Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Stil

Humbi 82 kilogramë, gruaja tregon cilat janë 5 mitet për mbipeshën

7 vjet ago
in Stil, Të Gjitha, W-Instant
Humbi 82 kilogramë, gruaja tregon cilat janë 5 mitet për mbipeshën

Për vite të tëra i kishte kapërdirë të gjitha teoritë për mbieshën. Pasi e humba një sasi të pabesueshme të kilogramëve, po ju tregoj cilat janë pesë mitet për këtë problem shëndetësor.

Miti i parë: “Unë ha vetëm një mijë kalori në ditë, por nuk po e humb peshën.”

Është një gjë për të cilën të gjithë pajtohemi. Secili ka nevojë për energji. Sasia e energjisë për të cilën kemi nevojë dallon në bazë të disa faktorëve, por faktorët kryesorë janë masa trupore dhe përbërja e kësaj mase. Formula e vetme që nevojitet për llogaritjen e energjisë së nevojshme është gjatësia, pesha, gjinia dhe niveli i aktiviteteve ditore.

Kjo llogaritje mund të bëhet edhe përmes internetit. Gjasat janë të mëdha që sasia e nevojshe e energjisë ditore të dalë mes 1400 dhe 2000 kalorive. E vërteta është se personat që besojnë se nuk hanë shumë dhe që shtojnë peshë, në fakt nuk kanë problem me metabolizmin, por me perceptimin e tyre për shprehitë e ngrënies.

Miti i dytë: “Mbipesha nuk është aq e keqe.”

Duhet të respektohen të gjithë ata që kanë prioritete tjera dhe që me dëshirë e pranojnë veten me mbipeshë. Mundësia për ta ndryshuar një gjendje nuk nënkupton detyrim për ta ndryshuar atë. Nuk ka të bëjë aq shumë me dukjen, sa ka të bëjë me atë se çfarë zhvillohet brenda trupit dhe për atë se si mbipesha ndikon në cilësinë e jetës sonë.

Mbipesha është paksa e ngjashme me duhanpirjen. Tumoret nuk fillojnë të rriten menjëherë pas pirjes së cigares së parë. Për personat që janë të ndjeshëm ndaj sëmundjeve të mushkërive, pasojat mund të shfaqen pas pesë vjetëve, ndërsa te disa persona ato mund të shfaqen pas pesëdhjetë vjetëve. Fakti që dëmi nuk shihet nuk do të thotë se nuk ekziston. Hulumtimet kanë treguar se mbipesha është njëra nga shkaktaret e vdekjeve të hershme, problemeve të zemrës, diabetit, kancerit, artritit dhe problemeve me nyjet, problemeve të fertilitetit, astmës dhe dhimbjes së shpinës.

Miti i tretë: “Mbipesha nuk paraqet pengesë për mua.”

Për një kohë të gjatë jam përpjekur ta bind veten që mbipesha nuk ka ndikim negativ në jetën time. Sidoqoftë, unë kisha problem me frymëmarrjen edhe kur ngjitesha shkallëve. Kur e përfundoja ngjitjen, shtiresha sikur po kollitem apo po qesh, për ta fshehur faktin se po më ndalej fryma.

Shoqëria na e krijon përshtypjen se gjithçka është në rregull. Ata që merren rregullisht me ushtrime konsiderohen si fanatikë të sportit, ndërsa ata që bëjën jetë pasive vlerësohen si njerëz normalë. Sidoqoftë, tash që kam humbur shumë peshë, e vërej se më parë kam qenë nën mesataren e aftësive. Pranimi i performancës së ulët si diçka e pranueshme do të ju pengojë për ta arritur zgjidhjen e problemit të mbipeshës.

Miti i katërt: “Familja dhe miqtë nuk mendojnë se unë duhet të humb peshë.”

Kjo bindje ka logjikë vetëm për personat që nuk kanë peshë të tepërt apo humbja e peshës së të cilëve do t’i dërgonte në peshë që është nën nivelin e peshës normale. Po flas duke u mbështetur në përvojën time. Kur peshoja 150 kilogramë, askush nuk më pyeste për peshën. Unë dukesha si elefant në dhomë, por askush nuk ma thoshte këtë. Kur e arrita peshën e 105 kilogramëve, të gjithë e vërejtën papritur se kam humbur peshë.

Pse është e pranueshme ta kritkosh dikë për humbje të peshës? Sepse shumica e njerëzve nuk e dinë se si është të vuash nga mbipesha. Në një hulumtim në Britani të Madhe, vetëm 11 për qind e grave dhe 7 për qind e burrave me mbipeshë ishin të vetëdijshëm se kanë peshë të tepërt. Në një studim të vitit 2015, 80 për qind e prindërve të fëmijëve me mbipeshë besonin se pesha e fëmijëve të tyre është normale.

Miti i pestë: “Mbipesha ka të bëjë më së shumti me gjenet.”

