Retrospektivë

Kur Kadare shkruante se shqiptarët vriten me njëri-tjetrin kur nuk kanë një armik

               Publikuar në : 14:10 - 06/01/19 S.N

Në romanin e publikuar në vitet ‘60 nga i madhi Ismail Kadare, shqiptarët cilësohen si “njerëz që vriten me njëri-tjetrin, kur nuk kanë me kë të luftojnë”.

Bëhet fjalë për romanin “Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur”, një pjesë të të cilët po e sjellim më poshtë.

***

Shqiptarët janë një popull i ashpër e i prapambetur. Atyre që kur janë foshnja, u vënë në djep pushkën, kështu që pushka bëhet pjesë e pandashme e jetës së tyre. Duke u bërë që në vogëli një pjese e qenies së tyre, si një element bazë i jetës së tyre, pushka ndikon drejtpërdrejtë në krijimin e psikikes se shqiptarit.

-Por një gjë që njeriu e do dhe e adhuron me gjithë shpirt, natyrisht qe ka qef edhe ta përdorë. Po perse mund te përdoret më mirë pushka?

-Për te vrarë njerëz.- tha gjenerali.

-Ashtu është. Shqiptarët gjithmonë kanë pasur dëshirë të vrasin ose të vriten. Ata janë vrarë me njeri – tjetrin kur nuk kane pasur me kë të luftojnë.. Ata ne lufte i shtyn instinkti i vjetër. Keni dëgjuar për gjakmarrjen? Kjo është një nevojë e diktuar nga natyra e tyre. Ne paqe ata trullosen si gjarpri në stinën e dimrit. Vetëm në luftë e tregojnë plotësisht vitalitetin e tyre. Lufta është gjendja normale e këtij vendi. Prandaj ata në luftë janë të egër, të rrezikshëm dhe bëjnë dem më shumë seç duhet.”

 

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT