Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Hungari, frika nga humbja, Orban bën me ligj “shtet paralel”

4 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
Hungari, frika nga humbja, Orban bën me ligj “shtet paralel”

Kryeministri hungarez, Viktor Orban është një nga politikanët më finokë në Europën aktuale. Për të siguruar pushtetin e tij, ai ka bërë shumë këto vite, që nga kthimi në unisono të medias, deri tek një ligj zgjedhor, që avantazhon partinë e tij, Fidesz. Ideja e fundit e tij del madje edhe jashtë kuadrit të regjimit, të paktën demokratik në formë.

Synohet të ngrihet një shtet paralel, që ia mundëson kryeministrit dhe elitës së tij në rast të një humbjeje të zgjedhjeve, të ulen në të gjitha komandat e drejtimit të shtetit dhe shoqërisë. Arsyeja: Në Hungari ka filluar të fryjë një erë e ndryshimit politik. Shumë njerëz janë lodhur nga Orbani dhe nuk e durojnë dot më vetëkënaqësinë e tij dhe aferat e korrupsionit në rrethin familjar atë të miqve dhe partisë. Sondazhet ka kohë që i japin opozitës shansin të zëvendësojë Orbanin në pranverën e ardhshme.

Institucioni, që do duhet të pengojë, që të marrë drejtimin një qeveri që nuk drejtohet nga Orbani, mban një emër me një tingëllim jo të keq, vetëm të vështirë për t’u shqiptuar. “Fondacioni i Interesit Publik për Administrimin e Pasurive që Kryejnë Detyra Publike.” Të martën e 27 Prillit  parlamenti dha miratimin me dy të tretat për një ligj që e mundëson krijimin e këtij institucioni të ri dhe themelimin e 32 fondacioneve të tilla.

Detyra nga gati të gjithë sektorët shtetërorë

Shumica e tyre do të jenë fondacione të universiteteve shtetërore, me këtë kalon gati i gjithë sistemi shtetëror i arsimit të lartë hungarez në fondacione, përfshirë edhe klinikat universitare. Pjesa më e vogël e fondacioneve ka karakter të përgjithshëm dhe merr përsipër detyra nga të gjithë sektorët shtetërorë; sporti, familja, kultura, klima, bujqësia, prodhimi mediak deri tek marrëdhëniet ndërkombëtare dhe mbështetja e pakicave hungareze jashtë.

Miliarda për një shtet paralel

Në këtë mënyrë garantohet, shkruan avokati dhe ish-deputeti liberal hungarez, Andras Schiffer, që pas një ndërrimi të qeverisë çdo qeveri do duhet të ndajë pushtetin me “një qeveri të thellë paralele të fshehur në administratë, të komanduar nga Viktor Orban.” Fondacionet kanë fonde miliardëshe.

Pa kontroll shtetëror

Një shembull është Kolegji Matthias Corvinus, MCC, në fillim një kolegj i afërt me partinë Fidesz, i themeluar nga Andras Tombor, një këshilltar i afërt i Orbanit. Me një të rënë të lapsit, MCC mori 10% aksione të koncernit të naftës, MOL dhe firmës farmaceutike, Gedeon Richter. Vlera e përafërt llogaritet me 1 miliardë euro.

Fondacionet punojnë vetë dhe nuk kanë asnjë lloj kontrolli shtetëror. Vërtet që paratë ato duhet t’i shpenzojnë për qëllimet e parashikuara, por se si e bëjnë këtë, kjo vendoset nga vetë fondacionet. Institucionet e reja do të drejtohen nga kuratorume, anëtarët e të cilëve, gjatë themelimit të fondacionit emërohen nga qeveria. Por anëtarët e mëvonshëm pastaj fondacionet i emërojnë vetë. Ndër kuratorët e emëruar që tani janë ministra, sekretarë shteti, dhe shumë njerëz të afërt të biznesit, të afërt me Orbanin.

Qeveriae shpjegoi modelin e fondacioneve me nevojën e rikonceptimit të angazhimit shtetëror në shekullin e 21-të dhe përdorimin me eficientë të shpenzimeve publike. Por blloku opozitar hungarez bën fjalë për “privilegjim hajdutërie” dhe “vjedhje”. Në një prononcim të tyre shkruhet se “ne e dënojmë me vendosmëri që regjimi kërkon të shpëtojë veten duke kaluar pasurinë publike dhe paratë e taksapaguesve në dorë private të Fidesz-it”.

