Një person ka humbur jetën ditën e sotme në spitalin Infektiv.
Ministria e Shëndetësisë sqaron se bëhet fjalë për një 81-vjeçare e cila ishte me COVID asimptomatik.
Sipas njoftimit, e moshuara humbi jetën si pasojë e insuficiencës së organeve. Ajo vuante nga insuficienca multiorganore kronike.
Njoftimi i Ministrisë:
Nuk ka vdekje nga COVID19, 81 vjeçarja ishte asimptomatike, ndërroi jetë nga insuficienca e disa organeve
Ministria e Shëndetësisë informon se, referuar shërbimit infektiv, një 81 vjeçare ka ndërruar jetë nga insuficienca multiorganore. E moshuara, sipas këtij shërbimi, ishte asimptomatike për Covid19.
81-vjeçarja vuante dhe nga Insuficience multiorganore kronike të dekompensuar (kardiake, renale, metabolike, diabet insulinovartes), bartëse e sars cov2, por pa simptoma.