Kirurgia e njohur e Shkodrës, Zyliha Kraja, ka ndërruar sot jetë në moshën 80-vjeçare.
Ajo u konfirmua me koronavirus disa ditë më parë, teksa gjatë ditës së sotme gjendja e saj shëndetësore ishte përkeqësuar ndjeshëm.
Kraja është një ndër specialistet më të mira në historinë e spitalit të Shkodrës dhe prej 15 vitesh ka shërbyer si kirurge edhe pse ka dalë në pension. Dyshohet se ajo u infektua në spital.
Zyliha Kraja është bashkëshortja e dramaturgut të njohur Fadil Kraja.