Gjenet e krijojnë situatën themelore, por ato nuk e detyrojnë askë të jetë me mbipeshë. Gjërat që varen nga gjenet janë apetiti, parapëlqimet për shijet e ndryshme dhe dëshira për të qenë fizikisht aktiv.  Disa studime kanë dëshmuar se bartësit e gjeneve të mbipeshës konsumojnë mesatarisht 125 deri 280 kilokalori në ditë më shumë dhe nuk kanë dallime në shkallët e metabolizmit. Të thuash se disa fëmijë kanë prirje gjenetike për mbipeshë do të thotë vetëm që ata kanë dëshirë më të madhe për të ngrënë sesa fëmijët që janë të hollë në mënyrë natyrale dhe të cilët ndihen të uritur më rrallë.

Sidoqoftë, faktori vendimtar për prirjen e fëmijëve për të qenë me mbipeshë është mjedisi dhe kushtet që krijohen nga prindërit. Këto mund ta nxisin ose ta luftojnë mbipeshën. Banimi në një shtëpi ku gjithmonë ka ushqim me shumë kalori nuk do t’i bëjë patjetër me mbipeshë fëmijët, nëse gjenet e tyre ua përcaktojnë atyre një apetit më të vogël. Megjitatë, studimet kanë treguar se preferencat për ushqime të caktuara nuk janë të pandryshueshme. Gjenet e përcaktojnë rrugën tonë vetëm kur nuk përpiqemi aspak për ta ndryshuar atë. Këto përpjekje nuk kanë nevojë të jenë të përjetshme. Posa të përshtatemi ndaj shprehive të reja, nuk do të kemi më nevojë të mundohemi për t’i ruajtur ato, shkruan “The Guardian”./ Gazeta Express

TË LIDHURA

Debatet në lidhje? Gratë zakonisht dalin në të drejtë
Kuriozitete

Debatet në lidhje? Gratë zakonisht dalin në të drejtë

18:45 | 14/07/2025
Pesë ushqimet që mund të hani gjatë gjithë kohës pa u shëndoshur
Kuriozitete

Pesë ushqimet që mund të hani gjatë gjithë kohës pa u shëndoshur

21:57 | 12/07/2025
“Kafeja në verë, gabimi që ul cilësinë”
Kuriozitete

“Kafeja në verë, gabimi që ul cilësinë”

18:33 | 10/07/2025
Next Post
Gafa e UEFA-s: De Biasi ende trajner i kuqezinjve

Refuzoi ekipin që e bëri të famshëm, De Biasi: I thashë që nuk ma ndjente

Kur Kadare shkruante se shqiptarët vriten me njëri-tjetrin kur nuk kanë një armik

Kur Kadare shkruante se shqiptarët vriten me njëri-tjetrin kur nuk kanë një armik

Foto/ Befason Ronaldinho, shfaqet me një superfemër në krah

Foto/ Befason Ronaldinho, shfaqet me një superfemër në krah

JU REKOMANDOJMË

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

20:55 | 09/07/2025
Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

08:31 | 14/07/2025
Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

18:22 | 09/07/2025
‘Jepe vetë dorëhegjen’! Kryetari i Bashkisë Konispol sfidon sërish Ramën. Nuk shkarkon asnje nga vartësit!

‘Jepe vetë dorëhegjen’! Kryetari i Bashkisë Konispol sfidon sërish Ramën. Nuk shkarkon asnje nga vartësit!

14:16 | 15/07/2025




TË FUNDIT

Babai akuzohet se abuzoi me të bijën 12-vjeçare, komshinjtë sulmojnë gruan dhe 6 fëmijët e tjerë: Dilni nga shtëpia!
Aktualitet

Babai akuzohet se abuzoi me të bijën 12-vjeçare, komshinjtë sulmojnë gruan dhe 6 fëmijët e tjerë: Dilni nga shtëpia!

by mirseda
21:32 | 15/07/2025
0

Një ngjarje e rëndë u raportua disa ditë më parë në Sheqishtë të Fierit ku Zamir Meta...

Dhunoi bashkëshorten, policia arreston 55-vjeçarin menjëherë pas sinjalizimit

Dhunoi bashkëshorten, policia arreston 55-vjeçarin menjëherë pas sinjalizimit

21:28 | 15/07/2025
”Banorët duhej të ishin lajmëruar 15 ditë para”, Jorgo: Prishja e ndërtimeve në Theth, e jashtëligjshme

”Banorët duhej të ishin lajmëruar 15 ditë para”, Jorgo: Prishja e ndërtimeve në Theth, e jashtëligjshme

21:24 | 15/07/2025
Marrëveshja për ndihmat në Gaza, ministrat e BE-së takohen sot në Bruksel

Marrëveshja për ndihmat në Gaza, ministrat e BE-së takohen sot në Bruksel

15:58 | 15/07/2025
Lirohet hapësira publike e zënë në mënyrë të paligjshme te “Ali Demi”, e pësojnë babë e bir

Lirohet hapësira publike e zënë në mënyrë të paligjshme te “Ali Demi”, e pësojnë babë e bir

15:27 | 15/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com