Elseid Hysaj ka shënuar golin e tij të parë në karrierë me fanelën e Napolit.
Në ndeshjen kundër Sassuolos, mbrojtësi i kombëtares shqiptare realizoi gol me një goditje të fortë nga jashtë zonës.
Rikujtojmë se Hysaj ka luajtur mbi 150 ndeshje me Napolin që nga viti 2015, kur u transferua nga Empoli.