Drejtori i Transparency International për Hungarinë, Miklos Ligeit thotë, se kjo është një nga masat me vazhdën më të madhe të ndikimit që ka marrë Orbani që kur erdhi në pushtet në vitin 2010. “E gjitha është një ide finoke, por e keqe, që në dimensionin e saj mund të krahasohet me shtetëzimin komunist.”  Sipas Ligetit, ky është një model, që nuk ekziston diku tjetër në demokracitë perëndimore. Opozita ka premtuar, se në rast fitoreje të saj do të shkrijë fondacionet e reja dhe do t’ia kthejë pasuritë sërish shtetit.

(Marrë nga DW)

Tags: hungarishtet paralelviktor orban

TË LIDHURA

Në Athinë, një çift u gjet i vrarë në apartament, gruaja në gjendje dekompozimi
Bota

Në Athinë, një çift u gjet i vrarë në apartament, gruaja në gjendje dekompozimi

21:12 | 04/09/2025
Vdekja e Giorgio Armanit, Meloni: Simbol i më të mirës në Itali, frymëzoi të gjithë botën
Bota

Vdekja e Giorgio Armanit, Meloni: Simbol i më të mirës në Itali, frymëzoi të gjithë botën

20:37 | 04/09/2025
Shefi i NATO-s paralajmëroi: “Mos u sillni naivë për Rusinë”, duke theksuar se e dinë çfarë përpiqet të bëjë Putini
Bota

Shefi i NATO-s paralajmëroi: “Mos u sillni naivë për Rusinë”, duke theksuar se e dinë çfarë përpiqet të bëjë Putini

18:04 | 04/09/2025
Next Post
Porti i Durrësit/ Investitori Alabbar në CNN: Shqipëria ka indidkatorë pozitivë

Porti i Durrësit/ Investitori Alabbar në CNN: Shqipëria ka indidkatorë pozitivë

Nuk kanë votuar as veten e tyre, ja kandidatët që morën zero vota

Thyen herësin/ 17 emrat që kapërcyen pragun, tre përfituan

Shkencëtarët turq zhvillojnë sistemin që diagnostikon Covid-in për 10 sekonda

Vendet e pasura e kanë detyrimin t’i ndajnë me të tjerët vaksinat anti-Co*id

JU REKOMANDOJMË

Vdekja e Zhejit/ Avokati: Ambulanca e Sarandës pa pajisje, u shkelën protokollet e urgjencës

Vdekja e Zhejit/ Avokati: Ambulanca e Sarandës pa pajisje, u shkelën protokollet e urgjencës

16:17 | 29/08/2025
Flet vëllai i 60-vjeçarit që u gjet i dekompozuar: S’kemi folur që nga dhjetori

Flet vëllai i 60-vjeçarit që u gjet i dekompozuar: S’kemi folur që nga dhjetori

14:01 | 29/08/2025
Ndryshime te “Rrugorja” e Tiranës, Neritan Buzi emërohet shefi i ri i qarkullimit

Ndryshime te “Rrugorja” e Tiranës, Neritan Buzi emërohet shefi i ri i qarkullimit

17:10 | 01/09/2025
LAJMI I FUNDIT/ Mediat spanjolle: Gjendet trupi i pajetë i Miklovan Danajt

LAJMI I FUNDIT/ Mediat spanjolle: Gjendet trupi i pajetë i Miklovan Danajt

19:10 | 01/09/2025




TË FUNDIT

Shkodër, ekzekutohet me armë zjarri një person në qendër të qytetit. Nuk dihet identiteti i viktimës
Aktualitet

Shkodër, ekzekutohet me armë zjarri një person në qendër të qytetit. Nuk dihet identiteti i viktimës

by mirseda
22:46 | 04/09/2025
0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Shkodër, ku një person dyshohet se ka...

“Parku Eden” kushtoi 3.7 milionë euro/ Rama: U pëlqen atyre që vijnë të më takojnë

“Parku Eden” kushtoi 3.7 milionë euro/ Rama: U pëlqen atyre që vijnë të më takojnë

22:15 | 04/09/2025
Dy turistë francezë humbin rrugën në Parkun “Shebenik”, gjenden pas 2 orësh kërkime

Dy turistë francezë humbin rrugën në Parkun “Shebenik”, gjenden pas 2 orësh kërkime

21:57 | 04/09/2025
A është shitur ishulli i Sazanit? Rama zbulon detaje nga projekti i dhëndrit të Trump

A është shitur ishulli i Sazanit? Rama zbulon detaje nga projekti i dhëndrit të Trump

21:36 | 04/09/2025
Në Athinë, një çift u gjet i vrarë në apartament, gruaja në gjendje dekompozimi

Në Athinë, një çift u gjet i vrarë në apartament, gruaja në gjendje dekompozimi

21:12 | 04/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com