Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

I dashur Lulzim, mos na lë të gënjejmë për Migenën

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
I dashur Lulzim, mos na lë të gënjejmë për Migenën

Nga Mero Baze

Dëgjova Lulzim Bashën që tha nga Korça se gjithçka që thuhet për vilën ku ai jeton, janë gënjeshtra. Në fakt, për vilën ku jeton Lulzim Basha deri tani ka folur vetëm Lulzim Basha.

Ai ka thënë që është një vilë pak më e vogël se apartamenti që kishte dhe nga ku është larguar pas tërmetit. Po ai vetë, është ankuar që vila nuk ka as pishinë.

Ne vetëm kemi provuar se apartamenti nuk i është dëmtuar nga tërmeti dhe se tek vila e re, Basha nuk ka as kontratë blerje, dhe as kontratë qiraje.

Vila, pas ikjes së ambasadorit të Suedisë që ka banuar aty, para disa muajsh, është në pronësi të shtetases Migena Vrapi.

U kërkova Tatimeve të deklarojnë qiranë tuaj dhe sa paguan tatim fitimi zonja Migena, por nuk figuron fare në sistem.

Tek Ujësjellësi figuronte si klientja nr 78 e bllokut të vilave ku jeton ti.

Tani mos na lër të gënjejmë sonte, se nesër ta themi po deshe.

Na thuaj cila është Migena Vrapi dhe në çfarë rrethanash je vendosur aty.

Nëse hetojmë gjithë Migenat që janë rreth teje komplikohet situata, e mund të jemi të pasaktë.

Një Migenë që ke kushërirë, e ke pasur në Bashki dhe ka ikur më 2015.

Një Migenë tjetër është gruaja e deputetit tënd besnik që qëllon me vezë në Parlament dhe fshin serverat e 21 janarit.

Pastaj janë nja katër Migena Vrapi të tjera, që sipas Gjendjes Civile jetojnë në Shqipëri.

Detajet nga identiteti i tyre nuk po i bëjmë publike, se nuk duam të prishim privatësinë e tyre.

Për më tepër nuk duam të gabojmë, përderisa ti betohesh se je transparent.

Ok atëherë, është shumë e thjeshtë. Na trego pak për Migena Vrapin në vilën e së cilës jeton. Kjo do na kursente ndonjë gabim nga nxitimi.

Deri tani nuk kemi bërë asnjë gabim dhe nuk kemi thënë asnjë gënjeshtër. I vetmi që ke gënjyer je ti, por dhe ato t’i kemi provuar si gënjeshtra.

Tani na trego për Migenën që i ka lind në zemër të të japë vilën, ose pa qira, ose pa pa para. Të paktën t’i dihet nderi zonjës në fjalë.

Po të lëmë afat deri nesër, se je rrugëve dhe të duhet të flesh pak në darkë. Tek “vila e Migenës”!

Tags: genjejmelulzim bashamero bazemigena

TË LIDHURA

“Udhëheqësi artistik i Shqipërisë”/ “The Times” artikull kushtuar kryeministrit
Editorial - Opinione

“Udhëheqësi artistik i Shqipërisë”/ “The Times” artikull kushtuar kryeministrit

10:02 | 15/10/2025
Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën
Aktualitet

Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën

22:44 | 14/10/2025
Aksident i rëndë në aksin Milot-Lezhë/ Humb jetën 75-vjeçari
Të Gjitha

Aksident i rëndë në aksin Milot-Lezhë/ Humb jetën 75-vjeçari

09:45 | 06/10/2025
Next Post
Gabimet e ALUIZNI-t Sarandë lënë pa pronë qytetarin, e gëzon tjetri

Gabimet e ALUIZNI-t Sarandë lënë pa pronë qytetarin, e gëzon tjetri

Zyrtari i parë i policisë që përballet me vetingun has në telashe

Zyrtari i parë i policisë që përballet me vetingun has në telashe

Vdes në spital shoku i Harizajt, u plagos në atentatin e djeshëm

Prokuroria kërkon ‘arrest me burg’ për nipin e deputetit socialist







JU REKOMANDOJMË

Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

17:11 | 20/10/2025
“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

19:59 | 22/10/2025
Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

22:16 | 21/10/2025
Magazina plot me produkte bujqësore të skaduara në Fushë-Krujë, arrestohet pronari

Magazina plot me produkte bujqësore të skaduara në Fushë-Krujë, arrestohet pronari

15:06 | 23/10/2025




TË FUNDIT

Piktura e Pikasos shitet në ankand për 32 milionë euro
Bota

Piktura e Pikasos shitet në ankand për 32 milionë euro

by mirseda
22:28 | 24/10/2025
0

Një pikturë e Pablo Picasso-s që përshkruan Dora Maar-in, muzën dhe shoqëruesen e gjatë të piktorit spanjoll,...

Franca ndalon hedhjen e ushqimit, detyron supermarketet të dhurojnë

Franca ndalon hedhjen e ushqimit, detyron supermarketet të dhurojnë

22:13 | 24/10/2025
Media italiane: Flori Paluçi, nga arratia në Itali te vrasja në Manëz

Media italiane: Flori Paluçi, nga arratia në Itali te vrasja në Manëz

22:08 | 24/10/2025
Tensionet tregtare BE-Kinë, pritet takimi mes Brukselit dhe Pekinit për metalet e rralla

Tensionet tregtare BE-Kinë, pritet takimi mes Brukselit dhe Pekinit për metalet e rralla

21:24 | 24/10/2025
Tragjedi në brigjet e Turqisë, përmbytet një gomone me emigrantë, humbin jetën 14 persona

Tragjedi në brigjet e Turqisë, përmbytet një gomone me emigrantë, humbin jetën 14 persona

21:17 | 24/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com