Përfundojnë pjesët e para të dy ndeshjeve të grupit F. Hungaria ka befasuar Gjermaninë në “Allianz Arena”, teksa ka triumfuar në shifrat minimale. Hungarezët zhbllokuan shifrat, pas një kundërsulmi të shpejtë të skuadrës së Rosit.
Sallai dha një krosim perfekt për Szalai, i cili mposhti Nojerr me një goditje të bukur me kokë në hedhje. Ky rezultat kualifikon hungarezët në 1/8-at dhe eliminon Gjermaninë.
Në ndeshjen tjetër, Portugalia ka barazuar me Francën. Kristiano Ronaldo kaloi në avantazh Portugalinë në minutën e 31 nga pika e bardhë e penalltisë.Ylli portugez u tregua i saktë.
CR7 është lojtari i parë europian në historinë e Botërorit dhe Europianit që ka shënuar 20 gola në total në dy kompeticionet. Ndërkohë, pak para përfundimit të pjesës së parë, Benzema barazoi me anë të një penalltie.