goditëm me raketa zyrën e Netanyahut! Fati i Kryeministrit izraelit…

Irani: Goditëm me raketa zyrën e Netanyahut! Fati i Kryeministrit izraelit…

12:00 | 02/03/2026
Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

20:13 | 02/03/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026
Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

13:02 | 03/03/2026




TË FUNDIT

Ndryshime në QSUT, hapet gara për zgjedhjen e shefave të 9 shërbimeve spitalore
Aktualitet

Ndryshime në QSUT, hapet gara për zgjedhjen e shefave të 9 shërbimeve spitalore

by mirseda
21:14 | 06/03/2026
0

Është hapur gara për kandidatët që do të përzgjidhen në drejtimin e 9 shërbimeve spitalore në qendrën...

Protesta te Kryeministria, policia heq çadrën e Lapajt: Nuk na trembin dot

Protesta te Kryeministria, policia heq çadrën e Lapajt: Nuk na trembin dot

21:12 | 06/03/2026
Irani kërcënon hapur Europën: Nëse përfshiheni në sulme, do të hakmerremi

Irani kërcënon hapur Europën: Nëse përfshiheni në sulme, do të hakmerremi

20:43 | 06/03/2026
SHBA përdor për herë të parë raketat PrSM në Iran

SHBA përdor për herë të parë raketat PrSM në Iran

20:39 | 06/03/2026
Lufta në Lindjen e Mesme, Izraeli sulmon bunkerin e Khameneit në Teheran

Lufta në Lindjen e Mesme, Izraeli sulmon bunkerin e Khameneit në Teheran

20:03 | 06/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com