E diel, 20 Qershor, 2021
17.5 C
Tirana

Porti i Durrësit/ Investitori Alabbar në CNN: Shqipëria ka indidkatorë pozitivë

Kreu i “Emaar”, Mohamed Alabbar, kompani e cila pritet të ndërtojë portin turistik të Durrësit, në një intervistë për CNN thotë se Shqipëria është “Evropa e re” dhe e quan ëndërr investimin në portin e Durrësit.

Alabbar vlerësoi se Shqipëria i ka të gjithë indikatorët pozitivë për të tërhequr investimet e huaja.

“Europa e Re’ është shumë tërheqëse për mua. Kur shoh Shqipërinë, atë që po ndodh me qeverinë atje, shoh sa shumë po punojnë të gjithë për të zhvilluar vendin, për ta çuar përpara, dhe si ta them, dua që unë të jem i pari që shkon atje. Sepse të gjithë treguesit janë të duhurit, dyfish rritje në turizëm, 450 kilometra bregdet të mahnitshëm me pamje nga Greqia aty pranë”, tha ai.

I pyetur nëse ky është fronti i dytë në “Europën e re” pas investimit në Serbi, Alabbar tha se: “Rritje ekonomike mbresëlënëse, fuqi punëtore, qeveria që punon ditë-natë për t’u bërë pjesë e Europës së vërtetë”, tha ai. I pyetur nëse e pengon imazhi që ka vendi në lidhje me korrupsionin, Alabbar u përgjigj se “fatkeqësisht Shqipëria ka një të shkuar, për shkak të qeverive të mëparshme, mbase qysh nga para 90-ës dhe është përballur me të, i është dashur të kalojë në këtë fazë”. “Asgjë nuk bëhet brenda një nate, por ata ia kanë dalë dhe të gjithë treguesit janë shumë pozitivë sipas meje, prandaj po investoj në një projekt të konsiderueshëm dhe jam shumë krenar që jam i pari në këtë aspekt”, tha ai.

I pyetur lidhur me investimin që do të zbatohet në një sipërfaqe prej 800 000 metrash katrorë, me komplekse banimi, hotele, zyra, model që është zbatuar në Dubai, Alabbar tha se “mendoj që këtë e kam realizuar në shumë vende, por i fundit ishte në Serbi, ku morëm përsipër stacionin e trenit, dhe bëra të njëjtën gjë dhe funksionoi jashtëzakonisht shumë mirë”. Ai e kosndieroi si një ëndërr këtë investim.

“Vërtet besoj që kjo gjë funksionon kudo në botë, nëse e bën mirë, me partnerët e duhur, për të ndërtuar portin më të madh në detin Adriatik në Durrës me mbi 12 mijë apartamente, hotele, restorante e dyqane, mendoj se për mua është si të kem një ëndërr që shkoj dhe e kthej në realitet”, tha ai.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

OBSH e shpall të përfunduar shpërthimin e Ebolës në Afrikën Perëndimore

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) tha se shpërthimi i virusit të Ebolës, që nisi në shkurt në Guinea, ka përfunduar. Ky virus vdekjeprurës, që përcillet...

Levandovski mban gjallë shpresat e Polonisë, Spanja komplikon kualifikimin

Përfundon ndeshja e grupit C, ku Spanja ka komplikuar kualifikimin, pasi Polonia i ka surprizuar, duke i rrëmbyer një pikë. Sfida u mbyll në...

Gjermani, gjenden dy piktura të shekullit XVII në një kosh plehrash

Policia gjermane po kërkon për informacion për dy piktura origjinale nga artistë evropianë të shekullit të 17, të cilat përfunduan në një kosh plehrash...

Kapacitetet e Kosovës për vaksinim në masë të popullsisë kundër COVID-19

Në Kosovë gjatë kësaj jave filloj vaksinimi në masë i qytetarëve kundër COVID-19, me synimin që të vaksinohen deri 320 qytetarë në muaj. Zyrtarë...

Mbi 1 milion vaksina/ Mbërrijnë në Rinas edhe 50 mijë doza të Coronavac

Mbrëmjen e sotme, kanë mbërritur në aeroportin ''Nënë Tereza'', 50 mijë doza të vaksinës kineze Coronavac. Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi...